Dy Kuvendarët Berisha-Basha, më 11 ose 18 dhjetor “fiton” përçarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brenda Partisë Demokratike kanë vijuar përplasjet e forta mes krahut Berisha dhe Basha, në lidhje me mbajtjen e Kuvendit Kombëtar. Pas kuvendit të thirrur nga Berisha më 11 dhjetor, Basha iu përgjigj me një tjetër kuvend një javë më pas. Thellohet edhe më shumë ndarja. Kush do të fitojë nga kjo përballje?

Në PD po maten forcat. Berisha kapi bazën, Basha po përdor kryesinë. Se cili prej tyre do të ketë fitoren e përkohëshme mbetet për tu parë, ndonëse më i avantazhuar për shkak të zhvillimeve të vrullshme mbetet Berisha. Më shumë se tragjikomedi, po luhet një estradë që ka një fund të garantuar: përçarjen. Berisha dhe Basha sot janë në luftë, pas tyre ka shkuar edhe krahu përkatës mbështetës, ndërsa pjesa më e madhe e anëtarësisë, apo edhe e votuesve të PD-së, është me mes, duke u bërë thjesht spektatore sesi një forcë politike që lindi si shpresë dhe dha kontributin kryesor në përmbysjen e sistemit komunist, tashmë po shkërmoqet në një ndarje të frikshme. Arsyeja është më e thjeshtë ngase duket. As Berisha dhe as Basha nuk po mendojnë më për subjektin politik që përfaqëson opozitën, por janë në luftë të hapur për të kapur karrigen e kryetarit. Paradoksalisht asnjëra palë nuk mund të tundë flamurin e moralit.

Lideri historik mbështeti Bashën për tu ribërë kryetar në zgjedhjet e pakuptueshme të korrikut të këtij viti, vetëm dy muaj pasi kishte humbur zgjedhjet parlamentare. Berisha u kthye kundër Bashës pikërisht në ditën që ai vendosi të largonte ish-kryeministrin dhe liderin historik nga Grupi Parlamentar i PD-së, duke “ekzekutuar” kërkesën e SHBA-ve që pasi shpallën “non grata” Berishën, kërkuan edhe largimin e tij nga PD.  I zhgënjyer, por edhe duke e cilësuar si “besëprerë” Berisha ngriti “Foltoren” në takime të shumta në rrethe të ndryshme në vend, çka bëri pas tij një pjesë të mirë edhe të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së. Berisha përcaktoi datën 11 dhjetor për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar, duke saktësuar edhe agjendën e rendit të ditës, që parashikon ndryshime statutore, që indirekt largojnë Bashën. Tashmë kryedemokrati po bën betejën për të “çimentuar” edhe më shumë karrigen, e cila ka nisur lëkundjen e fortë.

Basha thirri Kuvendin Kombëtar më datë 18 dhjetor, por me një pikëpyetje të madhe nëse do të formohet kourumi i kërkuar, pasi 4200 anëtarë njohin “Kuvendin e Berishës”. Zyrtarisht PD është çarë më dysh. 11 dhjetorin nuk mund ta shndërrojë dot Sali Berisha, nga dita e lirisë, dita e demokratëve, dita e demokracisë, në ditën e bunkerizimit të PD-së, në ditën e izolimit të PD-së. Ai dëshiron ta bëjë, sepse vetëm ashtu mendon se i shërben hallit të tij. Por detyra jonë është t’i shërbejmë hallit të demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës. Partia Demokratike e Shqipërisë do të përqendrohet tek ajo që kemi marrë përsipër: t’i prijmë demokratët drejt qeverisjes së vendit, të mundim të vetmin kundërshtar që kemi, Edi Ramën dhe të krijojmë një të ardhme për shqiptarët”-deklaroi në mbledhjen e fundit të kryesisë së PD-së Lulzim Basha.

Lexo edhe :  Media polake: Shqipëria, destinacioni perfekt për pushime në 2024

Nga ana tjetër Berisha në dukje shprehet se ka dy beteja; njërën me rikthimin e demokracisë brenda PD-së dhe tjetrën me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken, të cilin e ka hedhur në gjyq në Francë, duke i kërkuar prova për arsyet e shpalljes së tij “non grata”. Në fakt Berisha ka vetëm një betejë; të rimarrë drejtimin e PD-së, me shpresën se duke u vënë në krye të partisë do “amnistohet” nga vendimi i SHBA-ve. Ndoshta nga të vetmit deputetë dhe anëtarë kryesie që ka shprehur qëndrimin kundër Bashës dhe Berishës është Tomor Alizoti. “Ka ndodhur një çarje e madhe. Ç’është kjo: bëjmë dy kuvende? Nuk e shikoj si zgjidhjen e duhur.

Duhet të bëhemi bashkë për një kuvend. Nuk duhet të bëjmë disa kuvende për të treguar se kush ka më shumë forcë. Ju të dy e doni partinë për pushtet individual. Për karrierën tuaj. Ju duhet të uleni. Unë e di që ti nuk do të ulesh. Por unë nuk do të jem as me njërin, as me tjetrin. Luftërat botërore janë zgjidhur në tavolinë. Ky nuk është problemi i PD-së, por problemi juaj. Ju do të gjykoheni të gjithë nesër që ndikuat në këtë përçarje. Kërkoj t’i jepni zgjidhje kësaj situate”-tha Alizoti në mbledhjen e kryesisë së PD-së. Nga përplasja e ish-dy miqve Berisha-Basha, do të ndahet triumfi i njërit prej tyre më datë 11 apo 18 dhjetor, ndërsa humbjen e sigurt deri më tani po e mbajnë anëtarët dhe votuesisht e thjesht të PD-së.

 

 

Të fundit

Kallëzimi për ndërhyrjen në serverat e PL-së/ Meta paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

Ilir Meta paraqitet në Prokurorinë e Tiranës. Bëhet me dije se ai është paraqitur për të dhënë sqarime në...

Tensione që në nisje, protestuesit hedhin molotov para bashkisë së Tiranës

Përsëriten skenat e dhunës në protestën para bashkisë së Tiranës. Sende të forta bombola Molotov janë hedhur në drejtim të bashkisë menjëherë sapo nisi protesta.

E fundit që takoi Almën dhe 3 fëmijët e mitur, paraqitet në Prokurori Valentina Arrazi

Është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Shkodrës Valentina Arrazi, kunata e Alma Arrazit ,e cila u mbyt në lumin Buna së bashku...

Prokurori i Përgjithshëm raporton para Komisionit të Ligjeve: Bilanci për 2023

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela po raporton për kriminalitetin për vitin 2023 në Komisionin e Ligjeve. Në kuadër të hetimeve janë përgjuar 2675 telefona...

Shqiptarët pronarët e dytë më të mëdhenj të shtëpive në Europë

Shqiptarët rezultojnë që janë populli i dytë në Europë, pas maqedonasve për pronësinë e një apartamenti. Sipas të dhënave të Eurostat, të publikuara nga Euronews...

Lajme të tjera

Web TV