Pasojat e taksimit të profesioneve të lira ndryshe nga pjesa tjetër e profesioneve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduart Gjokutaj

Analiza e reformës tatimore mund të ndahet konceptualisht në dy pjesë të dallueshme: – si ndikojnë ndryshimet tatimore në zgjedhjet individuale ose të bizneseve në lidhje me nivelin e punës, kursimeve dhe investimeve, dhe – si ndikojnë ndryshimet në shpërndarjen e një aktiviteti të tillë nëpër sektorë të ekonomisë.

-Së pari, reforma tatimore mund të rrisë madhësinë e përgjithshme të ekonomisë. Nëse mendohet mirë dhe me një ndryshim të pranuar nga shumica e palëve të interesit, reforma e vendos ekonominë në një rrugë të re rritjeje pa synuar më tej ndryshime vit pas viti duke bërë arnime dhe qepje fiskale për të sistemuar difektet e nxitimeve dhe administrimit të dobët.

-Së dyti, shpesh ka një shkëmbim ndërmjet rritjes dhe progresivitetit në atë model. Megjithatë, puna më e fundit ka nxjerrë në pah rolin e pasigurisë në reformën tatimore, duke vënë në dukje se një sistem progresiv i tatimit mbi të ardhurat jep siguri kundër të ardhurave të luhatshme duke e bërë ndryshimin në përqindje të të ardhurave pas tatimit më pak se ndryshimin në përqindje në të ardhurat para tatimit. Por, çfarë mendojnë profesionistët që tashmë ndodhen përpara kësaj politike diskriminuese? Pano Adashi, 56 vjeç, një analist biznesi IT që punon për një grup të madh biznesesh shërbimi, u shkëput nga shoqëria ku punonte dhe filloi të kryente shërbimet mbi bazë kontraktore dy vite më parë. Vendimin e mori pasi u ionformua se biznesi i tij nuk do të kishte tatim fitimi dhe TVSH për një xhiro që ishte larg asaj që ai mund të faturonte brenda vitit. Atij i pëlqen fleksibiliteti i karrierës së tij të re dhe e ka të qartë se “nuk do të vazhdonte kurrë më si punonjës firme, por si një profesionist i pavarur përhershëm”.

Por statusi i tij si kontraktues i vetëpunësuar mund t’i hiqet tashmë, për shkak të ndryshimeve të gjera në një ligj kompleks tatimor të justifikuar me reformimin e ligjit të tatimit mbi të ardhurat personale. Ky ndryshim do të prek vetëm profesionet e lira që japin shërbime, ndërsa disa porfesione të tjera që prodhojnë, tregtojnë, transportojnë apo nuk bëjnë shërbime do të jenë njësoj të përjashtuar si edhe më përpara. Kjo për të nuk ka asnjë logjikë, por edhe e kufizon në të drejtën e tij për të kryer biznesin ashtu si e mendon, vetëm për arsye se disa profesionistë të pavarur duhet të konsiderohen si të vetëpunësuar që u shmangen taksave dhe pjesa tjetër e profesioneve si të vetëpunësuar, përfshirë dhe bizneset e mesme dhe të mëdha konsiderohen se nuk u shmangen taksave. Reforma do të ketë pasoja serioze për qindra mijëra kontraktorë, me punësuesit që do të përballen me kosto potencialisht më të larta dhe disa punëtorë që kërkojnë shkurtime të konsiderueshme të të ardhurave të tyre, si dhe një barrë shtesë administrative për të dyja. Z. Adashi, për shembull, ka frikë se mund të pësojë një ulje të mundshme të shpenzimeve të tij, për arsye të mospërballimit të tatimit të ardhshëm, të cilin nuk e kishte planifikuar në punën e tij, si dhe pasigurisë  për të ardhmen e tij. “Ka kaq shumë pasiguri përreth, kontraktorët nuk e dinë vërtet se çfarë do të bëjnë klientët tanë,” – thotë ai. “Shumë nga klientët me të vërtetë nuk i kuptojnë rregullat.” Nëse ai do të klasifikohej si i punësuar, ai beson se ka tre opsione: – të provojë një formë tjetër regjistrimi si biznes, – të punojë sa të mundet si informal, ose – të largohet jashtë vendit, asnjë nga të cilat ai nuk dëshiron të bëjë. Ndërsa firmat dhe kontraktorët fillojnë të përballen me skenarët e pakëndshëm të krijuar nga reforma e afërt tatimore, ne të ALTAX shikojmë pasojat e ndryshimeve të rregullave dhe mënyrën se si profesionistë të pavarur dhe klientët e tyre mund të lundrojnë në sfida të rrezikshme për pak kohë në të ardhmen e tyre.

