Ukraina forcon “muskujt” kundër Rusisë/ Në ushtri regjistrohet kampioni i boksit, Vladimir Klitschko

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës bëhen gjithnjë e më serioze. Palët e të dy shteteve duket se janë mobilizuar kundër njëra tjetrës.

Rusia ka shtuar tendat me ushtarë e municione pranë kufirit, ndërsa ukrainasit po përgatiten dita ditës për të mbrojtur vendin e tyre.

Në mbrojtje të vendit, erdhi edhe ish-kampioni i boksit në peshën e rëndë Vladimir Klitschko.

Ai u regjistrua në ushtrinë rezerviste të Ukrainës në Kiev të mërkurën, duke thënë se dashuria për vendin e tij e detyroi atë t’i dilte në mbrojtje.

Si Wladimir ashtu edhe vëllai i tij Vitali Klitschko i cili mban postin e Kryebashkiakut të Kievit dhe gjithashtu ish-kampion i boksit në peshën e rëndë, ishin të pranishëm gjatë hapjes së një qendre rekrutimi të Forcave të Mbrojtjes Territoriale në kryeqytet.

“Është dashuria, dashuria për qytetin tim, shtëpinë, familjen time, fqinjët, vajzën time që më ka sjellë këtu sot, që mora këtë iniciativë dhe tani po marr pjesë në këtë mbrojtje të territorit.

Të fundit

Autobusi me punëtorë përplaset dhe del nga rruga, 8 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur

Tetë persona humbën jetën dhe rreth 53 të tjerë u plagosën kur një autobus me punëtorë ferme u përplas...

Irlanda pritet të rrisë moshën e blerësve të duhanit

Irlanda pritet të rrisë në 21 vjeç moshën minimale të blerësve të duhanit, sipas një draft-legjislacioni të prezantuar të martën. Nëse finalizohet, ky do të...

Tragjedia në Shkodër/ Gazetarja zbardh detajet: Burri i bllokonte thirrjet në telefon

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj të mitur në lumin Buna, ishte një nga ngjarjet më të rënda të raportuara në...

A i rrit ky lloj djathi shanset për kancerin e gjirit tek gratë?

Nëse dieta juaj ushqimore dominohet nga konsumi i djathit, me gjasë që ky artikull mund t’ju trishtojë. Sipas një studimi, ngrënia tepërt e djathit çedar...

“Vota e emigrantëve”, nisin bisedimet/ Gjiknuri: Kemi zgjidhje konkrete

Politika po avancon në debatin mbi mundësimin e votës së diasporës për 2025, sikundër e kërkon dhe Gjykata Kushtetuese, por kur vjen moment për...

Lajme të tjera

Web TV