Prokuroria kërkon burg për Ajas Sulejmanin, 39-vjeçari: Ja pse u largova

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burg për shoferin 39-vjeçar, Ajas Sulejmani, i cili përplasi në vizat e bardha çiftin Konomi dhe foshnjën e tyre tre muaj.

Sulejmani pretendon se nuk i kanë funksionuar frenat në momentin që semafori kaloi në të kuqe. Ai po ashtu ka deklaruar se ka qenë duke ecur me shpejtësi 40 km/orë.

Ndërkohë, ka thënë se pas ngjarjes është larguar pasi kishte në makinë vajzën e tij të vogël, dhe e ka dërguar atë në spital, ndërsa theksoi se ishte i traumatizuar.

Ndaj Sulejmanit rëndojnë akuzat për shkelje të rregullave të qarkullimit, drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe largim nga vendi i aksidentit.

 

 

Seanca për masën e sigurisë do të zhvillohet ditën e nesërme, ndërsa prokurorja e çështjes do të jetë Elfrida Bregova.

Të fundit

Kina sanksionon 22 kompani amerikane për shkak të Tajvanit

Kina ka sanksionuar 12 kompani amerikane të mbrojtjes dhe 10 udhëheqës kompanish për shkak të shitjes së armëve për...

David Dreshaj zbulon emrin e artistes së njohur që do të sjellë një super bashkëpunim!

Sot i ftuar në një emision televiziv  ka qenë artisti i njohur, David Dreshaj. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me fillimet...

Filmoi rastësisht rënien e kometës blu, videoja e portugezes bën xhiron e botës

Videoja e një vajze portugeze, Milena Refacho, e cila ka filmuar rastësisht një kometë në rënie që ndriçoi qiellin në disa pjesë të Spanjës...

Rinasi, me biletat ajrore më të lira në botë, 14.1 milionë do shiten këtë vit!

Nga Fatos Çoçoli  Faktin që Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka biletat më të lira në botë e zbulon gazeta e mirënjohur italiane “Corriere della Sera”,...

Drejtësia, ose me standardin e Dumanit, ose me standardin e Salianjit

Nga Mero Baze Për të kuptuar tanimë se SPAK ka vendosur autoritetin e tij dhe mbi pushtetin politik në Shqipëri, mjaftonte seanca e sotme dëgjimore...

Lajme të tjera

Web TV