Karantinimi s’do jetë më i detyrueshëm/ Ja vendet e BE-së që kanë lehtësuar masat anti-COVID

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa vende të BE-së, kanë vendosur të lehtësojnë masat anti-COVID, duke shmangur karantinimin i cili më herët ishte i detyrueshëm për qytetarët që futeshin në territorin e tyre. Bëhet fjalë për Slloveninë, Holandën, Letoninë dhe Çekinë.

Këto vende kanë vendosur të lehtësojnë masat anti-COVID, duke shmangur karantinimin i cili më herët ishte në strikt, pra, i detyrueshëm për qytetarët që futeshin në territorin e tyre.

 

Holanda

Duke nisur nga data 25 shkurt, të gjithë qytetarët e vendeve jashtë BE-së që duan të udhëtojnë drejt Holandës, nuk janë të detyruar të vetëkarantinohen. Mësohet se dokumenti i nevojshëm për të udhëtuar drejt Holandës është certifikata e vaksinimit si dhe një test negativ për COVID-19 (PCR ose antigjen). Testi negativ PCR nuk duhet të jetë më i vjetër se 48 orë para udhëtimit, ndërsa testi negativ antigjen nuk duhet të jetë më i vjetër se 24 orë përpara nisjes.

Sllovenia

Qytetarët që udhëtojnë drejt Sllovenisë, ose përmes territorit të Sllovenisë në një vend tjetër, nuk kërkohet që në pikat e kalimit kufitar të tregojnë përmbushjen e kushtit RTV (kaluar sëmundjen/testuar/vaksinuar). Qytetarët që udhëtojnë për në Slloveni, nuk do të jetë e nevojshme që t’i nënshtrohen karantinimit, përveç rastit kur kanë simptoma të infektimit. Për arsye se rreziku i infektimit me Covid-19 është ende i pranishëm, rekomandohet që kur planifikohet një udhëtim duke kaluar tranzit në territorin e Sllovenisë, të monitorohet, të njihen kushtet e hyrjes dhe të përmbushen kushtet e përcaktuara në vendin e destinacionit.

Letonia

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke filluar nga data 1 mars 2022, për udhëtimet jo thelbësore drejt Letonisë do të kërkohet vetëm një certifikatë digjitale e BE-së për COVID-19 ose një rezultat negativ i testit për Covid-19. Nuk aplikohet karantinë dhe nuk kërkohet sistemi i regjistrimit të covidpass.lv.

Lexo edhe :  “Luftë civile” në Kaliforni, pas ushtrisë, Trump dërgon marinsat për të vrarë protestat

Çekia

Për të hyrë në Republikën Çeke, udhëtarët nga të gjitha vendet, pavarësisht shkallës së rrezikut të infeksionit Covid-19, duhet të jenë pajisur me formularin e mbërritjes së pasagjerit online: https://plf.uzis.cz/, përveç fëmijëve nën moshën 12 vjeç. Certifikatë të vlefshme vaksinimi, ose certifikatë që janë shëruar nga Covid-19, ose një test negativ PCR (i 72 orëve të fundit) ose antigjen (kryer 24 orët e fundit).

Kuvajti

Kurse Kuvajti ka rihapur aeroportin për udhëtimet ndërkombëtare, për herë të parë pas dy viteve. Rregullat për udhëtimet drejt këtij shteti për pasagjerët që janë plotësisht të vaksinuar nuk kërkohet test PCR as para udhëtimit as kur mbërrijnë, dhe nuk ju kërkohet më të qëndrojnë në karantinë pas mbërritjes. Pasagjerëve pjesërisht të vaksinuar nuk u kërkohet të bëjnë test PCR para udhëtimit, por duhet të qëndrojnë në karantinë për 7 ditë, ose të bëjnë një test PCR sapo të mbërrijnë. Pasagjerët e pavaksinuar duhet të bëjnë një test PCR 72 orësh para mbërritjes. Ata duhet të qëndrojnë në karantinë për 7 ditë dhe do lejohen të dalin nga karantina vetëm nëse testi rezulton negativ. Këto procedura nuk përfshijnë fëmijët e moshës nën 16 vjeç.

Të fundit

Shefja e Inteligjencës Amerikane: Jemi afër një “holokausti bërthamor”

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, paralajmëroi për një “holokaust bërthamor” dhe kritikoi “nxitësit e luftës” që po e...

11 qershor 1903, si u vra mbreti Aleksander Obrenovic i Serbisë

Mbreti Aleksandër Obrenoviç i Serbisë u vra natën e 10–11 qershorit 1903 (sipas kalendarit të vjetër: 28–29 maj), në një grusht shteti të dhunshëm...

“Vdekjet po tejkalojnë lindjet”, ekspertja E Gjebrea: Është fenomen kombëtar

Ekspertja e shëndetit, ish-deputetja Elona Gjebrea, e ftuar në emisionin “Log.” në News24, u shpreh se vitet e fundit, numri i vdekjeve në vendin...

Horoskopi ditor, 11 Qershor 2025

Dashi Ju pret një e mërkurë mjaft pozitive. Përfitoni në mënyrë që të rikuperoni disa situata që ju kanë stresuar së tepërmi. Në sferën profesionale...

“Rrezik nga krimi dhe grupet e drogës”, SHBA rendit Shqipërinë mes vendeve të rrezikshme

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një listë të vendeve evropiane që konsiderohen me rrezik për turistët amerikanë, për shkak të kërcënimeve terroriste, krimit...

Lajme të tjera

Web TV