-Së pari, e gjitha kjo do të shkaktojë pasiguri dhe kaos në strukturat e bineseve. Kjo mungesë përgjegjshmërie për tatimpaguesit do përkthehet në humbje të mëtejshme të besimit te sistemi dhe ndjeshmëria e qeverisë në trajtimin e barabartë të tatimpoaguesve, në zbatimin e taksave neutrale dhe të një sistemi që bazohet te drejtësia tatimroe. E gjithë kjo politikë e re do të ndikojë direkt në uljen e pajtueshmërisë fiskale duke u kosnderuar si  një zhvlerësim i politikës për lehtësim të biznesit.

-Së dyti, kjo nismë e re ndikon në humbjen e besimit ndaj nismave të qeverisë për lehtësimin e biznesit nga taksat, duke marrë shkas nga mungesa e seriozitetit dhe përgjegjshmërisë në hartimin e politikave fiskale në dëm të bizneseve të caktuara

Lexo edhe :  I shkaktoi humbje prej 9,5 milionë euro, David Beckham padit aktorin e famshëm

-Së treti, forcon me tej kapacitetet e korrupsionit

-Së katërti, nisma ka ndikim negativ të drejtpërdrejtë ndaj pjesës më vitale të sektorit te shërbimeve duke ndikuar edhe në tkurrje të 12-14 përqind të ekonomisë për bizneset e vogla duke lënë hapësira për tu shfrytëzuar nga biozneset e mëdha.

-Së pesti, kjo politikë është në shkelje të Kushtetutës duke bërë diferencim dhe diskrimin përpara ligjit të një kategorie të caktuar të qytetarëve duke favorizon një profesion/sektor dhe duke trajtuar ndryshe një profesion/sektor tjetër.

-Së gjashti, kjo mënyrë e re e propozuar për taksimin e profesioneve të lira prish parimet dhe është në kundërshtim me taksimin e ndershëm, që kush fiton më shumë paguan më shumë, pasi në fakt edhe pse ky parim ende nuk ka ndodhur, por me këtë qasje të re do të krijojë edhe më shumë shmangie të tjera. Ndryshimet për përjashtimin e bizneseve të vogla nga tatimi mbi fitimin e thjeshtuar dhe nga TVSH nuk u kërkuan nga biznesi, por i bëri fakt të kryer mazhoranca aktuale pak muaj përpara zgjedhjeve të vitit 2021. Kjo politikë e ndërmarrë dhe e njoftuar nga Kryeministri Rama si “një masë shumë agresive mbështetje, e cila është unikale në rajonin tonë dhe përkon me zotimin për ta mbështetur çdokënd që krijon punë për vete dhe për familje, krijon punë edhe për të tjerët dhe që bëhet pjesë e komunitetit të biznesit të vogël” tashmë mund të konsiderohet si e gabuar dhe e nxituar, pasi ka krijuar elementë për t’ju shmangur tatimit mbi të ardhurat personale. Pra, nisma pa taksa që u deklarua si unikale në gjithë rajonin, paska qenë një nismë politike e pastudiuar si duhet dhe vetëm për periudhën parazgjedhore. Nuk kanë kaluar më shumë se 242 ditë nga qeveria Rama 3 dhe tashmë  një pjesë e sektorit të shërbimeve, të regjistruar si profesionsitë kondiserohen si e keqja e sistemit fiskal në Shqipëri. Ulja e numrit të bizneseve qe u hap si pasoje e uljes se taksave duket se ishte nje flluske statistikore dhe jo nje rritje e qendrueshme e biznesit dhe ekonomise duke treguar se kemi nje ekonomi jo dinamike. Në fakt, gjithë komuniteti i profesionistëve të lirë, pasi pranuan taksimin mbi dypunësimin, edhe pse ishte jashtë kornizave të punës bazuar mbi kontratë sipas Kodit të punës tashmë po synohen të taksohen njësoj sikur të jenë punonjës në një biznes, por pronari i tyre i ri do të jetë qeveria dhe jo ai që ata kishin më përpara. Të gjithë këta profesionistë të lirë janë pjesa që i ka mbetur vendit nga gjallëria e punës intelektuale dhe profesionale. Këta janë kontraktorë që punojnë në një mënyrë shumë të ngjashme me punonjësit tradicionalë, por për shkak se ata faturojnë shërbimet e tyre nëpërmjet një aktiviteti të kufizuar, fitojnë një avantazh duke paguar taksa më të ulëta deri më sot duke mos paguar taksat e punësimit.

