Karate/ Kupa Mbarëkombëtare ‘Pavarësia’, Sonja Bajramaj triumfon në finale dhe shpallet kampione

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U zhvillua sot në Pallatin e Sportit “Flamurtari”, në Vlorë Kupa Mbarëkombëtare ‘Pavarësia’ në karate.

Në këtë kompeticion morën pjesë sportistë nga të gjitha trevat shqiptare. Në kategorinë ‘Senior’, Shqipëria u përfaqësua nga kampionia kombëtare në fuqi Sonja Bajramaj.

Sonja u kualifikua në finalen e madhe ku u ndesh me sportisten nga Maqedonia. Bajramaj dominoi sfidën dhe arriti të shpallej kampione duke fituar një tjetër medalje ari.

Ky është një tjetër sukses i vajzës nga ekipi i Partizanit, e cila vetëm dy muaj më parë impresionoi spektatorët me triumfin në dy kategori të ndryshme: Senior dhe U-21.
Duket se ky është vetëm fillimi për sportisten e talentuar 19-vjeçare.

Të fundit

Aksident në rrugën Sarandë-Delvinë, një mjet përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur në segmentin rrugor Sarandë - Delvinë. Sipas njoftimeve në aksident janë përfshirë 2 automjete, ku njëri...

Balluku inspekton punimet në aksin Thumanë-Kashar: Po punohet me ritme të shpejta

Janë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë – Kashar, ndersa 30 qershori është dita kur parashikohet që segmenti të jetë i...

Konflikt i çastit apo hakmarrje?/ Pistat ku po heton policia mbi ngjarjen në Fier

Të dhëna të reja në lidhje me vrasjen e efektivit të Shqiponjave në fshatin Nbaltëz në Fier. Viktima dhe babai i tij janë punonjës policie...

Kryeministri grek mbërrin në Ankara për tu takuar me Erdogan

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur pak minuta më parë në Ankara për takimin me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Kryeministri grek është pritur...

Cilat janë degët që kanë pësuar rënie të kërkesave për regjistrim dhe cilat rritje

Ndjekja e studimeve të larta po strukturohet me nevojat e tregut global të punës, teksa shihet një prirje në rritje për degët e mjekësisë...

Lajme të tjera

Web TV