Shqipëria mposht Hungarinë, Broja mban gjallë ëndrrën për në Botëror

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër fitore historike e Kombëtares shqiptare. Kësaj here kuqezinjtë fitojnë në Budapest 1-0 ndaj Hungarisë, duke mbajtur gjallë ëndrrën për një vend në play-off të Botërorit 2022.

Shqipëria e nisi mirë ndeshjen, duke ushtruar presion, por gjithsesi, munguan gjuajtjet drejt portës hungareze. Rasti më i mirë ishte në minutën e nëntë, ku Bare tenton vetë, pavarësisht se në të dy krahët mund të pasonte, ose te Cikalleshi ose tek Uzuni.

Minuta e 27-të sjell panik te kuqezinjtë. Berisha, Gjimshiti dhe Ismajli përplasen brenda zonës. Gjimshiti largohet me barrelë dhe humbet sfidën. Një dëmtim në dorë për mbrojtësin shqiptar, që zëvendësohet nga Veseli.

Shqipëria shfaqet më agresive, por mungon diçka në 20 metrat e fundit. Uzuni shpërthen dhe humb një rast të artë në fundin e pjesës së parë, por më parë ka pozicion jashtë loje. Mbyllet pa gola e para, ndërsa e dyta nis me një zëvendësim për kuqezinjtë, del Çekiçi dhe futet Bajrami.

 

 

Në 65’ Uzuni humb një rast të mirë. Vetëm një minuta më pas, del nga loja Uzuni dhe Cikalleshi dhe në fushë hyjnë Manaj dhe Broja. Në minutën e 74’ na shpëton shtylla. Për të ardhur në minutën e 80-të, kur Broja me një diagonale gjen cepin e portës. Dy gola në historinë e Kombëtares shqiptare ndaj Hungarisë, të dy i shënon Armando Broja. Mbyllet 0-1!

Të fundit

Zhdukja e nënës me 3 fëmijët/ Benet Beci: Të dënohet kushdo që ka përgjegjësi

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka reaqguar për ngjarjen e nënës me 3 fëmijët, të cilët janë zhdukur...

Basha tregon si u bë ministër Transportesh dhe si lindi projekti për rrugën e Kombit

Në podcastin e radhës me Ermal Peçin dhe Marsid Gupin, kreu i PD, Lulzim Basha tregon si u bë Ministër Trasportesh. Ai gjithashtu treon se...

Ka shumë fajtorë për (vetë)vrasjen e nënës dhe tre fëmijëve!

Nga Mentor Kikia Kur themi që kjo është një ngjarje shumë e rëndë, ndodh një tjetër që të kuptojmë se e keqja nuk ka fund....

“Gjuajta tim bir autik”/ Historia RRËQETHËSE e Edmond Tupes: Më tha “o ba të kam xhan”

Shkrimtari Edmond Tupja i ftuar në “Mos i bjer me top” në Top Channel ka ndarë me publikun një moment të trishtë të jetës...

Në këtë rast shkohet në ekstreme”/ Avokati njohur tregon si u bëhet presion gazetarëve

Juristi Dorian Matlija tregoi se si gazetarët përballen shpesh me sfida të ndryshme gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. I ftuar në një program televiziv,...

Lajme të tjera

Web TV