test

Vrasja Taulant Beqiraj në Vlorë, dënohet me 21 vite burg autori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autori i vrasjes së Taulant Beqiraj është dënuar me 21 vite burg.

Sipas BW,  trupi gjykues i përbërë nga Enkel Peza dhe anëtarë Herila Çela dhe Hektor Sinana kanë vendosur që ta dënojnë me 21 vite burg të pandehurin Elton Hajnaj, 2 vite më shumë se sa kishte kërkuar prokuroria për akuzën e vrasjes me dashje dhe “mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.

Hajnaj është akuzuar si autori kryesor që ka shkrepur armën dhe vrarë të riun në rrugën transballkanike.

Gjithashtu dhe 2 shokët e tij Hans Jonuzaj dhe Skerdjan Gabrani ,janë dënuar me nga 6 vite burg secili si përkrahës të autorit të krimit.

 

 

Kur ka ndodhur ngjarja:

Ngjarja është shënuar në datën 3 mars të një viti më parë, pranë Gjykatës së Apelit ku  është ekzekutuar me armë 31-vjeçari, Taulant Beqiraj.

Atentati ka ndodhur në momentin kur viktima ishte duke ecur në këmbë në trotuar. Autori i vrasjes, sipas dëshmitarëve, ka zbritur nga një mjet, i pa maskuar, dhe ka qëlluar me breshëri ndaj Beqirajt duke e lënë të vdekur në vend.

Pas vrasjes, autori është larguar me autoveturën tip ‘Ford’, dhe ka arritur të largohet ndërsa pas ndjekjes është kapur një prej shokëve të tij, ndërsa shoku tjetër është dorëzuar disa ditë më pas. Vet autori nuk është arritur dot të kapet ende ..

76f71e6a Ae04 43d7 Bbb3 5f09b0bd0e8d

Të fundit

Nga fillimet në televizion, familja dhe BBV , rrëfimi i veçantë i Ledion Liços

Ledion Liço ishte i ftuar në Top Arena, ku si rrallë herë foli për jetën e tij personale, por...

Eksperti: Hetimet e SPAK stepin tregun e shitblerjes së pronave

Sinjalet që po vijnë nga tregu i pasurive të patundshme tregojnë se gjatë këtij viti 2024, ka një hezitim të shitblerjes së pronave. Shkak për...

Në Tiranë nuk ka më qira mujore nën 350 euro, një nga zonat është më e mbivlerësuara

Të dhënat që vijnë nga agjentët imobiliarë në treg flasin se në Tiranë nuk gjen më një banese me kushte të mira nën 350...

52 vite mjek i minatorëve në Memaliaj; nuk u largova as kur më kërkuan në Tiranë

Lindur më 17 qershor 1948 në Salari të Tepelënës, Sefer Xhaferr Shehu studioi për mjekësi, dhe pas diplomimit në korrik 1971, filloi punë në...

Se si partitë e ekstremit të djathtë joshën votuesit e rinj në të gjithë Evropën

Albena Azmanova   Nuk ishte befasi që partitë e ekstremit të djathtë dolën mirë në zgjedhjet evropiane – sondazhet e kishin parashikuar vazhdimisht triumfin e tyre....

Lajme të tjera

Web TV