Moti i keq/ Peleshi: Hyjmë në stinë të vështirë përmbytjesh, të gjitha strukturat janë në gatishmëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, ndërsa në orët në vijim, sipas sinoptikanëve pritet shtim i intensitetit të reshjeve të shiut. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha në një deklaratë për mediat nga Korça se nuk ka vend për panik, teksa theksoi se nuk priten përmbytje të mëdha.

Sipas Peleshit problem mbetet zona e Obotit në Shkodër, e goditur shumë herë nga përmbytje të mëdha. Ministri deklaroi se janë marrë masa dhe se strukturat shtetërore janë në gatishmëri.

“Kemi nivele me rezervë në kaskadën e Drinit, liqeni i Fierzës ka rezerva, mban edhe për disa ditë reshje, nuk do të kemi përmbytje të shtuara. Në pjesën jugperëndimore, në lumin e Vjosës, mund të kemi dalje në rast se do të jetë i lartë intensiteti i reshjeve. Të gjitha strukturat janë në gatishmëri. Forcat e Armatosura janë gjithnjë si vlerë e shtuar dhe forca më e madhe në përballimin e emergjencave. Nuk presim përmbytje të mëdha, por në veri kemi zona depresive si zona e Obotit që me apo shkarkim liqenesh është zona e parë që rrezikon përmbytjen. Do të ketë reshje dëbore”, tha Peleshi.

Të fundit

“Financial Times” skanon zgjedhjet e Vuçiç, pse presidenti serb po “luan me dy porta”

Dy persona që janë nën sanksionet e SHBA-së për shkak të lidhjeve të tyre të ngushta me Rusinë, u...

Eurodeputeti grek Kefalogiannis vizitë në Shqipëri, do takojë sot Fredi Belerin në qeli

Eurodeputeti grek Manolis Kefaloyannis ndodhet për një vizitë në Shqipëri. Ditën e Pashkëve më 5 maj ndoqi meshën e shenjtë në Katedralen Orthodhokse të Ngjalljes...

Ndryshimet e reja/ Rama mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat dhe deputetët

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër në Kryesinë e Kuvendit grupin parlamentar të Partisë Socialiste, pjesë e së cilës do të jetë ai...

Tkurret stoku i pronave të pashitura, qytetarët orientohen drejt banesave me qera ditore

Pavarësisht një ulje të çmimit të banesave ato mbeten ende në territor pozitiv duke u rritur me 3.2 përqind, krahasimisht me të njëjtën periudhë...

Më shumë se 60% e popullsisë së botës beson te vaksinat

Më shumë se 60 për qind e popullsisë së botës u beson vaksinave dhe është e gatshme të rivaksinohet kundër Covid-19, si dhe kundër...

Lajme të tjera

Web TV