Pas tetë viteve Berisha “pendohet” që mbështeti Bashën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish lideri historik i PD Sali Berisha mblodhi dje përkrahësit e tij në atë që e ka konsideruar si “Turi i Foltores”, duke hedhur akuza të forta ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Berisha e ka konsideruar “thikë pas shpine” vendimin e Bashës për përjashtimin e tij nga PD, ndërsa i ka numëruar disa dështime në tetë vite opozitë.

Ish-kryeministri Sali Berisha në turin e tij kundër Bashës deklaroi se i ka kërkuar Lulzim Bashës që të jepte dorëheqjen pas zgjedhjeve të vitit 2017 ku sipas tij ai humbi zgjedhjet. Ish lideri i PD-së tha se Basha nuk pranoi të jepte dorëheqjen, ndërkohë që ankohej tek miqtë e huaj se vendimet në PD i merrte Sali Berisha. Ai e ka cilësuar si “ish-kryetar” Bashën duke e konsideruar sit ë shkarkuar.  Më tej ka renditur disa qëndrime, Berisha tha se se ka bërë çmos që zgjedhjet e fundit vendore të mos bojkotoheshin nga PD-ja, pasi sipas tij, Lulzim Basha donte të bllokonte rrugët e socialistëve në mënyrë që këta të fundit të mos lejoheshin të votonin. “Në zgjedhjet e 2017 i kërkova të dorëhiqej, por më tha nuk jap dorëheqjen. Ka deklaruar fshehtas tek miqtë e huaj se unë vendimet nuk i marr vetë, por i merr Berisha. Kam bërë çmos që këto zgjedhje të mos bojkotoheshin. Donte t’ju çonte të zinit rrugët e shtëpive të socialistëve që të mos votonin. Për këtë i kam thënë derën dhe rrugën s’mund të ma zësh. Isha kundër zgjedhjeve, por jo me ti bllokosh në këtë mënyrë. I thash hajde bëjmë çadër, hyjmë në grevë urie, por jo në këtë mënyrë. Unë i thash që kjo s’do bëhet se do vriten njerëzit. Të gjitha vendimet i ka marrë vetë”, tha Berisha.  Nga Tirana, Berisha do të nisë mbledhjen e firmave për të kërkuar referendum për vendimin individual të Lulzim Bashës, për përjashtimin e liderit historik nga partia. Për të, ky moment është më i rëndësishme që prej themelimit të PD. Ai nuk kurseu akuzat ndaj Ramës, duke e konsideruar ditë fatkeqësie kombëtare betimin e tij për herë të tretë si kryeministër. “Kjo foltore pas themelimit të Partisë Demokratike, foltorja e shtatorit 2021 është përpjekja më e rëndësishme dhe historike e juaja për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur, më të sigurtë në të ardhmen e saj. Kjo foltore nis në një moment më kritik se çdo kohë tjetër për Shqipërinë. Sot në parlamentin shqiptar betohej për të tretën herë kreu i Meduzës së krimit të organizuar shqiptar. Një gangster që nuk njeh normë, nuk njeh ligj por që ndërtoi në këtë tokë të bekuar narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Sot është ditë jo fatkeqësie por mënxyrë kombëtare me betimin për herë të tretë të Edi Ramës si kryeministër i vendit pasi ai në 8 vite ka mjeruar, ka varfëruar shqiptarët të cilët 8 vite më parë për herë të parë në ekzistencën e tyre merrnin rrogat më të mëdha se gjithë vendet e tjera të Ballkanit, përfshirë bullgarët dhe rumunët”, tha Berisha.

Për Bashën

Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në drejtim të lidershipit aktual të PD-së. Ai e ka quajtir “thikë pas shpine” vendimin e Bashës ndaj tij. Berisha nënvizoi se Partia Demoktatike nuk i fitoi zgjedhjet. “PD në gjendjen më kritike të ekzistencës së saj, kur nuk ka qenë në këtë gjendje, ka 8 vjet që ka humbur cdo nismë përveç ligjit të dekriminalizimit, ka 8 vjet që ka humbur cdo aksion 100%, ka 8 vjet që para syve të saj shkatërrohet mekanizmi elektoral dhe ajo nuk i del Zot, ka 8 vite që kalon nga disfata në disfatë, numëron përveç 2 mandate të përgjithshme, njërën të dhënë afrofe tjetrën të humbur, kjo është PD. PD-ja humbi zgjedhjet e fundit në të cilat EdI Rama, vodhi, bleu dhe grabiti 2 herë më shumë vota, padiskutim, nëse Rama nuk i fitoi zgjedhjet, PD nuk i fitoi zgjedhjet dhe unë nuk mund të them atë që nuk është. Ditën e zgjedhjeve në darkë, pyet zgjedhësin demokrat, për kë votuat në PD, vetëm 1/5 e tyre për Lulzim Bashën, të tjerët për PD, e kundërta ishte raporti në kampin tjetër. Pra s’mund të them që fituam, pa lider. I thashë në zyrë, që unë s’do e kapërdija, po kisha disa probleme të mijat. hymbye dy herë zgjedhjet duhet të ikësh 2 herë. Vuri përpara karriken e tij dhe doli dhe u tha keni votuar, mashtronte, propagantë mashtruse, PD me aleatët ka marrë 74 mija vota më pak se në 2013″, tha Berisha.

