Greqia ndryshon rregullat për udhëtarët me pasaportat Covid, Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas publikimit në media të një informacioni që krijoi paqartësi lidhur me hyrjen apo qarkullimin në territorin e Greqisë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme pas komunikimit zyrtar me autoritetet e vendit fqinj informon shtetasit shqiptarë se:

1. Nuk ka asnjë ndryshim thelbësor të protokollit të COVID – 19 për hyrjen apo lëvizjen e shtetasve shqiptar në territorin grek.

2. Të gjitha certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga autoritetet shqiptare njihen dhe janë të vlefshme në Greqi njësoj si më parë.

3. Raste sporadike të problemeve me leximin e këtyre certifikatave nga sistemet respektive të shtetit grek nuk jane te kufizuara tek dokumentet shqiptare por janë vërejtur për shtetas të kombësive të ndryshme që jetojnë e punojnë në Greqi. Këto probleme lidhen vetëm me funksionimin e këtij sistemi të ndërtuar e menaxhuar nga strukturat në Greqi.

4. Shtetasit shqiptarë të pajisur me certifikatë vaksinimi lëshuar nga autoritetet shqiptare, duhet të shkarkojnë këto certifikata nga llogaria e tyre në e-albania njësoj si më parë.

I vetmi ndryshim në rregullat ndaj COVID – 19 publikuar sot nga Shërbimi Aeroportual Civil i Republikës së Greqisë lidhet me moshën e të miturve që duhet të paraqesin test COVID, përpara udhëtimit nëpër territorin grek.

Konkretisht:

– Në dallim me udhëzimin e mëparshëm aeroportual për fluturimet brenda vendit drejt të gjitha destinacioneve të Greqisë, udhëtarët e mitur nga mosha 4 deri në 17 vjeç mund të udhëtojnë me avion me paraqitjen e testit brenda 24 orëve, në ndryshim nga 4 deri 11 vjeç që parashikohej më parë.

Rregullat e tjera mbeten te pandryshuara, si më poshtë:

– Udhëtarët drejt të gjitha destinacioneve në Greqi duhet të përmbushin një nga kushtet e mëposhtme:

Lexo edhe :  “Java e Evropës” nis nga Shkodra, ambasadori i BE-së Gonzato ka një mesazh për të gjithë

• Të kenë përmbushur të paktën përpara 14 ditëve vaksinimin për Covid-19 dhe të paraqesin vërtetim/certifikatë vaksinimi. Çertifikata digjitale evropiane Covid-19, gjithashtu është e pranueshme. Certifikata e vaksinimit përmban emrin mbiemrin, llojin e vaksinës dhe numrin e dozave.
• Të paraqesin certifikatën e infektimit e cila lëshohet 30 ditë pas testimit të parë pozitiv dhe e cila vlen 180 ditë pas kësaj.
• Udhëtarët e fluturimeve brenda Greqisë, të cilët nuk janë vaksinuar, duhet të kenë rezultat negativ të testit PCR, kryer brenda 72 orëve nga dita e nisjes, ose brenda 48 orëve me rapid test para nisjes së fluturimit.
• Të miturit nga 4 deri në 17 vjeç mund të kryejnë udhëtimet e tyre me avion edhe me rapid test deri në 24 orë nga ora e fluturimit.

Këto certifikata mund paraqiten ose të printuara nga platformat ëëë.gov.gr ose HTTPS://SELF-TESTING.GOV.GR, ose në forme digjitale me kontroll të njëkohësishëm të identitetit.
Shtetasit e huaj që hyjnë në territorin grek mund të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose vërtetimin e infektimit ose testin negativ, në gjuhën greke, angleze franceze, gjermane, spanjolle, italiane ose ruse. Kusht i domosdoshëm është që shkresa të jetë lëshuar nga autoritet publik dhe në përputhje me legjislacionin vendas. Nëse këto kontrolle janë kryer jashtë vendit dhe janë të vlefshëm gjatë momentit të hipjes së udhëtarëve në avion, këto vërtetime pranohen me të njëjta kushte siç lejohet hyrja e tyre në Greqi.

Për çdo informacion të mundshëm që lidhet me rregullat e lëvizjes në vendet e BE dhe jo vetëm, lutem informohuni në rubrikën e posaçme të MEPJ: https://punetejashtme.gov.al/map.html

Të fundit

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë. Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo...

Rezoluta antikorrupsion e PS, ambasada e SHBA: Propozim premtues

Ambasada e SHBA mbështet propozimin e PS për një rezolutë antikorrupsion. Në një reagim, ambasada thotë se mbështet çdo nismë që synon të çojë...

Toka thyen rekord tjetër, shkencëtarët: Vera do të jetë “brutale”, i nxehti përvëlues…

Toka sapo përjetoi muajin e saj të 11-të radhazi në histori, në mesin e parashikimeve të shkencëtareve për një verë me temperatura “brutale”, siç...

50 Cent padit ish-partneren për shpifje

Reperi i njohur 50 Cent ka ngritur një padi për shpifje kundër ish-partneres së tij, Daphne Joy, pasi ajo e akuzoi për përdhunim dhe...

Inflacioni zbret në nivelin më të ulët në tre vjet, por ushqimet mbeten të shtrenjta

Rritja e çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm përgjatë këtij viti. INSTAT bëri të ditur se inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë të...

Lajme të tjera

Web TV