Rama: SPAK të hetojë politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i ka bërë sërish thirrje SPAK që të hetojë politikanët, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Ndër të tjera theksoi se kushdo që ka të hapur llogari me drejtësinë, e ka të mbyllur derën e Partisë Socialiste.

“Në vijim të një diskutimi që është ngjallur nga qëndrimi im në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste lidhur me nevojën që SPAK të hetojë në mënyrë gjithëpërfshirëse korrupsionin e politikanëve, gjykatësve, prokurorëve të korruptuar. Disa e kanë quajtur presion mbi drejtësinë, disa frikë nga humbja e pushtetit. Pavarësisht interpretimeve, më e rëndësishmja është që ky diskutim të bëhet sepse SPAK, së shpejti mbush 3 vjet, vettingu dhe pak javë mbush 5 vjet.

Si dikush që për shkak të detyrës e ka udhëhequr politikisht, moralisht dhe vendosmërisht reformën në drejtësi, në emër të forcës politike që i ka dhënë kësaj reforme të gjithë fuqinë e mbështetjes së vet morale, politike, profesionale, që nga pikënisja dhe deri sot por edhe si njeriu që është sulmuar më shumë për këtë reformë, unë besoj se të drejtën në këtë moment që në njëfarë mënyre mbyll një cikël dhe hap një tjetër, të drejtën që ta ndajë me opinionin publik qëndrimin tim për punët e drejtësisë së re, nuk ma heq dot askush. E kemi treguar se për ne nuk ka të paprekshëm dhe cdokush në radhët tona që me drejtësinë ka një llogari të hapur, derën e kësaj partie e ka të mbyllur”, tha Edi Rama.

Të fundit

Momentet e fundit të Alma Arrazit, çfarë i tha kunatës pasi piu kafe me të?!

Prokuroria e Shkodrës në një njoftim zyrtar ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin Erdgys Arrazit, i cili është...

J.Lo sjell tendencën e thonjve që duhet ta provosh patjetër

Edhe pse Jennifer Lopez ishte veshur yll, këtë radhë vëmendja është tek thonjtë e saj! Pas kapërcimit të stinëve, nga e kuqja e ndezur...

Destinacioni i turistëve, Gramshi çel sezonin turistik! Qytetarët festë me këngë e valle

Bashkia e Gramshit çel sezonin turistik. Këngë, valle dhe gatime tradicionale janë organizuar në Liqenin e Dushkut, ku mijëra qytetarë kanë ardhur me familjen...

Orari më i mirë për të konsumuar darkën

Lufta për të mbajtur një peshë të shëndetshme rritet me moshën, pasi metabolizmi ynë ngadalësohet dhe gjërat duket se nuk funksionojnë si më parë....

Tirana nis përgatitjet për “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”

Tirana ka nisur përgatitjet për vitin 2025, kur bashkë me Aleksandrinë, do të mbajë titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”. Kryetari i Bashkisë së...

Lajme të tjera

Web TV