Lexo edhe :  Cher tregon arsyen pse del me djem më të rinj, s’është ajo që mendoni

Ilir Meta

Sali Berisha e ka cilësuar Lulzim Bashën një lider të thyer dhe për këtë dha argumentet e tij. Ai ka thënë se i vetmi që ishte dhe është në opozitë është Ilir Meta. “2019-21 mund ta keni venë re se kam bërë gjithçka për lartësimin e tij për të dalë fitimtarë PD, por ama kompanisë së huaj që punonte për fitoren tonë i kam thënë meqë po më pyesn i, Zotëria është lider i thyer. Ata u tërhoqën, e ka thyer veten i thashë se në 2017 kur bëri listat, nxorri eksponetët e PD, i ekzekutoi politikisht me pritë, e morën vesh nga radoi se nuk janë në lista. E dyta u bë një marrëveshje. Pas javës së parë doli, Basha është djali i mirë, Ilir Meta doli i vetëm opozitar ne figuronin aleatë të Ramës, i them që i ke futur thikë militantëve të PD. Zbrotëm me rezultatin më trë dobët të PD, më të dobët se 1997. U përpoqa që të ngjitet si lider, 4 muaj para zgjedhjeve u them se nuk është ngjitur, ktheni tehun të lartësojmë partinë se nuk i fitojmë zgjedhjet me PD. Zotëritë e kishin kontratën, dhe si bëri fushatë presidenciale, vetëm me një kamioncinë dhe dilte me 19% besim te zgjedhësit”, tha Berisha.

Non grata

Sali Berisha këmbëngul që shpallja e tij ‘non grata’ nga SHBA-ja është bërë pa baza, e ndërsa tha se me përjashtimin e tij, Luzlim Bashai futi thikë pas shpine PD-së. “Akuza për shpalljen non grata nuk ka asnjë fakt, dokument, fakt dhe argument. Një njeri që ka bërë gjithçka për luftën kundër korrupsionit, për afrimin e Shqipërinë me SHBA-BE, tani damkoset pasi mafia e Soros dështoi të më dezinjonte non grata për konspiracion kundër politikës së SHBA. Del Hashim Thaci në Prishtinë në fund të korrikut 2018, do bëjmë sakrifica të mëdha, do bënte operacion territorin e Kosovës”, tha Berisha. sipas tij, Rama-Vuçiç, donin të masakronin Kosovën dhe kundërshtimi që i bëri këtij projekti ishte shkak që të shpallej non grata. “I bëj të qartë që unë kurrë, nuk pranoj t’i dorëzoj sovranitetin vendit tim, mund t’i tregojë dhe them shumë gjëra, për ndjenjat e mia proamerikane, por ato nuk me lejonin kurrë mua që të shkonte ndërmend që të çedoja pa marrëveshje dhe Kushtetutë, kurrë, do ishte turpi më i madh që do i liaj vetes dhe unë do jem në parlament, pa asnjë lloj diskutimi. Shumë gjëra i keni dëgjuar, por po shkojmë te fundit, Lulzim Basha në një akt të pashembullnë historinë e një vendi apo shteti, diktatorial apo demorkatik, pa pyet asnjë njeri del dhe komunikon përjashtimin e Sali Berishës duke i futur një thikë pas shpine të gjitha parimeve mbi të cilat është ngritur PD”, tha Berisha.

 

 

 

Të fundit

S’pranoi rekursin, Kushtetuesja zbardh vendimin për Belerin: Ezauro gjykatat e tjera

Fredi Beleri duhet të kishte shteruar të gjitha mjetet juridike para se t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese. Ky ka qenë...

Destinacioni i turistëve, Gramshi çel sezonin turistik! Qytetarët festë me këngë e valle

Bashkia e Gramshit çel sezonin turistik. Këngë, valle dhe gatime tradicionale janë organizuar në Liqenin e Dushkut, ku mijëra qytetarë kanë ardhur me familjen...

Orari më i mirë për të konsumuar darkën

Lufta për të mbajtur një peshë të shëndetshme rritet me moshën, pasi metabolizmi ynë ngadalësohet dhe gjërat duket se nuk funksionojnë si më parë....

Tirana nis përgatitjet për “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”

Tirana ka nisur përgatitjet për vitin 2025, kur bashkë me Aleksandrinë, do të mbajë titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”. Kryetari i Bashkisë së...

Gratë apo burrat, cilët bëjnë gjumë më të mirë

Duket se problemet me cilësinë e gjumit kanë më shumë lidhje me gratë se sa me burrat, kjo sipas studimeve që kanë bërë së...

Lajme të tjera

Web TV