Nesër zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki/ KQZ: Ka përfunduar shpërndarja e plotë e bazës materiale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka përfunduar shpërndarja e plotë e bazës materiale për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 6 mars.

654.538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote do i drejtohen kutive të votimit më 6 mars për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës mes kandidatëve të PS, PD e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, të cilët do të kenë një mandat 1-vjeçar. Janë 10.134 zgjedhës që votojnë për herë të parë, ndërsa 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit. Në të 6 bashkitë do të jenë 942 qendra votimit që do të jenë të hapura nga ora 07:00-19:00.

Në të gjitha qendrat e votimit do të zbatohet identifikimi elektronik, ndërsa në Vorë votimi dhe numërimi do të jetë elektronik ku rezultati do të bëhet me dije menjëherë pas zgjedhjeve. Për pesë bashkitë e tjera, rezultati pritet të dalë brenda 48 orëve.

“KQZ Shqipëri njofton shpërndarjen e plotë të bazës materiale për procesin e zgjedhjeve të pjesshme në 6 Bashki të vendit të datës 6 Mars 2022. Ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore në 942 Qendrat e Votimit të Bashkive Shkodër, Dibër, Durrës, Lushnje, Rrogozhinë, ndërsa në Bashkinë Vorë janë shpërndarë pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik.

Në emër të KQZ falënderoj të gjithë personat e përfshirë në këtë proces dhe veçanërisht komisionerët e Njësive Administrative Shalë, Shoshë dhe Pult, të cilët pavarësisht kushteve tejet të rënda atmosferike, e përmbushën me sukses detyrën e tyre. Gjithashtu falënderoj Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura për ndihmesën në shpërndarje me mjetet e tyre, si edhe Policinë e Shtetit për shoqërimin e bazës materiale deri në destinacionin fundor”, njofton KQZ.

Lexo edhe :  Sulmet politiko-mediatike ndaj Veliajt dhe kuotat elektorale në Qarkun Tiranë

Zgjedhjet e pjesshme vendore u dekretuan nga Presidenti Meta më 20 janar të këtij viti për shkak të vakancave të krijuara nga dekriminalizimi apo dorëheqjet.

Të fundit

Skemë tjetër pensionesh/ Kush do paguhet më shumë?

Ish-ministrja dhe deputetja e mazhorancës, Milva Ekonomi ka dhënë detaje të reja për pensionistët. Ajo thotë se qeveria ka...

E ironizoi publikisht, Ermal Mamqi i përgjigjet Rezart Veleshnjas?

Ermal Mamaqi duket se i është përgjigjur indirekt Rezart Veleshnjajt pasi e ironizoi publikisht. Ai ka publikuar të dhënat e interaktivitetit të tij në...

Meri Shehu paralajmëron që të keni kujdes në këtë datë/ Shenjat me fat për këtë javë

Në aspektin astrologjik, java do të mbizotërohet nga energjia pozitive e planetëve. Sipas parashikimit nga Meri Shehu vijnë surpriza e lajme shumë të rëndësishme...

Kunata tregon bisedën e fundit me Alma Arrazin:Po ta dija se do mbytej s’do e kisha lënë

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Shkodrës, që mbylli në burg Erdgys Arrazin, babain e 3 fëmijëve dhe gruas së tij të mbytur, në...

Ekspertët bien dakord, ky është i vetmi model flokësh që mund t’i shkojë kujtdo

Brigitte Bardot ka frymëzuar gjenerata të tëra me klasin, pamjen dhe sharmin e saj. Aktorja franceze ka tipare dhe stil të pa ngatërrueshëm me...

Lajme të tjera

Web TV