Në Tiranë mungon Rubikoni, por Berisha kapërceu Lanën dhe vrau Brutin e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lorenc Vangjeli

Jul Çezari kaloi Rubikonin, lumin e ndaluar të veriut të Perëndorisë Romake dhe ky ishte akti i kalimit në pikën e moskthimit. Çezari, në krye të legjioneve të tij dhe me forcën e shpatës, morri Romën dhe u shndërrua në Perandorin e saj.

Sali Berisha kapërceu Lanën dhe hyri në oborrin e selisë së PD-së diku nga ora 14.00. Në krye të një grushti besnikësh, ai pushtoi oborrin e selisë dhe pa gjetur rezistëncë, hyri në një nga sallat e katit të dytë, në një akt ende në tentativë për t’u ribërë kryetar i partisë, të cilës i ka diktuar vullnetin e tij.
As mbrojtësit e Republikës në Romë rreth 2070 vjet më parë dhe as policia e shtetit sot në Tiranë, nuk ishin në gjendje të ndalonin qoftë njërin, qoftë tjetrin. Berisha nuk është Çezari, por i ka bindur të gjithë se Basha ka qenë Bruti i tij i pabesë. Tirana është shumë larg të qenit Romë dhe Lana është një lumë shumë modest në krahasim me Rubikonin e famshëm, por tashmë zarat janë hedhur dhe pushteti i forcës është kudo njëlloj: ashtu si në bixhoz, shtëpia fiton gjithmonë.

Pjesa tjetër, e pandodhur më parë, është histori. Një grua e vetme duartrokiste për Lulzim Bashën përballë një legjioni burrash që brohorisnin emrin e Sali Berishës. Një grua e vetme dhe dobësia e saj njerëzore u bë për minuta të tëra barrikadë përballë forcës së shumë burrave, të armatosur me inat, por në fund edhe ajo u thye. Dy palët në “betejë” ishin pak a shumë në shifra, si raporti brenda PD-së, me ata që mbështesin kryetarin me vulë dhe zyrë dhe mtonjësit me revansh të projektkryetarit të ri të saj.

Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk kanë qenë kurrë më afër njëri-tjetrit fizikisht sesa të hënën në drekë, kur distanca politike mes tyre, që prej shtatorit, është e pafundme. Eshtë e dukshme që çdo shans për bashkëjetesë dhe bashkëpushtet partiak, është në kufinjtë e të pamundurës. Dyshja që ndau të njëjtin fat që prej më shumë se 17 vjetësh, tashmë i kanë fatet e ndara.

Lexo edhe :  E vetmja dritë në fundin e tunelit të Metës janë prangat e Dumanit dhe Kllapit

Ishte e paralajmëruar në media që do të ndodhte pikërisht kështu: mbas Kuvendit të tij, Berisha do të hynte në selinë e PD-së. Kjo hyrje do të ishte e vetmja mënyrë për të larguar me forcën e maskuar me paqe, gjithë pjesën legale të drejtimit të PD-së. Kjo është e vetmja mënyrë për të shmangur kalvarin e proceseve gjyqësore nga të cilat as Basha nuk mund të fitonte dhe as Berisha nuk mund të priste ta humbte.

Gjithë situata është inkandeshente dhe mjafton një shkëndijë që ky zhvillim i paralajmëruar mund të sjellë rezultate të paparashikuara. Një grua e vetme dhe kurajoja e saj është totalisht e pamjaftueshme për të penguar yryshin e një turme që siç ndodh shpesh me turmat, brohoret për humbjet që i duken fitore dhe që pret degën ku është ulur për të ndezur zjarr për t’u ngrohur. Instikti i turmës fiton gjithmonë edhe kur është i gabuar. Ashtu siç do të ndodhë me të gjitha gjasat edhe të shtunën në 18 e Kuvendit të Bashës, kur “gratë” e Bashës, nuk do të mundin të hyjnë në Pallatin e Kongreseve, ku do të bëhen gardh “burrat” e Berishës”. gjithmonë nëse Basha arrin deri në datën 18.

Berisha e kapërceu Lanën si Çezari Rubikonin dhe fitoi duke humbur. Njëlloj siç po humb PD-ja nëse ajo fiton ofertën e vjetër për lider të ri. Një Çezar që e vrau përfundimisht Brutin e tij.

Të fundit

“Gaceta del Turismo”: Shqipëria, destinacioni perfekt për një aventurë unike

Nga qershori deri në shtator, turistët spanjollë do të mund të shijojnë një verë idilike mes brigjeve blu dhe...

“Flakë në Det”/ Kush janë të arrestuarit për trafikun e drogës me urdhër të SPAK (Emrat)

Alket Deda, Ksenofon Bodo, Selami Lushkaj janë tre personat e arrestuar me urdhër të SPAK si të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Nga zbërthimi...

Mbrojtja e mjedisit/ Rama paralajmëron ligj të ri për menaxhim e integruar të mbetjeve

Me çeljen e negociatave Shqipëria ka marrë dhe angazhime të forta lidhur me mjedisin. Kryeministri Edi Rama deklaron se po përgatitet një ligj që...

U hodh nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë 42-vjeçarja në Tiranë

Një 42-vjeçare nga Tirana dyshohet se është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i pestë i banesës ku jetonte. Policia njofton se si pasojë e...

“Nuk mbyllim dot muajin me pagat që marrim”/ Organizatat sindikaliste dalin në protestë

Organizatat sindikaliste në Maqedoninë e Veriut, kanë protestuar para qeverisë në Shkup, për rritjen e pagave të punëtorëve dhe kushte më të mira në...

Lajme të tjera

Web TV