Aksidenti tragjik në Bullgari/ Ky është babai që shpëtoi 6 persona, por jo djalin e tij 23-vjeçar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Orhan Aliti ishte njëri prej shtatë të mbijetuarve të aksidentit tragjik në Bullgari.

Ai kishte arritur të thyejë xhamin e pasëm të autobusit dhe të kërcejë në rrugë. Orhani për fat të keq nuk arriti të shpëtojë djalin e tij 23-vjeçar.

Samet Aliti, xhaxhai i të mbijetuarit Orhan Aliti, tregon për RTV Dukagjinin bisedën e fundit me Orhanin i cili edhe i kishte njoftuar për aksidentin tragjik.

“Informatat e para i kemi marrë pikërisht nga Orhani, që është baba i Visarit që nuk i mbijetoi aksidentit. Në ora 1:20 Orhani ka telefonuar të shoqen në Blegjikë, pasi punojnë në atë vend”, tha ai.

Samet Aliti thotë se pas kërcimit nga autobusi Orhani për pak ka qenë duke u aksidentuar nga një tjetër veturë por është shmangur disi.

Orhan Aliti tashmë është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe me vetëdije të plotë.

 

Të fundit

13 korrik 1793/ Vrasja e Jean-Paul Marat, martirit të Revolucionit Francez

Më 13 korrik 1793, një nga figurat më të spikatura dhe më kontradiktore të Revolucionit Francez, gazetari dhe politikani...

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar të qytetit dhe vepra nga...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Lajme të tjera

Web TV