U hodh nga pallati për t’i shpëtuar dhunës, vdes në spital 52-vjeçarja në Elbasan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Elbasan ku një grua u hodh nga kati i 4-t i pallatit.

Mësohet se gruaja nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ka humbur jetën në spital. Viktima është identifikuar si Fatbardha Likarma, e cila u hodh nga ballkoni i banesës së saj në lagjen “Vullnetari”.

Arsyeja e veprimit ekstrem është dhuna që i ushtronte bashkëshorti i saj. Mësohet se gruaja kishte bërë një denoncim më herët për dhunë në familje, ndërsa sot, në gjendje të rënduar psikolgjike ajo është hedhur nga kati i 4-t i pallatit.

Bëhet me dije se dhuna ndaj 52-vjeçares ushtrohej nga burri, por edhe vjehrra, ndërsa mbrëmë policia shkoi në banesë pas denoncimit por nuk mori masa në lidhje me ngjarjen.

Natën e mbrëmshme ajo e kaloi tek e motra, ndërsa familjarët e saj janë të ngarkuar psikologjikisht pas ngjarjes së rëndë dhe kërcënojnë vjehrrën e Fatbardha Likarmës. Ajo banonte në katin e parë të pallatit dhe kishte tre fëmijë.

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV