Manastirliu: Vaksinat e përdorura në Shqipëri nuk duhet të vihen në dyshim, të gjitha janë efikase

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në interpelancën e sotme plenare në Kuvend të thirrur nga deputeti Tritan Shehu, tha se vaksinat e përdorura në vend nuk duhen vënë në dyshim pasi të gjitha vaksinat e miratuara janë efikase.

Manastirliu tha se falë përpjekjeve të kryeministrit Rama u arrit personeli mjekësor të vaksinohej në kohë rekord.

Gjithashtu ajo theksoi se deri në pranverë do të vaksinohet grupmosha mbi  16 –vjeç.

“Falë përpjekjeve të kryeministrit dhe përfundimit me sukses të negociatave ne ia dolëm të vaksinojmë në kohë rekord personelin shëndetësor gjë që ndikoi fort në uljen e rrezikshmëria. Mësuesit gjithashtu morën vëmendjen tonë maksimale, falë instrumentit COVAX. Falë dozave të mbërritura nga ky instrument ne arritëm të vaksinonim mësuat, mbi 20 mijë prej tyre u vaksinuar në muajin mars. Po ashtu nisëm fushatën me grupet më të rriskuara. Që nga muaji korrik falë vaksinimit të hapur çdo qytetar ka pasur mundësi të marrë vaksinën kundër Covid. Plani ynë kombëtar u realizua me ekspertët më të mirë”, tha Manastirliu.

 

 

Deklarata e plotë e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në Kuvend:

I nderuar Z. Shehu,

Ju falenderoj per thirrjen e kesaj interpelance, mbi çeshtjen qe do ta quaja, me te rendesishme sot, sepse lidhet me shendetin publik dhe mbrojtjen e tij nga Sars-Cov2 por dhe ne nje kohe kur vende europiane kane vene alarmin per pandemine e te pavaksinuarve.

Jam e sigurt qe edhe ju bini dakord me mua qe, informimi sa me i plote, dhe mbi te gjitha i sakte i qytetareve qe ne perfaqesojme, eshte ne fakt themeli per mbarevajtjen e procesit te vaksinimit dhe kufizimin e perhapjes se virusit.

Nje proces i cili, per fat te keq, ka pesuar jo pak goditje ne formen e informacioneve te rreme, te pavertetave te dala prej gojeve njerezish jo eksperte, interpretimeve qe nuk respektojne shkencen dhe shperfillin faktet. Per fat te keq, ndonjehere, edhe nga kjo salle dhe kjo foltore.

Dhe duke qene e bindur qe, erresira e genjeshtrave mund te zhduket vetem duke u mbeshtetur tek ekspertiza, tek shkenca dhe tek faktet, me lejoni qe t’ju rendis disa fakte te rendesishme, kolegeve te nderuar ne salle dhe qytetareve qe na ndjekin.

Ne vitin 2020, kur Pandemia kishte disa muaj qe na kishte mberthyer, Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale hartoi nje dokument, qe vazhdon te mbetet udherrefyesi yne ne kete rrugetim te gjate te perballjes me pandemine.

Plani Kombetar i Vaksinimit Anticovid, i hartuar prej eksperteve tane me te mire, percaktonte qartesisht rrugen qe duhet te ndiqnim, masat qe duhet te merrnim, nga sasite e dozave te vaksinave, skenaret per kategorite prioritare, kapacietetet per administrimin e vaksinave, planifikimin e shperndarjes se tyre.

Nisi pra nje proces i gjate dhe qe vazhdon edhe sot, ne te cilin u perfshine te gjithe hallkat: Qe nga zinxhiri ftohes, e deri tek shperndarja e sigurt ne çdo Qender Shendetesore dhe qendre vaksinimi te perqendruar duke angazhuar me shume se 1100 vaksinatore, infermiere dhe mjeke, ne kete proces jetik per perballjen me virusin.

Ne nje kohe ta pazakonte dhe tej mase sfiduese, ne momente shume delikate te pamundesise per te siguruar disponibilitet vaksine nga shume vende afer dhe larg nesh, Qeveria shqiptare, ia doli te fillonte vaksinimin me date 11 Janar te ketij viti, vetem pak dite pas fillimit te ketij procesi ne Europe.

Ne siguruam nje marreveshje me kompanine Pfizer, duke filluar negociatat e drejtperdrejta me prodhuesit e vaksines qe ne muajin nentor 2020, afersisht nje muaj perpara se kjo vaksine te siguronte lejen e perdorimit nga autoritete amerikane.

