Një person shkon në spital i plagosur me armë, policia e Shkodrës jep detajet e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 60-vjeçar, i plagosur me arme në këmbë, ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Shkodrës pasditen e sotme.

Sipas raportimeve të para, nuk kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale, por vetëplagosje.

“Shtetasi N.B., 60 vjeç, banues në lagjen Mehaj të qytetit Koplik, ka shkuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, pasi dyshohet se aksidentalisht në oborrin e banesës është vetëplagosur me armë gjahu në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nga veprimet paraprake hetimore rezultoi se shtetasi N.B., e kishte me leje armën e gjahut”, njofton policia.

Të fundit

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Gazetari zbulon detaje tronditës:Autori ishte në makinë me nënën kur vrau policin në Fier

Asllan Mërnica, autori i vrasjes së policit në Fier, ka qenë së bashku me nënën e tij në makinë kur ekzekutoi efektivin mesditën e...

Fjalimi politik/ Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Pse takimi është historik

Duke komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në Athinë, historiani Marenglen Kasmi i ftuar në “Open” në News 24, tha...

Si u financua mitingu në Athinë, ku u gjetën paratë? Deputetja e PS zbulon detajet

Deputetja e PS, Evis Kushi e ftuar në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me vizitën e kreut të qeverisë Edi Rama...

Lajme të tjera

Web TV