700 mijë qytetarë deri më tani kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID në Shqipëri.
Lajmin e ka dhënë përmes një postimi në Facebook, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Ministrja u bën apel qytetarëve të vaksinohen për të qenë më të mbrojtur ndaj COVID.
“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni, 700 000 qytetarë plotësisht të vaksinuar me dy doza. Mbroni jetë”, shkruan ministrja.