Vangjeli: Tahiri di për veset, paratë, marrëdhënie të papërshtatshme dhe performancat seksuale të “kolegëve”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar se Saimir Tahiri i arrestuar 4 ditë më parë, ka informacione për politikanë të tjerë, të cilat sipas tij i ka grumbulluar gjatë kohës që ka qenë ministër i Brendshëm.

Nga studio e emisionit Opinion në Klan, Vangjeli tregoi se Tahiri ka informacione për persona që kanë vese, duke përmendur këtu performanca seksuale.

“Tahiri vërtetë po e gdhin në qeli tani, por ka shumë të tjerë shokë të tij në të majtë e në të djathtë që po e gdhijnë pa gjumë. Sepse standardi që u vendos, kjo stekë që u vendos në këtë pikë, kjo masë kostumi që u qep kostum nga ata me vija, i rri në mënyrë perfekte çdo politikani të të shkuarës.

Saimir Tahiri ka tentuar të flasë me gjuhën e Kasandrës. Saimir Tahiri mendonte se pushteti është informacion, dhe pushteti është vërtetë informacion. Por tentoi të bëjë një kohë tjetër duke qenë në vendin e duhur por me mjetet e gabuara, të bëhet mbartës i informacionit. Sot heshtja e Saimir Tahirit në qeli në burg shqetëson ca njerëz të cilët kanë fituar para në mënyrë të pandershme dhe Saimiri i di.

Di shumë për vese vetjake, di shumë për marrëdhënie të papërshtatshme apo dhe për performanca seksuale. Ka mbledhur në mënyrën e tij materiale të cilat ai mendonte se do t’i përdorte ndaj kundërshtarëve politikë dhe ndaj kolegëve të tij në politikë. Në qoftë se Saimri Tahiri flet, do të ishte sikundër e ka lënë të kuptohet disa herë por nuk e ka bërë asnjëherë, do të ishte për të mësuar jo thjesht të fshehta të nëntokës tonë, por për të parë veset e atyre që pretendojnë se janë lart”, deklaroi Lorenc Vangjeli.

Të fundit

Tërmetet e fundit zbulojnë “vilën” romake në Itali

Disa struktura të periudhës romake janë zbuluar në liqenin Fusaro, Itali, pas tërmeteve të fundit të shkaktuara nga një...

‘Plumbi i artë’/ Diva: Gjyqtarë e deputetë takonin Nuredinin, kam 120 minuta incizime!

Ditën e sotme, është mbajtur seanca e radhës për të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” me dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin...

Skandal në Angli, City dhe United akuzohen për falsifikimin e moshës të të rinjve

Një bombë nga Anglia dhe nëse konfirmohet, mund t’i shtojë më shumë karburant sezoneve tashmë të zjarrta të Mançester Sitit dhe Junajtidit. Media britanike “The Telegraph”, nuk...

Misteret e pusit më të thellë në Tokë

Në vitet 1960, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik jo vetëm që konkurronin në hapësirë, por gjithashtu në fushën shkencore dhe teknologjike....

Berisha: Do të bëjmë një audit të tipit Elon Musk për t’i kthyer paratë shqiptarëve

Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se pasi PD të vijë në pushtet, do të bëjnë një audit të tipit të Elon Musk në SHBA,...

Lajme të tjera

Web TV