“Shkova në punë me autobus dhe u ktheva në shtëpi me Bugatti”/ Georgina rrëfen fillimet e lidhjes me Ronaldon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në “Soy Georgina”, një dokumentar i transmetuar këtë javë në Netflix, ajo që ndan jetën me yllin e futbollit portugez rrëfen se e kishte të vështirë, në fillim të historisë së tyre, të përshtatej me stilin e jetës luksoze të partnerit.

Me 29.7 milionë ndjekës në Instagram, momentalisht është një nga femrat më të ndjekura në planet.

Netflix po i kushton asaj sot një serial të titulluar “Soy Georgina”, i cili do të publikohet në ditëlindjen e 28-të, sot më 27 janar, duke treguar jetën e saj si nënë, blogere, biznesmene dhe bashkëshorte e Cristiano Ronaldos.

Sipas medies The Sun, spanjollja thotë se e kishte të vështirë që në fillim të historisë së tyre të mësohej me stilin e jetës luksoze të futbollistit.

Ajo ka komentuar kështu fillimet e marrëdhënies me yllin e Manchester United, kur ai erdhi ta merrte pas ditës së punës si shitëse në shtëpinë e Gucci, në Madrid: “Shkova në punë me autobus dhe erdha në shtëpi me një Bugatti”.

Pothuajse pesë vjet më vonë, çifti janë në pritje të binjakëve në pranverën e vitit 2022. Ky do të jetë fëmija i dytë dhe i tretë i Georgina Rodriguez pas lindjes së vajzës së tyre, Alana Martina, në vitin 2017.

Ndërkohë, Cristiano Ronaldo do të bëhet baba për herë të gjashtë, tashmë prind i Cristiano Jr. i lindur në vitin 2010.

Ai është gjithashtu babai i binjakëve Eva dhe Mateo, të lindur në vitin 2017 nga një nënë surrogate.

Të fundit

U rendit i treti në BBV, reagon Romeo Veshaj: Mu desh kohë të merrja veten, por…

Aktori, Romeo Veshaj i cili u rendit i treti në këtë edicion të Big Brother Vip, ka reaguar për...

“Telefonat dhe lëvizjet e fundit të polices së vetëvrarë”/ Eksperti zbardh prapaskenat

Një ngjarje e rëndë u raportua para pak ditësh ku një police 22-vjecare u vetëvra me armën e shërbimit në banesën e saj në zonën...

Si u sjellin dobi fëmijëve të shtruar në spital plotësimi i dëshirave?

Fëmijët e shtruar në spital shohin se jeta e tyre ndryshon plotësisht, shpesh papritur. Ata humbasin rutinën e tyre (aq të nevojshme) për të...

28-vjeçari bie nga lartësia e pallatit në Tiranë teksa punonte dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një i ri ka humbur jetën teksa punonte në një pallat në ndërtim. Ngjarja ka...

27 maj 927/ Vdes Simeoni i Madh, Perandori që zgjeroi kufijtë e Bullgarisë

Më 27 maj të vitit 927 vdiq Simeon i Madh, udhëheqësi i parë bullgar i shpallur si Perandor. Fushatat e tij të suksesshme kundër...

Lajme të tjera

Web TV