Abuzuan me tenderin 7 mln lekë, ja kush janë zyrtarët që arrestoi SPAK në Bashkinë e Durrësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

6 zyrtarë të Bashkisë Durrës dhe 4 punonjës të kompanive private akuzohen për abuzimin me një tender prej 7 milionë lekësh për blerjen e një autoshkallë për zjarrfikësen e Durrësit që ishte jashtë funksionit. Sipas SPAK këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë manipuluar garën për tenderin me vlerë të fondit limit prej 7 083 000 lekë në periudhën Maj-qershor 2020.

Në pranga kanë përfunduar zyrtarët e Bashkisë Durrës. Konkretisht Adriatik Velaj, Muhamet Likazhiu dhe Artan Taho të cilët akuzohen për shpërdorim detyre në cilësinë e anëtarit të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës, dhe Kastriot Beqaraj, Gjergj Markola, Indrit Matmuja anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të akuzuar për ‘Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’ kryer në bashkëpunim.

SPAK vuri në pranga edhe administratorët dhe punonjësit e kompanive private Albion Bushi, pronar i Ra – Mi Kompani sh.p.k. dhe Riza Sulaj administrator i firmës Klosi – R Company sh.p.k, të cilët akuzohen për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve” duke dorëzuar dokumente të falsifikuara në kuadër të kësaj procedure prokurimi për të fituar tenderin për blerjen e një zjarrfikëse që është jashtë funksionit. Ndërkohë që është lënë në “arrest në shtëpi” Lulzime Ramin administratore e shoqërisë R&R Group sh.p.k. dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për Elona Ramin, pronare e kompanisë R&R Group sh.p.k.

Tenderi i periudhës maj-qershor 2020 me fond limit 7 milion lekë u përfshinë dy kompani private R&R GRUOUP, e favorizuar për të fituar tenderin me ofertën 6.700.000, ndërsa Klosi-R COMPANY që fitoi tenderit ka ofruar ofertën më të ulët 5.500.000.

Lexo edhe :  Kush janë më të fortët në Shqipëri! Flet Artan Hoxha!

SPAK ka nisur hetim penal për shoqëritë private që u përfshinë në tender R & R Group sh.p.k., Klosi – R Company sh.p.k. dhe Ra – Mi Kompani sh.p.k. pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh për sa i përket procedurave të tjera të prokurimit ku këto subjekte kanë qenë pjesëmarrëse.

Të fundit

Xhensila nuk ndalet, këngëtarja vijon me “sulm” ndaj Bes Kallakut: Ah sa janë shtuar…

Xhensila dhe Bes Kallaku duket se kanë zgjedhur që përmes projekteve të tyre muzikore të dërgojnë mesazhe, duke “sulmuar”...

Rezoluta e PS për anti-korrupsionin/ Çfarë ndodh me drejtësinë dhe si do mbikqyret…

Kuvendi miratoi me votat e socialistëve të Edi Ramës rezolutën për luftën ndaj korrupsionit, e cila u kundërshtua nga opozita, ndërsa pjesa dërrmuese e...

Gjiknuri për komisionin e posaçëm antikorrupsion: Ka një lloj ironie…

Gjiknuri: Mënyra se si e tha Oerdi iku sot që marrin pjesë, por mbetet për t’u parë Duma: Ka marrëveshje? Gjiknuri: Koha do e tregojë, zhvillimet...

Pse duhani kushton më lirë në Shqipëri?

Duhanpirja në Shqipëri vijon të mbetet në nivele të larta ku pothuajse gjysma e meshkujve konsumojnë duhan. Niveli i konsumit tejkalon ndjeshëm vendet e...

“Parlamenti sot, teatër absurd”/ Bylykbashi: I rrezikshëm…

Robert Rakipllari: Kjo seancë sot që në dukje kishte një përplasje të madhe me akuza e kundërakuza, ishte një lloj komedie. Kishin një problem...

Lajme të tjera

Web TV