Konflikti në Ukrainë, Rusia i bën presion edhe Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mininistri i Jashtëm rus ka dërguar një letër SHBA-ve si dhe vendeve Evropiane duke përfshirë edhe Shqipërinë. Në letër thuhet se Rusia është e zhgënjyer nga Perëndimi për çështjet e sigurisë.

Shqipëria është ndër vendet e tjera europiane që është vënë nën presion nga Rusia. Ministria e Jashtme e Rusisë e drejtuar nga Sergei Lavrov i ka dërguar një letër ministrive të jashtme të Evropës ku shprehet se janë të zhgënjyer me Perëndimin për çështjet e sigurisë. Letra i është dërguar dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë. Në letër thuhet se “Përgjigjet e SHBA-së dhe NATO-s ndaj propozimeve tona të marra më 26 janar 2022 demonstrojnë dallime serioze në kuptimin e parimit të sigurisë së barabartë dhe të pandarë, që është thelbësor për të gjithë arkitekturën evropiane të sigurisë”. Kryediplomati rus shkruan se duhet të sqarohet menjëherë kjo çështje. “Ne besojmë se është e nevojshme të sqarohet menjëherë kjo çështje, pasi ajo do të përcaktojë perspektivat për dialogun e ardhshëm. Karta për Sigurinë Evropiane e nënshkruar në Samitin e OSBE-së në Stamboll në nëntor 1999 formuloi të drejtat dhe detyrimet kryesore të shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së në lidhje me pandashmërinë e sigurisë. Ai nënvizoi të drejtën e çdo shteti pjesëmarrës për të qenë i lirë për të zgjedhur ose ndryshuar marrëveshjet e tij të sigurisë, duke përfshirë traktatet e aleancave, ndërsa ato zhvillohen, si dhe të drejtën e çdo shteti për neutralitet. I njëjti paragraf i Kartës i kushtëzon drejtpërdrejt këto të drejta me detyrimin e secilit shtet për të mos forcuar sigurinë e tij në kurriz të sigurisë së shteteve të tjera. Ai thotë më tej se asnjë shtet, grup shtetesh apo organizatë nuk mund të ketë ndonjë përgjegjësi kryesore për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në zonën e OSBE-së ose nuk mund të konsiderojë ndonjë pjesë të zonës së OSBE-së si sferën e tij të ndikimit”, shkruan kryediplomati rus. Sipas tij, Rusia është seriozisht e shqetësuar për rritjen e tensioneve politiko-ushtarake në afërsi të kufijve të saj perëndimorë. “Me synimin për të shmangur çdo përshkallëzim të mëtejshëm, pala ruse prezantoi më 15 dhjetor 2021 draftet e dy dokumenteve ligjore ndërkombëtare të ndërlidhura – një Traktat midis Federatës Ruse dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Garancitë e Sigurisë dhe një Marrëveshje për Masat për të garantuar sigurinë. të Federatës Ruse dhe Shteteve Anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut”, shkruan kryediplomati.  Ai thekson më tej se “Në Samitin e OSBE-së në Astana në dhjetor 2010, liderët e kombeve tona miratuan një deklaratë që rikonfirmoi këtë paketë gjithëpërfshirëse të detyrimeve të ndërlidhura. Megjithatë, vendet perëndimore vazhdojnë të nxjerrin prej saj vetëm ato elemente që u përshtaten atyre, dhe konkretisht – të drejtën e shteteve për të qenë të lirë të zgjedhin aleancat për të garantuar ekskluzivisht sigurinë e tyre”, tha ministri i Jashtëm Rus. Ai tha se parimi i sigurisë së pandashme interpretohet në mënyrë selektive si një justifikim për kursin e vazhdueshëm drejt zgjerimit të papërgjegjshëm të NATO-s.

Lexo edhe :  Takimi në Athinë/ Rama preku jo vetëm qeverinë por edhe opozitën

Letra e ambasadës ruse, Berisha: Kërcënuese, fyerje për shqiptarët

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Ambasada Ruse në Tiranë i ka drejtuar vendit një letër kërcënuese dhe ofenduese.

Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se po hesht ndaj këtij kërcënimi. “Dua të dënoj këtu letrën kërcënuese të ambasadës ruse në Tiranë drejtuar Shqipërisë dhe dua të theksoj se letra është një fyerje dhe kërcënim për çdo shqiptar dhe është rrjedhojë e kapitullimit të argatit të Beogradit në Tiranë, Ramës. Para një shantazhi primitiv, të paprecedentë me të cilin përballet Europa, sot, Rusia tejkalon si forcë e të keqes çdo forcë në kërcënim që ka njohur historia. Kërcënon të përdorë armë bërthamore kundër vendeve të lira, të pushtojë një vend fqinj. Të përpiqet të shkatërrojë NATO-n dhe vendi i vetëm që ka heshtur si fija e barit ndaj këtij shantazhi është një vend anëtar i NATO-s. Parlamenti duhet me urgjencë të votojë një rezolutë ku të shprehë solidaritetin me Ukrainën”, tha ai. Por deklarata e tij erdhi pasi mori fjalën për replikë. Kjo solli edhe një ndërhyrje të nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felaj e cila i kërkoi Berishës të ulej dhe të priste radhën.

 

 

 

 

Të fundit

Skemë tjetër pensionesh, do të paguhen më shumë ata që jetojnë në zonat rurale

Ish-ministrja dhe deputetja e mazhorancës, Milva Ekonomi ka dhënë detaje të reja për pensionistët. Ajo thotë se qeveria ka...

Shkak procesi i vettingut, KPK merr vendimin për prokurorin e njohur

Procesi i vettingut vijon të pastrojë nga radhët e drejtësisë, prokurorë dhe gjyqtarë të cilët kanë probleme me ligjin. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK)...

Robert Berisha rrëfen planet për një dasmë të dytë

Së fundmi, Robert Berisha nuk është kursyer me detajet nga lidhja e tij më e re. Në një intervistë ai tregoi se si është njohur...

Qershia rrezikon të mbetet në pemë, mungesa e fuqisë punëtorë vë në vështirësi fermerët

Sektori i bujqësisë viteve të fundit po përballet me vështirësi sa i përket gjetjes së fuqisë puntore. Punonjësit në këtë sektor pakësohen çdo ditë, duke...

‘Euronews Travel’: Lugina e Thethit, vendi i përsosur për t’u çlodhur

Destinacionet në të gjithë Evropën po luftojnë kundër turizmit masiv. Nuk është për t’u habitur që shumë vizitorë po kërkojnë alternativa më pak të...

Lajme të tjera

Web TV