Pas ‘luftës’ me flakët Greqia nën ‘pushtetin e ujit’ përmbyten 200 shtëpi , banorët e Evias: Në verë u dogjëm, tani do të mbytemi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banorët e Evias Veriore jetuan një natë makthi mbrëmë, që pas makthit të zjarreve të verës. Moti i keq ka shkaktuar fatkeqësi të reja të mëdha në zonë. Gjatë gjithë natës, shira të dendur goditën zonën tashmë të plagosur, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Stuhia ‘Athina’ ka goditur Agia Anna në Evian Veriore të Greqisë. Si pasojë e reshjeve shumë rrugë u përmbytën ndërsa pati rrëshqitje masive dheu në Achladi dhe Kotsikia.

Pas një vere të gjatë në “luftë” me vatrat e zjarrit në tokën helene, banorët e Evias janë “goditur” nga një stuhi me pasoja shkatërrimtare. Nën pushtetin e ujit nuk janë vetëm rrugët e zhytura në baltë por edhe më shumë se 200 shtëpi, që tashmë janë bërë të pabanuara.
Banorët e zonës teksa po përjetonin orë makthi mbrëmjen e djeshme, duke folur për mediat lokale kanë treguar se zona është lënë në mëshirë të fatit dhe autoritet nuk janë kujdesur siç duhet.

“Në verë ne u dogjën. A do të mbytemi tani?”, u shpreh një nga banorët shtëpinë e të cilit e përpiu uji.

Sipas kryetarit të bashkisë së Mantoudi, George Tsapourniotis, qindra shtëpi janë përmbytur, ndërsa gjatë gjithë natës ekipet e shpëtimit transportuan të moshuarit në vende të sigurta.
Aktualisht situata sa i perkët pasojave të rëndë të shiut është në kontroll por shqetësime serioze janë ngritur për të ardhmen.

Të fundit

Çela mbron hartën e re gjyqësore: Ka shërbim më cilësor ndaj qytetarëve

Teksa po prezantonte bilancin për vitin 2023, Kryeprokurori Olsian Çela mbrojti hartën e re gjyqësore të ndryshuar. Sipas tij, harta...

Ish i dashuri Heidit sonte në BBVA, surpriza që është rezervuar nga produksioni (Video)

Pas ardhjes së mikeshës së saj aktores Beatrice Luzzi në BB VIP për të surprizuar Heidin, ka patur shumë polemika edhe për ardhjen e...

Ka qenë apo jo Bubulina, heroina e Revolucionit grek, shqiptare

Nga Ardian Vehbiu Një debat është kthyer, lidhur me atë nëse Bubulina - heroina e Revolucionit grek - ka qenë apo jo “shqiptare”. Debati vjen jo...

Mbyllet protesta e shtatë përpara Bashkisë Tiranë, ja kur mbahet demonstrata e radhës

Është mbyllur edhe protesta e shtatë e protestuesve të opozitës të mbajtur përpara Bashkisë së Tiranës. Demonstrata e radhës do të mbahet të martën tjetër...

Seancë për Berishën në GJKKO, çfarë kërkon ish-kryeministri (Detajet)

Në orën 13:00, do të mbahet një seancë gjyqësore për ish-kryeministrin Sali Berisha. Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se avokatët e Berishës kanë bërë...

Lajme të tjera

Web TV