Konsultimi publik me studentët, Rama: Jemi ende mbrapa me arsimin e lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja për rininë dhe fëmijët, Bora Muzhaqi, ishin të pranishëm ditën e sotme në gjimazin ‘Ismail Qemali’, aty ku zhvilluan një bashkëbisedim me nxënësit dhe studentët. Rama ftoi të gjithë të rinjtë që të bëhen pjesë e Strategjisë së Re Kombëtare për Rininë (2022-2029), e cila sipas tij do të prodhojë në bashkëpunim një dokument pune dhe angazhimesh të institucioneve kombëtare e vendore, në funksion të fuqizimit të rinisë.

Rama pranoi se me universitetet plani është pas, duke u shprehur se do të nisë puna që të sjellin në Shqipëri të huaja në mënyrë që studentët të kenë diploma të cilat do të jenë të vlefshme dhe jashtë vendit. Kjo sipas Ramës, do jetë plus për studentët shqiptarë pasi nuk do mund të ikin jashtë vendit por të qëndrojnë në Shqipëri. Kreu i qeverisë tha se ky proces kërkon kohë dhe durim.

|Nëse janë bërë ndryshime që janë të rëndësishëm, për të cilën mund të flasim për të tjera nevoja, që do të bëhen emergjente. Me universitetin jemi mbrapa, do të hapim rrugën për të sjellë në Shqipëria ato të huaja, për të dhënë diploma të barazvlefshme, që ju të mos keni nevojën të ikni jashtë por të rrini këtu. Dhe ky është proces, na duhet kohë dhe durim. Këtu nuk bëhet fjalë për maturantët e sivjetshëm dhe ata të vitit tjetër, pasi do kërkojë kohë. Merreni si të doni, kush dëshiron të jetë pjesë e këtij procesi, për tu bërë vullnetar, për strategjinë kombëtare të rinisë, si koordinatorë vullnetare të këtij zinxhiri. Do të bëjmë në të gjithë Shqipërinë për të pasur një panoramë, për të bërë një raport për këtë proces bisedimi. Ne do jua japim kopjet, ju do i shpërndani për ata që do jenë pjesë e këtij procesi”.

Të fundit

Tirana nis përgatitjet për “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”

Tirana ka nisur përgatitjet për vitin 2025, kur bashkë me Aleksandrinë, do të mbajë titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës...

Gratë apo burrat, cilët bëjnë gjumë më të mirë

Duket se problemet me cilësinë e gjumit kanë më shumë lidhje me gratë se sa me burrat, kjo sipas studimeve që kanë bërë së...

Festohet dita e Shën Gjergjit në fshatra të Gorës, i pranishëm dhe ambasadori bullgar

Në Borje dhe fshatrat e tjerë të Gorës të Kukësit u festua dita e Shën Gjergjit, festë kjo që kremton fundin e dimrit dhe...

Begaj vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Françesku, ja dhurata për Atin e Shenjtë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka takuar sot në Selinë e Shenjtë në Vatikan Shenjtërinë e tij, Papa Francesku. Kjo është hera...

Pse kafeja është një zgjedhje e mirë kundër rrudhave të fytyrës

Njerëzit e fiksuar pas kujdesit për lëkurën mund të shtojnë një hap të ri në rutinën e bukurisë: të pinë një filxhan kafe të...

Lajme të tjera

Web TV