“Hitleri kishte gjak hebre”/ Sergey Lavrov ‘tërbon’ Izraelin: Deklaratë e pafalshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov ka ngjallur reagime të ashpra me deklaratën e fundit ku tha se origjina hebraike e Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky nuk e mohon faktin se ka elementë nazistë në qeverinë e tij, duke shtuar se Hitleri kishte gjithashtu gjak hebre.

Për këtë të fundit ka reaguar dhe ministri i jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, i cili tepër i acaruar, tha se “Hebrenjtë nuk vranë veten në Holokaust”.

“Kjo është një deklaratë e pafalshme dhe e egër dhe një gabim i tmerrshëm historik dhe ne presim një falje. Gjyshi im u vra nga nazistët. Të thuash se Hitleri ishte me origjinë hebreje është si të thuash se hebrenjtë vranë njëri tjetrin dhe ne nuk mund ta falim një krahasim të tillë”, tha ai.

“Më tërbon jo vetëm si ministër i Jashtëm, por edhe si një djalë që babai iu fut në geton e Budapestit. Atë nuk e vendosën hebrenjtë. Atë e vendosën nazistët. Nazistët persekutuan hebrenjtë dhe vranë gjashtë milionë prej tyre. Ukrainasit nuk janë nazistë. Vetëm nazistët ishin nazistë dhe ata kishin kryer një zhdukje sistematike të popullit hebre,” tha ai.

Lapid tha se priste që ambasadori rus të kërkonte falje në lidhje me komentet e bëra nga ministri rus. Ndërkohë, Lavrov është thirrur në Ministrinë e Jashtme për të sqaruar deklaratat.

Para së gjithash, rusët duhet të korrigjojnë gabimin e tyre dhe të hapin librat e historisë”, tha Lapid.

Në intervistën e së dielës, ministri i Jashtëm rus tha gjithashtu se disa nga antisemitët më të këqij ishin vetë hebrenjtë.

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV