Çfarë ndodh me Saimir Tahirin në burg? Artan Hoxha zbardh detaje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Saimir Tahiri prej datës 4 shkurt të këtij viti ndodhet prapa hekurave, pasi GJKKO e dënoi ish-ministrin e Brendshëm me 5 vite burg, por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim.

I ftuar në studion e “ABC Live”, gazetari Artan Hoxha ka raportuar se për Tahirin po zbatohet me përpikmëri rregullorja e burgut. Ai ka shtuar se për ish-ministrin e Brenshëm, ka një vëmendje të shtuar nga policia e burgjeve për shkak të postit që ka mbajtur dhe për shkak të rreziqeve që mund t’i vijnë brenda burgut.

“Burgu ku ndodhet Tahiri, nuk është burg i sigurisë së lartë. Nuk është vendosur në sektorin, e të dënuarve që janë arrestuar gjatë aksionit të 2014. Aty ka shumë personazhe. Ai del në ajrim si të gjithë. Del në regjimin e jashtëm të burgut. Është me siguri të zakonshme. Ka kontakte me të dënuar të tjerë. Ka vëmendje të shtuar ndaj tij. Për të parandaluar edhe synimet për ta dëmtuar. Ka vëmendje edhe për interesin e madh që ka opinioni jashtë. Dhe rregullorja zbatohet pikë për pikë për Tahirin. Çdo gjë është e mbuluar me kamera. Drejtuesit e burgut po e zbatojnë pikë për pikë rregulloren.” tha Hoxha.

Kujtojmë se Saimir Tahiri e nisi ‘betejën’ e tij me drejtësinë në vitin 2017, kur kishte 4 vite ministër i Brendshëm, si ministri më jetëgjatë në atë dikaster. Organet e drejtësisë e vunë në shënjestër pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj, të afërm të Tahirit.

Të fundit

Kyriakos Mitsotakis telefonon Kryepeshkopin Joan Pelushi, zbardhen detaje nga biseda

24 orë pas zgjedhjes në krye të Kishës Orthodokse të Shqipërisë, Kryepeshkopi Joan ka marrë një telefonatë nga ana...

‘Lista e PD, me besnikë të Berishës’, Açka: I duhen ushtarë kazerme me pushkë të nxehta

Deputetja Flutura Açka, në një intervistë televizive, ka shpjeguar arsyet e tërheqjes së saj nga politika, duke kritikuar zhvillimet brenda Partisë Demokratike. Në lidhje me...

Rama vijon sulmet ndaj Berishës: Bufi premton shkrirjen e SPAK-ut dhe hapjen e TikTok-ut

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Sali Berishën nga Berati. Gjatë një takimi me socialistët atje, ai përmendi Tik Tok-un, SPAK-un, teksa nuk ndali ironitë....

‘Fillime të reja’,ja ç’do ndodhë këtë javë në hyrjen e Vitit të ri Astrologjik

Si do të jetë kjo javë në fushën astrologjike sipas Jorgo Pullës? Cilat janë shenjat më fatlume të javës dhe kush duhet të bëjë...

Hekurudha e kombit

Nga Fatos Çoçoli Deri tani kemi vetëm Rrugën e Kombit. Në pesë deri shtatë vjet mund të kemi edhe hekurudhën e Kombit. Hekurudha Durrës-Prishtinë është...

Lajme të tjera

Web TV