Fale perpjekjeve te Kryeministrit dhe perfundimit me sukses te ketyre negociatave, ne siguruam levrimin e 500 mije vaksinave Pfizer. Sot e themi me krenari, se fale kesaj perpjekjeje, ne ia dolem te vaksinojme ne nje kohe rekord personelin mjekesor dhe shtepite e te moshuarve, gje qe ndikoi fort ne uljen e infektueshmerise ne nje periudhe kur pandemia ishte ne nje faze jo pak te rrezikshme, ne rajon, ne Evrope dhe ne te gjithe boten.

Nje tjeter kategori e cila mori vemendje maksimale, ishte ajo e mesuesve.  Fale instrumentit Covax, ku Shqiperia eshte pjesetare si financuese, dhe ne te cilin jemi bere pjese qe gjate fundit te veres se vitit 2020, me vaksinat e levruara ne muajin shkurt, ne filluam menjehere vaksinimin e kesaj kategorie.

Brenda muajit mars, siguruam dhe 500 mije vaksina te tjera, nepermjet distributorit te autorizuar te vaksines Coronavac, duke nisur keshtu fushaten masive tek grupmosha me e riskuar, ajo e plus 60-vjeçareve, duke vazhduar me pas me vazhdimesine e ketyre kontratave dhe uljen e moshes se qytetareve te kualifikuar pe vaksinim, sipas rekomandimeve te eksperteve.

Qe nga muaji korrik, fale vaksinimit te hapur, çdo qytetar shqiptar ka akeses te plote per te marre falas vaksinen: ne qender te Tiranes, afer shtepise, ne universitet per studentet, kudo. Vaksinat jane te disponueshme, per te gjitha moshat fale edhe punes se palodhur te ekipeve ton ate vaksinatoreve kudo ne vend.

Realizuam me sukses procesin e monitorimit dhe hedhjes se te dhenave te vaksinimit per çdo qytetar nepermjet platformes e-Albania. Sot, çdo qytetar mund te levize lirshem me Green Pass, kudo ne vendet e Bashkimit Evropian, fale ketij sistemi qe tashme eshte integruar me ate te BE-se.

Te nderuar kolege,

Edhe pse me keqardhje kam vene re tendenca per te keqinformuar, dua ta theksoj fort nje te vertete, e cila duke qene e bazuar tek shkenca, tek ekspertet me te mire, nderkombetare dhe shqiptare, nuk mundet te jete e shtremberueshme nga askush, as edhe ne kete salle:

TE GJITHA VAKSINAT QE JANE PERDORUR DHE PERDOREN NE SHQIPERI, jane te miratuara nga OBSH dhe nga agjenci te rendesishme te Barnave. TE GJITHA!

* Pfizer Biontech eshte aprovuar ne 101 vende te botes, dhe eshte parakualifikuar nga OBSH;

* AstraZeneca eshte aprovuar ne 124 vende te botes, dhe eshte e parakualifikuar nga OBSH;

* Covishield (AstraZeneca) eshte e aprovuar ne 41 vende te botes, perfshi dhe Kanadane, dhe eshte e parakualifikuar nga OBSH;

* Coronavac e Sinovac eshte e aprovuar ne 41 vende te botes, perfshi Kinen, Turqine, Gjerogjine, Maqedonine e Veriut etj dhe eshte e parakualifikuar nga OBSH;

Sputnik V – e aprovuar nga 72 vende te botes, perfshire Hungarine, Sllovakine, Serbine, Malin e zi, Maqedoni e Veriut.

Me shume se 2 milion e 490 mije vaksina kane mberritur deri sot ne Shqiperi. Jane kryer me shume se 1 milion 900 mije vaksina.

Te gjitha efektive. E tregojne faktet e numrave te ulet te shtrimeve ne spital ng ate vaksinuarit, ku mbi 95% jane te pavaksinuar.

Prej dates 1 Nentor, kemi filluar vaksinimin e dozave te treta (perforcuese per qyetaret mbi 60 vjeç).

Kemi nisur vaksinimin perforcues per mjeket, si dhe per grupmoshen +16 vjeç, dhe +12 vjeçaret me semundje qe cenojne imunitetin. Vaksina Pfizer po perdoret per mbi 12 vjeçaret.

