Dyshohet se ngjarja ka lidhje me vrasjen e dy të rinjve në Astir/ Ja kush është 35-vjeçari që u vra në Kamëz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është identifikuar 35-vjeçari i cili u gjet i vrarë mbrëmjen e sotme në Kodër Kamëz. Bëhet fjalë për Can Karriçin, lindur në Dibër dhe banues në Kamëz.

Një orë pas vrasjes, një makinë është gjetur e djegur në zonën e Institutit e cila dyshohet se është e autorëve. Kariçi, i riu që iu bë atentat mbrëmjen e sotme në Kodër Kamëz nuk është një emër i panjohur për policinë e Shtetit.

Më 26 shkurt të këtij viti i riu u arrestua në kuadër të një aksioni të ushtruar nga Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin, Kariçi u arrestua i riu të cilit iu gjet arsenal armësh.

Raportohet se vrasja e 35-vjeçarit ka dyshime të ketë lidhje me atentatin ndaj dy të rinjve në Astir më 13 nëntor.

Sipas grupit të hetuesve, kjo lidhje bëhet për shkak të njohjes që i riu kishte pasur me dy viktimat, Eriges Mihasin dhe Armand Dumani, të cilët u vranë me breshëri armësh nga një automjet në lëvizje në zonën e Astirit.

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV