Veliaj: Pas autobusëve të Unazës së Re, do i hiqet licenca një tjetër kompanie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se do i hiqet licenca një prej kompanive që bën pastrimin në një prej njësive administrative ku menaxhimi i mbetjeve linte shumë për të dëshiruar.

“Siç mora një vendim të vështirë, por të drejtë për heqjen e licencës së një linje autobusi, po përgatitem për të marrë një vendim tjetër këtë javë, prapë për heqje licence, por tani të një operatori pastrimi. Ajo zonë, që ka qenë një nga zonat më problematike dhe ku kemi pasur më shumë vërejtje me atë operator, Loti IV, do t’i kalojë kompanisë publike “Eco Tirana” për të kryer pastrimin aty, sepse kjo histori duhet të marrë fund,” deklaroi ai, duke shtuar se, viti i ri shkollor duhet ta gjejë kryeqytetin në një situatë shumë të rregullt.

Bashkia e Tiranës do t’i bashkohet Ditës Botërore të Pastrimit, të shtunën e 18 Shtatorit. Aksioni, që pritet të aktivizojë punonjës, por dhe shumë qytetarë të organizuar në mënyrë vullnetare në disa prej pikave më nevralgjike të caktuara në çdo lagje të Tiranës, është lançuar nga vetë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili ka njoftuar se kryeqyteti i rikthehet kështu traditës së përvitshme për pastrimin e qytetit.

“Tani qyteti pastrohet si kurrë më parë. Kush vjen nga jashtë, – edhe delegacioni i Kancelares që ishte para pak ditësh, – e dallon dhe thotë: “Tirana është sot dita me natën”. Por pyetja është, – “a mjafton?” Qartazi nuk mjafton! Kur shikon që ka akoma njerëz që hedhin nga ballkoni, apo se si në koshat e vegjël që janë vetëm për përdorim të mbeturinave të konsumit hidhet qesja e mbeturinave industriale të shtëpisë, do të thotë që kemi ende shumë për të bërë, fillimisht për të ndryshuar mentalitetin. Ndaj jam edhe sot shumë i lumtur që, përveç uniformave të Bashkisë, shoh edhe shumë uniforma të vullnetarëve, pasi kjo nuk bëhet dot vetëm,” u shpreh Veliaj, duke nënvizuar se një qytet që do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022, fillimisht duhet të jetë i pastër.

Lexo edhe :  “Luizit nuk do i flas kurrë”, Efi flet edhe për Oltën: Hoqa dorë nga një program prej saj

Viti 2021 është viti i katërt i Ditës Botërore të Pastrimit, të cilës i bashkohen 186 shtete. Për vitin 2022, Shqipëria është përzgjedhur edhe si vendi organizator i Ditës Botërore të Pastrimit.

 

Të fundit

Çani: Shqipëria është Turqi e dytë, ja pse nuk bëhet shaka me Ramën

Gazetari Arian Çani ka analizuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë ku ka zgjedhur të tregojë pozicionin e...

Çfarë po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

“Njerëzit qanin”/ Gazetarja tregon momentin kur Rama zbriti në aeroportin e Athinës

Takimi i Edi Ramës me shqiptarët e Greqisë këtë të diel, u kthye në kryefjalë në mediat shqiptare dhe ato greke. Gazetarja Anila Basha në...

Vota e diasporës realitet në 2025? Ja si përgjigjet Blendi Klosi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se kjo forcë politike ka shprehur vullnetin e saj që vota e diasporës të bëhet...

“Energjia dhe mënyra se si u prit Rama, surprizë”/ Klosi: Asnjë pengesë nga qeveria greke

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se ishte një surprizë e jashtëzakonshme energjia dhe mënyra se si e pritën emigrantët shqiptarë...

Lajme të tjera

Web TV