Familja Obama nis pushimet dimërore në Hawaii, momentet ekzotike në brigjet e Paqësorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti Barack Obama dhe familja e tij po shijojnë pushimet e Krishtlindjeve në Hawaii, në udhëtimin  e tyre të përvitshëm.

Presidenti i 44-të i SHBA-së, u fotografua teksa zhytej në ujërat e Oqeanit Paqësor.

Një ditë më parë, vajzat e tij, Sasha, 20 dhe Malia, 23, u kapën gjithashtu nga kamerat teksa dilnin në ujë në dërrasa me vozitje, secila e veshur me bikini për ditën e plazhit.

60-vjeçari, i cili ka lindur në Haëaii, e ka kthyer në një traditë ndër dekada udhëtimin drejt vendit të origjinës në periudhën e fundvitit.

Në vitin 2016, në një intervistë për  National Geographic kur e pyetën si e ruan qetësinë në mes të shumë gjërave ‘të çmendura’ që po ndodhin, Obama u përgjigj se “unë gjithmonë u them njerëzve se një arsye është të lindësh në Hawai dhe të dish se si është të kërcesh në oqean dhe të kuptosh se çfarë do të thotë kur sheh një breshkë deti përballë një dallge”

Paparacët fotografuan dy vajzat e ish-presidentit, 20-vjeçaren Sasha dhe 23-vjeçaren Malia, teksa qëndronin mbi dërrasën e sërfit, në pritje për të shijuar sërfin nën disa dallga të mëdha.

Burimi: Daily Mail

Të fundit

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

Sot, më 28 maj 2024, dollari amerikan, blihet me 92.2 lekë dhe shitet me 93.1 lekë. Euro, blihet me 100.1 lekë dhe shitet 100.8 lekë. Franga...

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për ditën e sotme

Dita e sotme parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira në zhvillim. Në orët e mesditës dhe pasdites përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore vranësirat...

Astrologët paralajmërojnë këto dy shenja, njihuni me horoskopin për sot 28 Maj 2024

Dashi Dita mund të fillojë e trazuar gjatë kësaj dite megjithatë do e kaloni gjithçka shpejt dhe do merrni frymë më lirisht. Ju të dashuruarit...

“Gati”, pjesë e listës së Sylvinhos, Jasir Asani pret me padurim Europianin

Jasir Asani u grumbullua nga trajneri i Shqipërisë për Euro 2024, edhe pse sulmuesi kuqezi nuk po aktivizohet te skuadra e tij në Kore,...

Lajme të tjera

Web TV