Në këtë kontekst, Mbretëria e Bashkuar para disa vitesh aplikoi një skemë të ngjashme, por me një kontekst tërësisht britanik, ku ligji zbatohet prej shekujsh dhe biznesi është realisht i shenjtë në të drejtën e tij. Pra, ngjashmëria është vetëm pjesë të caktuara të skemës. Bizneset profesionale dhe grupet tregtare të biznesit tashmë duket se kanë një reagim të menjëhershëm dhe do t’i kërkojnë qeverisë të rimendojë ndryshimet, duke paralajmëruar se ato do të përfshijnë punëtorë dhe kompani në mosmarrëveshje dhe rëndim të mabjentit të të bërit biznes realisht të panevojshme në këtë periudhë të ngarkuar me shumë të panjohura dhe vështirësi të tregut. Befasia në ndryshimin e politikës tatimore, së bashku me kuptimin e dobët të rregullave shumë komplekse që po ndryshojnë e modifikohen shumë më shpesh se përpara, rrezikon që shumë njerëz të vërtetë, të vetëpunësuar të klasifikohen si të punësuar, por me një dakortësi që do të refuzojë zbatimin e plotë të ligjit të ndryshuar. Ndërkohë, ky ndryshim i nxituar nuk u jep bizneseve të shërbimeve kohë të mjaftueshme për të planifikuar për shkak të pengesave që do të krijojnë udhëzimet e qeverisë. Bizneset e mëdha janë të paprekura nga gjithë kjo politikë, pasi ata kanë vite që përfitojnë shumë benefite fiskale dhe nuk kanë qenë asnjëherë objekt i ndryshimeve që kanë ndikuar kaq hapur dhe fort në vendimarrjet për të bërë biznes. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që zyrtarët e financave apo të tatimeve të thonë që e kemi ne fajin. Gjithmonë faji mbetet te biznesi dhe takspaguesit e “pabindur”.

Të fundit

Shqiptarët, pse po thithin karbon e po hanë plastikë

Nga Leonard Veizi Janë më shumë se tetë miliard njerëz që jetojnë në planetin Tokë, por sillen me të sikur...

Rama-Bardhi “çoroditje” në SPAK, as denoncim, as hetim

Prokuroria e Posaçme (SPAK) vendosi dje të mos regjistrojë padinë për shpifje të Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit kundër kreut të Grupit Parlamentar të...

Gjobë kush nuk voton

Në propozimet e grupimit të opozitës për ndryshimin e Kodit Zgjedhor aktual, është edhe pika e “votimit të detyruar”. Ndonëse nuk përcaktohet masa ndëshkuese,...

Horoskopi për ditën e sotme, ja çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në vendin e punës. Tregohuni sa më të sigurtë në veten...

Lajme të tjera

Web TV