PD në betejë dyersh, Berisha: Mos u bëni skllevër të Bashës  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha se e ka shndërruar selinë blu si shpellë të grupeve terroriste, duke vendosur dyer të blinduara. Gjithashtu edhe dje ka pasur reagime të forta nga përkrahësit e dy palëve Berisha-Basha, duke akuzuar njëri-tjetrin që po mbështeten nga eksponentë të krimit.

 Ish-kryeministri Sali Berisha ishte në Gjirokastër me rastin e 31 vjetorit të themelimit të degës së PD-së. Nga qyteti jugor, Berisha ju bëri thirrje demokratëve që të mos mashtrohen e të bëhen skllevër të Lulzim Bashës, pasi sipas tij, kjo nuk është një çështje zyrash, por ka për qëllim përparimin themelor të demokracisë. Ai e quan ligësi nga Basha faktin që PD u katandis në këto kushte. Berisha është munduar t’ju thotë gjirokastritëve dhe gjithë shqiptarëve se nuk bëhet fjalë për një karrige, por për përparimin më themelor të demokracisë. “Ne pa lider të vërtetë arritëm 620 mijë vota në zgjedhjet e fundit. Këto tre muaj dëshmojnë se ligësia e njeriut për të cilin e mbështetëm aq shumë nuk paskan fund. Ju bëj thirrje të mos mashtroheni, nuk është çështje zyrash, nuk është çështje personash, ata që duhet t’jua paraqesin ju, ata janë avokatë, janë mercenarë të antivlerave, çështja dhe beteja që po zhvillohet është vetëm një: përparimin më themelor të demokracisë, a do të qeverisë shumica, apo pakica mbi dhunë mbi shumicën”, tha kryeministri Berisha. Ish lideri i demokratëve ju ka këkruar demokratëve të mos bëhen skllevër të një njeriu, që sipas tij, ble dhe shet. “Ato janë akte historike pabesie. Ai nuk do të pranojë vendimin tuaj jo të kësaj salle, por të 44 mijë anëtarëve të PD. Ky njeri i cili dy muaj më parë më thoshte se mua nuk më shkarkon kuvendi se më kanë votuar anëtarë, ai sërish thotë se nuk i njoh ata. Ai kërkon t’ju paraqesë dy mijë persona të mbledhur në një sallë përpara delegatëve. S’kemi të bëjmë me karrige, por do të vendosë pakica apo shumica. Edi Rama është regjisor kryesor i këtij skenari. Mos u bëni skllevër të një njeriu që ju blen dhe ju shet çdo ditë për interesat e veta. Më 8 janar do jetë rikthimi i selisë së PD në shtëpinë e demokratëve të lirë”, tha Berisha. Në këtë takim mori pjesë edhe ish-ministri i tij Spiro Ksera, të cilin Berisha fillimisht nuk e vuri re mes të pranishmëve, por pas ndërhyrjes së Tritan Shehut, ish-kryeministri u ndal dhe e përqafoi. Spiro Ksera ka qenë ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale në mandatin e dytë të qeverisë Berisha, por u dënua me 1 vit e 8 muaj burg, për korrupsion dhe shpërdorim të  detyrës.

Nga Fieri

Ish lideri i demokratëve Sali Berisha tha nga Fieri se Basha nuk u bë kurrë lider i besueshëm në Partinë Demokratike. “Basha nuk u bë kurrë lider i besueshëm dhe jo se ne të gjithë nuk punuam që të ishte një lider i besueshëm për demokratët shqiptarë, por e thotë populli me mençuri të jashtëzakonshme se fara e keqe e tillë mbetet! Farë e keqe. Kemi të bëjmë me një farë të keqe të moralit njerëzor që nuk njeh asnjë normë e standard”. Kështu u shpreh nga Fieri ku përkujton 31-vjetorin e krijimit të PD, ish-kryeministri Sali Berisha. Në fjalën e tij në degën demokrate të këtij qyteti, Berisha ftoi të gjithë demokratët në protestën e 8 janarit për zbatimin e referendumit demokrat. “Data 8 është historike për kombin shqiptar se për herë të parë vendimin suprem të referendumit dhe anëtarësisë e zbaton në një protestë festive e paqësore vetë anëtarësia e PD”, tha Berisha.

Lexo edhe :  “Nuk ia kuptova hidhësinë…" Rrëfehet Flutura Açka: Noka, një xhentëlmen, miku im Bardhi?

