Ishte zhdukur në 26 mars, dyshohet se 42-vjeçari në Fier është vetëvarur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, pasi një trup i pajetë është gjetur në lagjen e Backillarave në Fier, në zonën e quajtur zona e tubove.

Bëhet me dije se trupi i pajetë është i 42-vjeçarit Julian Prifti, i cili është denoncuar i humbur që në datë 26 mars.

Mësohet se kanë qenë banorët e zonët të cilët kanë ndier erën e keqe që vinte nga trupi i dekompozuar dhe kanë njoftuar policinë.

Sipas raportimeve, personi ka qenë në depresion për shkak të kushteve shumë të vështira ekonomike, ishte në varfëri ekstreme dhe borxhe. Pranë trupit është gjetur edhe karta e identitetit të viktimës.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes janë gjendur tulla njëra mbi tjetrën, një pjesë e të cilave rrëzuar. Që këtu dalin edhe dyshimet se Julian Prifti mund të jetë vetëvarur, pasi kishte dhe një litar në grykë. Po sipas vëzhgimeve paraprake mbi kufomë janë gjetur gjurmë rreth fushës.

Njoftimi i sotëm i policisë:

Sot rreth orës 16:50, në lagjen “16 Prilli” , Fier, në një godinë të rrënuar, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit J. P., 42 vjeç, banues në Fier, i cili është larguar nga banesa më datë 26.03.2022.

Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë që Julian prifti ishte denoncuar i humbur nga ana e bashkëshortes së tij S.P 32-vjeçe në datë 26 mars në Policinë e Fierit.

Njoftimi i 26 Marsit:

Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasja S. P., 32 vjeçe, banuese në Fier, se bashkëshorti i saj, shtetasi J. P., 42 vjeç, është larguar nga banesa në datë 26.03.2022 dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 42-vjeçarit.

Lexo edhe :  Çmenduri/ Celtics mposhtin Heat në frymën e fundit dhe barazojnë serinë në “3-3” (VIDEO)

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Belerin! Detyrim paraqitje për Kokaveshin

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për masë më të lehtë siguri, duke lënë në fuqi...

BE i alokon Shqipërisë 72 milionë euro si pjesë të Paketës së Mbështetjes

Bashkimi Evropian i ka transferuar 72 milionë euro Qeverisë së Shqipërisë si pjesë e mbështetjes së BE-së për të përballuar pasojat socio-ekonomike të krizës...

Rama takohet me Vuçiç, diskutojnë për tensionet në veri

Situata në veri të Kosovës është një ndër temat kryesore në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) që po mbahet sot në...

Vrau 12 vite më parë Ilir Rexhepin, Mihal Toshi meret i pandehur, e tradhtoi ADN

Elton Qyno Mihal alias Mirgen Toshi, wshtw marw i pandehur pwr njw vrasje tw kryer 12 vite mw parw nw Elbasan. Ndaj Toshit wshtw ngritur akuza...

Inteligjenca artificiale që zbuloi një antibiotik të ri, në dy orë

Një AI i MIT gjeti mes 7000 ilaçeve të reja potenciale një antibiotik efektiv kundër Acinetobacter Baumannii, një superbakter spitalor. Një inteligjencë artificiale e zhvilluar...

Lajme të tjera

Web TV