Meta nuk humbet kohë, brenda 24 orëve lë Presidencën, merr LSI-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentit Ilir Meta i mbaron mandati më 24 korrik të këtij viti dhe pikërisht të nesërmen, ai mbledh Konventën Kombëtare të LSI-së. Më 25 korrik Ilir Meta duket se do të marrë thuajse zyrtarisht drejtimin e partisë që ia la për 5 vite bashkëshortes së tij.

Presidenti Ilir Meta e ka deklaruar edhe më parë se nuk po duron dot sa të marrë në dorë frenat e Lëvizjes Socialsite për Integrim edhe pse bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi janë gjithmon të sinkronizuar për veprimet në parti. Megjithatë Meta për momentin nuk e lë kostumi presidencial që të veshë “uniformën e LSI-së”, por duket se nuk do të humbasë aspak koha sapo ti mbarojë mandati i kreut të shtetit. Më 25 Korrik do të mbahet Konventa Kombëtare e LSI-së, ku Meta vetëm me hijen e tij do sigurojë mbështetjen në partinë që ngjizi vetë. Mbi mbajtjen e Konventës foli dje Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit BraimllariAi tha se Konventa Kombëtare e LSI do të mbahet në datë 25 Korrik. Kjo datë përkon një ditë pas përfundimit të mandatit të presidentit Ilir Meta në postin e kreut të shtetit. Braimllari theksoi se konventa do të jetë një moment historik për opozitën shqiptare në tërësi dhe të ardhmen e përballjes me Rilindjen. Ai tha se konventa do të marrë vendime shumë të rëndësishme që lidhen me aksionin politik të zgjedhjeve vendore të vitit 2023, ndërsa do të thellohet procesi i brendshëm zgjedhor lidhur me ngritjen e strukturave drejtuese. “Në respekt të statutit të LSI-së pika 11.28, gërma B do të mbahet Konventa Kombëtare e LSI në datë 25 korrik 2022 e thirrur nga kryetarja e saj. Konventa do të jetë një moment historik për LSI dhe opozitën shqiptare në tërësi, për të ardhmen e përballjes pa asnjë kompromis me regjimin e rilindjes për të hapur një epokë të re të një Shqipërie të çliruar nga krimi, korrupsioni dhe kapja e shtetit”, tha Brahimllari. Ndër të tjera, Konventa Kombëtare do të marrë vendime shumë të rëndësishme politiko-organizative që lidhen me aksionin politik të zgjedhjeve vendore të vitit 2023. “Gjithashtu do të thellohet procesi i brendshëm zgjedhor lidhur me ngritjen e strukturave drejtuese të LSI, proces ky i penguar prej kushteve të pandemisë gjatë vitit 2020. Në kuadër të organizimit të Konventës Kombëtarë të LSI që do të mbahet më 25 korrik është ngritur ekipi qendror i punës për përgatitjen e programit politik dhe ndryshimet statutore në statutin e LSI”, tha Brahimllari. Në kuadër të këtij organizimi, janë ngarkuar të gjithë drejtuesit politikë në qarqe, delegatët e Konventës Kombëtare që të marrin masa për organizimin e strukturave të LSI. “Strukturat e LSI do të identifikojnë me shumë prioritet problemet e pafundme që qytetarët kanë në raport me qeverisjen qendrore dhe lokale për t’i bërë ato pjesë të aksionit politik dhe sidomos të programit elektoral për zgjedhjet e vitit 2023. Në këtë proces intensiv riorganizimi do të jenë edhe grupet e punës për riorganizimin e strukturave të Lëvizjes së Gruas për Integrim dhe Lëvizjes Rinore për Integrim të cilat do të kenë një rol më të rëndësishëm në organizimin, funksionimin dhe vendimmarrjen e LSI”, tha Braimllari. Ai u shpreh se Konventa e 25 korrikut do të jetë një moment historik për formësimin e një opozite që ngre shpresë për opozitarizmin. “Qytetarët kërkojnë një opozitë e cila përballet pa asnjë kompromis me regjimin rilindas, një opozitë e cila ka mbi çdo gjë interesin publik, një opozitë që denoncon korrupsionin, krimin dhe trafiqet, një opozitë që bën çdo sakrificë për qytetarët. Konventa e 25 korrikut, do të jetë moment historik për formësimin e një opozite të tillë që ngre shpresën optimizmin e qytetarëve dhe që u rrit kurajon atyre për t’u përballur me regjimin por dhe u ngjall shpresën për ta ndërtuar jetën e tyre dhe të ardhmen në Shqipërinë”, deklaroi ai.

Të fundit

“Nuk e fsheh dot”- Çfarë po tregon Juli pak para “Prime-t” të sotëm?

Juli dhe Meritoni prej të shtunës janë në një televotim, ku publiku do të vendosë se cili do të...

Autobusi me punëtorë përplaset dhe del nga rruga, 8 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur

Tetë persona humbën jetën dhe rreth 53 të tjerë u plagosën kur një autobus me punëtorë ferme u përplas me një automjet tip Ford...

Irlanda pritet të rrisë moshën e blerësve të duhanit

Irlanda pritet të rrisë në 21 vjeç moshën minimale të blerësve të duhanit, sipas një draft-legjislacioni të prezantuar të martën. Nëse finalizohet, ky do të...

Tragjedia në Shkodër/ Gazetarja zbardh detajet: Burri i bllokonte thirrjet në telefon

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj të mitur në lumin Buna, ishte një nga ngjarjet më të rënda të raportuara në...

A i rrit ky lloj djathi shanset për kancerin e gjirit tek gratë?

Nëse dieta juaj ushqimore dominohet nga konsumi i djathit, me gjasë që ky artikull mund t’ju trishtojë. Sipas një studimi, ngrënia tepërt e djathit çedar...

Lajme të tjera

Web TV