 

Bardhi: PD nuk mund të kthehet në parti karagjozësh

 

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një komunikim për mediat në selinë blu ka folur në lidhje me videon e publikuar ku gjatë votimit për shkarkimin e Lulzim Bashës kanë votuar persona që nuk janë anëtarë të PD. Bardhi tha se ka degë partie ku numri i anëtarëve ne votim është më i madhe. Bardhi u ka kërkuar mediave të trokasin në derën e Berishës për t’i kërkuar të bëjë transparencë në lidhje me mitingun e 11 dhjetorit dhe koston e tij. “Do falënderuar çdo televizion që nuk i manipulojnë faktet për hallet personale të Berishës. Çdo degë e PD ka paraqitur pranë sekretariatit prova të manipulimit në të 71 degët e partisë. Ka degë partie ku numri i anëtarëve ne votim është më i madhe. Ne kemi zgjedhur të heshtim sepse interesi jonë janë interesat e demokratëve. Nuk mund ta paraqesim PD-në si parti karagjozësh e të diskredituar në sy të publikut”, tha Bardhi. Ndërkohë Bardhi e ka konsideruar shoë ardhjen e deputetëve, pjesë të Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit në PD. Në fund Bardhi i ka qëndruar sërish deklaratave se persona me rekorde kriminale shoqërohen me Berishën dhe Flamur Nokën duke përmendur Myftar Lumneshi, shoqëruesin e ish-kryeministrit. Sa i takon ndërhyrjeve që po bëhen në selinë e PD-së, Bardhi nguroi të përgjigjej drejtpërdrejt, ndërsa tha se të shkojnë ta këkrojnë transparencën tek berisha. “Për mua se ku hyn e ku del Gaz Bardhi Lulzim Basha nga dera anash, apo përballë ka zero rëndësi për opinionin publik. Unë kërkoj që mediat të trokasin në derën e Berishës që të mbajë premtimet e dhëna. Së pari për transparencë të delegatëve të mitingut të 11 dhjetorit pasi i nxori mediat përjashta. Së dyti tha se shpenzimet e tij do të bëheshin publike dhe do të tregonte se kush ishin financuesit e mitingut luksoz. Do të shikoni se është top lista e oligarkëve që marrin lekë me firmën e Edi Ramës”, tha Bardhi. Arsyen se pse deputetët nuk lejohen të hyjnë në seli, Bardhi e justifikoi me “As Strazimiri, e as Bumçi nuk kanë ardhur në 8 vite më parë për të bërë mbledhje me degët këtu në seli. Është një shoë për të mbajtur të fokusuar vëmendjen tek halli personal i Berishës. E rëndësishme është që ne nuk i kemi bunkerizuar anëtarët e Kuvendit Kombëtar dhe i kemi bërë publikë për të gjithë ata që kanë interes”. Ndërsa në sa i takon Myftar Lumneshi, Bardhi tha se ai po shoqëron Berishën.

 

Publikohet foto e Lulzim Bashës me Myftar Lumneshin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi se Myftar Lumneshi, një prej personave që shoqëron Sali Berishën, është eksponent i një organizate kriminale. Por media pranë ish-kryeministrit Berisha ka pulikuar disa foto, ku shihet se Myftar Lumneshi është në shoqërinë e kryedemokratit Lulzim Basha. Lumneshi ka qenë edhe financues i Bashës. Përsa i përket akuzave të Gazment Bardhit, bëhet me dije se Myuftar Lumneshi ka ngritur padi për shpifje ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së.

Të fundit

Përmbytjet në Durrës/ Kryebashkiakja Sako: Ka filluar vlerësimi i dëmeve

Ministri i Mbrojtes, Piro Vengu ishte këtë të enjte (30 janar 2025) në Durrës, ku vizitoi nga afër disa...

Balla: Vota juaj kundër ‘Paketës së maleve’ është gafë

Projekti i rehabilitimit Tiranë-Durrës dhe për linjën e aeroportit të Tiranës ishte një nga temat e rendit të ditës në Parlament. Fjalën për mazhorancën e...

Ndërprerja e fondeve nga SHBA/ Reagon SPAK: Mbështetemi te buxheti i shtetit

Prokuroria e Posaçme ka reaguar pas njoftimit të ambasadës amerikane në Shqipëri për ndërprerjen e fondeve për institucionet shqiptare. “Jemi informuar për Urdhrin Ekzekutiv të...

Flutura Açka i kërkon Spiropalit: Nderoni dhe Fan Nolin

Deputetët e Kuvendit mbajtën sot një minutë heshtje në nisje të seancës së sotme plenare. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali kujtoi sot në nisje të...

“Nuk është TikToku rrugaçi”/ Berisha: Të ngrihet Komisioni i së Vërtetës

Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën e tij në parlament, tha se nuk është TikToku rrugaçi. Berisha tha se duhet që të ngrihet Komisioni...

Lajme të tjera

Web TV