Hapja e negociatave, Rama: KE ka disa vite që jep rekomandim pozitiv, njëri nga vendet ka marrë peng procesin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, falënderoi presidenten për punën që ka bërë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Rama tha se KE ka disa vite që na jep rekomandim pozitiv, por duhet konsensus mes vendeve të BE-së pasi po nuk ranë dakord 27 vende njëri mund të bllokojë procesin.

‘Komisioni Europian ka disa vite që jep rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave, komisioni është i rreptë por është dhe i parashikueshëm, pasi bazohet në fakte e prova e në raportime që realizohen në përmbushjen politike të detyrave. Duhet konsensus, po nuk ranë dakord 27, mjafton njëri për ta bllokuar siç ndodh me Bullgarinë që ka marrë peng procesin dhe mua s’më ngelet gjë tjetër veçse të falënderoj presidenten për punën që po bën në këtë situatë.

Kemi folur edhe për ecurinë e procesit të bashkëpunimit rajonal, dihet se Von der Leyen është një nga bashkëpunëtoret e ngushta të Merkel, e cila nisi procesin e Berlinit dhe për këtë arsye presidentja e njeh mirë procesin e përafrimit të Ballkanit Perëndimor me BE-në. Në këtë aspekt në vigjilje dhe të samitit të Ballkanit Perëndimor kemi diskutuar për të gjitha, dhe njohja e Kosovës kërkon dialog, kërkon bashkëpunim e besim reciprok mes palëve.’- tha Rama.

Të fundit

A do të jetë opinionist në Big Brother Vip Kosova? Luiz Ejlli shuan zërat njëherë e mirë

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, vazhdon të jetë një ndër personazhet më të komentuar dhe...

Mourinho gati për aventurën e re, ja ku do ta shohim trajnerin portugez vitin e ardhshëm

Jose Mourinho nuk do të qëndrojë shumë kohë pa një ekip. Tekniku portugez që u pushua nga Roma para pak muajsh sipas informacioneve të...

Kancelari Scholz bën njoftimin e rëndësishëm, si dhe ka një propozim për Gjermaninë

Kancelari Olaf Scholz beson se ka ardhur koha që një grua të marrë presidencën e Gjermanisë. ”Do të isha i lumtur nëse do të zgjidhnim...

De Rossi udhëheq revolucionin tek Roma, nëntë lojtarë me “valixhet në duar“

Organika e Romës pritet të pësojë ndryshime të mëdha në sezonin e ri. Trajneri Daniele De Rossi pritet të përshëndetet me të paktën nëntë...

Rruga Tiranë-Durrës, ARRSH del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se, në kuadër të zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes, ditën e sotme do të fillojë rehabilitimi i shtresave asfaltike...

Lajme të tjera

Web TV