Plagosja në Shkodër/ Arrestohet Vinçens Piroli dhe kushëriri që e çoi në spital, Marjan Marku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vinçens Piroli, 34-vjeçar, i cili qëllua me pistoletë silenciator më 3 janar, u ndihmua nga 1 person që e ka dërguar në spital dhe më pas është larguar. Marjan Marku por edhe vetë Piroli janë ndaluar nga policia dhe akuzohen për moskallëzim krimi dhe pengim të së vërtetës.

I plagosuri Vincens Piroli 34 vjeç, ka marrë tre plumba, një në shpatull dhe dy në brinjë, ndërsa më pas i u transportua në urgjencën e spitalit të Lezhës.

“Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 03.01.2022, në Shkodër, ku persona ende të paidentifikuar dyshohen se kanë plagosur me armë zjarri shtetasin V. P., 34 vjeç, i cili është transportuar nga vendi i ngjarjes në spitalin e Lezhës, me automjet, nga shtetasi M. M., specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë bërë ndalimin për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të shtetasve:

M. M., 29 vjeç dhe V. P., 34 vjeç, të dy banues në fshatin Zhejë, Kurbin. Shtetasi M. M., më datë 03.01.2022, rreth orës 19:00, ka transportuar nga lagjja Bahçallëk, Shkodër, në Spitalin Rajonal Lezhë, shtetasin V. P., dhe më pas është larguar, pa njoftuar Policinë. Shtetasi V. P., i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, nuk ka njoftuar Policinë për ngjarjen dhe ka penguar organet e Policisë për zbardhjen e saj, duke mos deklaruar rrethanat. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje dhe zbardhjen e rrethanave të saj”, ka njoftuar policia Shkodër.

Të fundit

E keni ditur? Këto janë ushqimet më të mira kundër fryrjes së stomakut

Dhimbjet e barkut, gazrat dhe fryrja e stomakut janë kryesisht simptoma të një tretjeje problematike por edhe pasoja të...

Përse i duhet i ‘shkarkuar’ Gabriel Escobari, Albin Kurtit?

Nga Mero Baze Gabriel Escobar, zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit i SHBA dhe i dërguari Special në zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe...

“Në fillim nuk më pranuan…”/ Aktori Ledio Lako rrëfen vështirësitë e nisjes së karrierës

Aktori ikonik i “Portokallisë”, Ledio Lako në një rrëfim për një emision televiziv, tregoi vështirësitë e fillimit të karrierës së tij. Ledio tregoi se kush...

Çfarë do të prezantojë Apple në eventin e saj më të papritur

Apple ka paralajmëruar një prezantim për këtë të martë, më 7 maj në orën 16:00 në Spanjë nën titullin Let loose , i cili fillimisht do...

Tetë orë në SPAK/ Veliaj: Dhashë kontributin tim për të vërtetën, unë sot nuk jam…

“Unë sot nuk jam as i akuzuar, por as në hetim. Dhash kontributin tim për të vërtetën”, kështu shprehet kreu i Bashkisë së Tiranës,...

Lajme të tjera

Web TV