Sot, fale ketyre perpjekjeve, kemi 44 % qytetare me te mbrojtur me 1 dhe dy doza, qe i perkasin moshes mbi 16 vjeç.

Lexo edhe :  Cilat ishin mesazhet e Ramës?/ Zbulohen kodet e përdorura nga kryeministri në Athinë

Ne do te ndjekim objektivin e OBSH-se, per mbulese vaksinale te 70 % te popullates, deri ne mesin e vitit 2022. Por, nuk kemi hequr dhe nuk do te heqim dore nga objektivi yne, per te vaksinuar popullaten target mbi 16 vjeç, deri ne pranveren e vitit qe vjen.

Qeveria ka levizur te gjithe guret per te permbushur pergjegjesine e saj, per te siguruar sasine e nevojshme te vaksinave, ne menyre qe çdo qytetar te vaksinohet. Dhe ne kete drejtim, ia kemi dale. Ky eshte nje fakt!

Arritja e objektivit te mbuleses me vaksina do te varet padyshim nga pranueshmeria, por edhe nga mekanizmat e sugjeruar nga eksperteve, te cilat ne jemi te vendosur ti zbatojme.

E kam shprehur disa here, qe ndjej keqardhje kur degjoj te dale nga goja juaj, mjek dhe ish Minister i Shendetesise, profesionist i shkelqyer ne nje sherbim shume delikat si ai i Anestezi-Reanimacionit, nje shprehje si ajo e “VAKSINAVE TE PAÇERTIFIKUARA”.

Me keqardhje per kembenguljen tuaj per ta perseritur pa teklfik, dua te informoj koleget dhe qytetaret – se ju jam e sigurt qe e dini – se ky koncept NUK EKZISTON.

Çdo vaksine, pasi ka kaluar fazen e studimeve klinike, ne baze te rezultateve dhe publikimeve, merr aprovimin nga agjencite e barnave ne vendet ku prodhohet. Dhe keto jane agjenci, seriozitetin e te cilave nuk mund ta vere ne diskutim askush. As ju.

Fjala vjen, FDA eshte agjenci e SHBA ndersa e EMA pergjigjet per vendet e BE.Por vendet e BE, nuk jane te detyruara te ndjekin vetem EMA-n, pasi secili prej tyre ka agjencite e veta te barnave dhe ju kete e dini mire. Perndryshe, si mundi te ndodhe qe Hungaria, nje vend anetar i BE perdori vaksina ruse dhe kineze? Sllovakia nje vend anetar i BE, perdori vaksina ruse?

Njesoj si keto, agjenci serioze barnash, jane ato qe rregullojne kete proces ne disa shtete prodhues te vaksinave, si Kine, Indi, Rusi, Kore e Jugut etj.

Ndaj me lejoni ta perseris, Z. Shehu. Ne Shqiperi jane perdorur vetem vaksina te aprovuara nga EMA, FDA, OBSH,  si dhe agjenci te shteteve prodhuese.

Te nderuar kolege,

Ne kete proces te gjate te luftes me virusin e rrezikshem, Shqiperia ka ndjekur veprimet dhe masat e ndermarra te shteteve te Bashkimit Evropian, duke mesuar ne cdo faze te kesaj pandemie. Keshtu kemi vepruar edhe me vaksinimin. Dhe kjo po ndodh edhe sot, me vaksinimin e qytetareve me dozen perforcuese, apo dozen e trete. Do te vazhdojme te ndjekim rekomandimet e eksperteve. Mjeket e familjes kane tashme te gjithe udhezimet e nevojshme, per te percaktuar se kush e merr kete doze dhe per te ecur sa me shpejt me kete proces.

I nderuar Z. Shehu,

Çdo vaksine eshte e efektshme, kur flasim per qellim per te cilin keto vaksina jane prodhuar, dhe qe eshte shmangja e formave te renda te semundjes dhe e fataliteteve. Kete e bejne te gjitha vaksinat.

Kur flasim per dozat e treta, nuk mendojme aspak per akuzat tuaja te pabaza, se dozat e treta behen per shkak te mungeses se efektshmerise. Jo, behet fjale per forcimin e qendrueshmerise imunitare, dhe kjo eshte njesoj e nevojshme per çdo vaksine. Jam e sigurt qe ju jeni informuar per studimet me te fundit, qe thone se edhe tek te vaksinuarit me Pfizer nis e bie qendrueshmeria imunitare, kur kalojne 6 muaj.

