Policia arreston 16 shoferë, lumë gjobash në të gjithë vendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Rrugore ka ndëshkuar me gjoba drejtuesit e mjeteve që abuzojnë me detyrën. Gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 16 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Ndërkohë, janë pezulluar 89 leje drejtimi, nga të cilat 60 për shpejtësi mbi normat e lejuara.

Po ashtu janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 2378 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

NJOFTIMI I POLICISË
Kontrolle intensive nga Policia Rrugore në të gjitha rrugët e vendit, duke përdorur radarë???, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 16 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

?Janë pezulluar 89 leje drejtimi, nga të cilat 60 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 27 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 2 për qarkullim në sens të kundërt.

?Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 2378 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë kontrolleve parandaluese, në rrugën “Jordan Misja”, kanë goditur një rast të mitëdhënies. Drejtuesi i mjetit, shtetasi M. L., pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, u ka ofruar punonjësve të Policisë, një kartëmonedhë të prerjes 20 euro, me qëllim shmangien e ndëshkimit.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.
#MosUbejStatistikë?
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj?

Të fundit

Meta: Padurimi rritet, ngjarje e madhe jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Rajonin

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbledhur Kryesinë pak orë nga Konventa, të cilën e ka cilësuar...

FNSH dhe Operacionalja ‘izolojnë’ Fushë-Krujën/ Pika kontrolli në disa akse kryesore

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivë të komisariatit të Policisë Krujë, kanë ngritur mbrëmjen e sotme disa pika kontrolli në disa prej akseve...

“Qelbu siç ke trurin”/ Agravon debati mes vajzave në BBV: Ule eksitimin

Pavarësisht se hera herës janë parë të afërta me njëra-tjetrën, Erjola dhe Egla kanë patur një debatë të ashpër. Diskutimi mes dy baoreve ka lindur...

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër

Të apasionuar me motorat dhe makinat e epokës së komunizmit, një oficer policie dhe mekanik, rrugëtojnë për 3 vjet në mbarë Shqipërinë, koleksionojnë e...

Bashkëshorti i ministres plagosi drejtorin e ATK-së te Financat, ja çfarë u konstatua

Prokuroria e Tiranës ka pushuar një hetim ndaj bashkëshortit te ministres Delina Ibrahimaj, Andri Ibrahimaj, i cili ishte përfshirë në një konflikt me një...

Lajme të tjera

Web TV