SHBA pret avancim të shpejtë të trupave ruse. Britania e quan “regjimi i Putin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SHBA pret që trupat ruse të mund të lëvizin sa më shpejt sonte ose nesër në Donbas për të ashtuquajturin misionin e tyre “paqeruajtës”, bëri të ditur një zyrtar i lartë i Inteligjencës amerikane, cituar nga Reuters.

SHBA është ende duke parë përgatitjet për një operacion të mundshëm zgjerimi, duke përfshirë anijet amfibe dhe pajisjet e ngarkimit për njësitë ajrore.

****

Trupat ruse vazhdojnë përgatitjet për një pushtim të Ukrainës, por diplomacia do të ndiqet “derisa të lwvizin tanket”, thotë një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

 

 

“Trupat ruse kanë vazhduar të lëvizin më afër kufirit,” tha zyrtari, duke thënë se ata shohin plane për një pushtim “në çdo moment”.

Zyrtari pranoi urdhrin e presidentit rus Vladimir Putin për trupat “paqeruajtëse” për të hyrë në rajonet e pretenduara nga Moska në Ukrainën Lindore, por tha se SHBA do t’i përgjigjet veprimeve ruse dhe jo fjalëve.

“Ne do të vëzhgojmë dhe vlerësojmë se çfarë veprimesh merr në të vërtetë Rusia dhe do të përgjigjemi në përputhje me rrethanat”, tha zyrtari.

Zyrtari nuk pranoi të jepte informacion shtesë ose konfirmim për hyrjen e trupave ruse në Ukrainë, por tha se SHBA po vëzhgonte nga afër ngjarjet në terren.

Ai vuri në dukje se trupat ruse që vepronin në këto rajone nuk ishte një fenomen i ri.

“Kjo ka qenë situata në atë rajon” që nga viti 2014, tha zyrtari.

Ai u shpreh se SHBA do të ndërmarrë veprime shtesë për t’iu përgjigjur njohjes së territoreve të shkëputura, nga Rusia, të martën.

“Ne do të marrim masa të mëtejshme nesër për të mbajtur Rusinë përgjegjëse për këtë shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar dhe sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, tha zyrtari.

Lexo edhe :  BE “bën një sy qorr” për non gratat në qeverinë serbe? Ja deklarata e Borrell

***

Në të njëjtën kohë Mbretëria e Bashkuar dhe BE bien dakord të koordinojnë sanksionet ‘të shpejta’ kundër Rusisë, bën të ditur Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Trus.

Në një postim në Tëitter, ajo thotë se gjatë një telefonate me shefin e politikës së jashtme evropiane, Josep Borrell, ranë dakord se Britania dhe BE-ja do të “koordinojnë për të dhënë sanksione të shpejta kundër regjimit të Putinit dhe do të qëndrojnë krah për krah me Ukrainën”.

Ajo shton se ka folur gjithashtu me ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba për t’i ofruar “mbështetjen e plotë” të saj dhe për të diskutuar sanksionet që Britania e Madhe do të zbatojë kundër Rusisë me aleatët.

***

Nga ana tjetër Ukraina ka kërkuar përmes ministrit të saj të Jashtëm një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Të fundit

“Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro”/ Biznesmeni bie pre e mashtrimit

Një biznesmen në Prrenjas ka rënë pre e një mashtrimi pasi dikush është shtirur si ministri i Brendshëm, Taulant...

Radha e nisjes në Çmimin e Madh të Majemit, Verstappen niset nga Pole Position

Max Verstappen do të niset i pari në Çmimin e Madh të Miamit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Piloti i Red Bull vendosi...

Euro sërish “e brishtë” në fundjavë, ja me sa këmbehet në shitje dhe blerje

Fundjava e ka gjetur sërish monedhën europiane Euro në nivele tepër të ulëta në tregun e këmbimit valutor të vendit tonë. Referuar tregut valutor 1...

Si të dalloni milionerët e vërtetë nga mashtruesit sipas motrave Pojani

Tema e pjesës së dytë të podkastit Mekast të motrave Pojani këtë të premte ishte si mund të dallohen personat e pasur dhe ata...

Sot “Dita pa makina” në Tiranë, cilat janë rrugët ku ndalohet qarkullimi

Kjo e diel do të jetë për qytetarët e Tiranës një “Ditë pa makina”, ku qarkullimi i automjeteve do të kufizohet gjatë një orari...

Lajme të tjera

Web TV