Sot, per ne eshte e rendesishme qe fale disponueshmerise se vaksinave, fale perpjekjeve per te lidhur kontrata dhe siguruar furnizimin ne vazhdim, Shqiperia eshte ne gjendje te pershtase programin e saj sipas rekomandimeve te OBSH, ECDC dhe CDC.

Ne kete pike, une dua te perseris ftesen time per ju, qe te beheni pjese e perpjekjeve per te pershpejtuar ritmin e imunizimit te popullates permes vaksinimit.

Dhe me keqardhje e them, po gjuha konfuze, dykuptimesia ne te folur, perdorimi i gjysme te vertetave, dhe mbi te gjitha politizimi i nje procesi qe lidhet me jeten e qytetareve, nuk ndihmojne ne kete drejtim.

Vaksinimi po bëhet një proces gjithmonë e më sfidues. Jemi në garë me kohën, një garë me pengesa për fat të keq, që kanë marrë formën e dezinformimit.

Për fat të keq, në botën e sotme të mediave sociale, të cilat kanë shumëfishuar gjoja ekspertët, ka ardhur duke u mbytur zëri i arsyes dhe zëri i shkencës.

Kur flasim për vaksinimin, duhet të ndalemi dhe t’u japim përgjigje disa pyetjeve shumë të thjeshta.

A është pra, për ne një sfidë e madhe, shtimi i ritmit të vaksinimit për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve? Po, është një sfidë shumë e madhe. Dhe vështirësia ka ardhur duke u rritur.

A ka mungesë të vaksinave për qytetarët që duan të vaksinohen, dhe nuk bien pre e shtrembërimeve dhe gënjeshtrave? Jo, nuk ka! Kemi qenë të parët që nisëm fushatën masive të vaksinimit, dhe që kur nisi dhe deri më sot, nuk kemi ndalur për asnjë moment. Sot, çdo qytetar që dëshiron ta marrë vaksinën, e ka në dispozicion, falas.

Kjo është përgjegjësia numër NJË e qeverisë dhe ne këtë përgjegjësi e kemi përmbushur.

A duhet të bëjmë më shumë për të informuar, për të bindur qytetarët që sot, mjet tjetër shpëtimi dhe mbrojtjeje veç vaksinës nuk ka? Patjetër që po.

Përpjekje të tilla nuk janë asnjëherë të mjaftueshme, sidomos kur ndodh qe edhe kjo foltore, perdoret per te thene se u keni sjellë shqiptarëve vaksina të pasigurta, kur në rrjete sociale gëlojnë teoritë e konspiracionit që fillojnë me chip-e dhe mbarojnë me broçkulla si kontrolli i mendjes, dhe kur jane grisur filtrat qe e frenojne keqinformimin, te cilat ne perendim perdoren gjeresisht.

Këto nuk janë justifikime. Do të ishin justifikime nëse ne nuk do të kishim siguruar vaksina. Janë faktorë që ndikojnë për ta bërë edhe më të pjerrët maloren ku na duhet të ngjitemi për të arritur objektivin tonë të vaksinimit të popullatës.

Ne përpjekjet tona po i bëjmë. Nëse janë të pamjaftueshme, unë kam një thirrje. Sikur secili prej nesh në këtë sallë, të shfrytëzojë rrjetet e veta sociale apo daljet publike, për t’u bërë thirrje atyre ndjekësve që e kanë votuar, që të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe familjen, të gjithë bashkë do të ishim edhe një hap më pranë realizimit të këtij objektivi.

Sepse, ajo që konstatoj me keqardhje që kolegët e opozitës nuk e kanë kuptuar, është shumë e thjeshtë: Suksesi i vaksinimit të popullatës, nuk është sukses i qeverisë.

E njëjta gjë vlen dhe për dështimin. Ata qytetarë që sot ju dëgjojnë kur thoni padrejtësisht se keni sjellë vaksina të pasigurta, dhe si pasojë heqin dorë nga vaksina, nuk janë dështimi ynë. Janë dështimi i të gjithë kësaj shoqërie, që nuk e meriton të coroditet dhe as penalizohet nga deklaratat e atyre që nuk janë ekspertë të fushës.

Ne kemi nisur fushatën derë më derë në bashkëpunim me pushtetin lokal, kemi nisur fushatën e informimit nëpërmjet qytetarëve të spikatur në fusha të ndryshme të këtij vendi. Dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Po na u bashkuat, jeni të mirëpritur.

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV