Franca i akordon 100 euro çdo qytetari për përballimin e rritjes së çmimit të energjisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria franceze ka njoftuar se do të paguajë 100 € për çdo qytetar i cili ka të ardhura mujore deri në 2 mijë euro, për të ndihmuar në përballimin e rritjes së çmimeve të karburantit dhe energjisë.

Kjo shifër do të shkojë për pothuajse 38 mln francezë, përfshirë edhe ata që nuk drejtojnë makinë apo motor.

Pagesat e para do të akordohen për punonjësit e bizneseve deri në fund të muajit dhjetor. Ndërkohë nëpunësit civilë, studentët dhe pensionistët do të marrin paratë e tyre në fillim të vitit 2022.

Pagesa do të jetë e pataksuar dhe do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 3.8 mld euro. Për autoritetet kjo shifër konsiderohet shumë më pak se ulja e çmimit të karburantit.

Europa po përballet me pakënaqësi pasi çmimet e energjisë pësuan rritje, kryesisht si rezultat i kërkesës së madhe e bizneseve që po fillojnë të kthehen në ritmet e para pandemisë.

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV