Pamje prekëse nga Kharkivi/ Maturantët para shkollës së rrënuar dhe valsi i fundit…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maturat e shkollave, qoftë për atë filloret apo të mesmet, në përgjithësi janë një nga ditët më të lumtur tek të rinjtë.

Megjithatë, në kohën kur Ukraina është në luftë, të rinjtë në këtë shtet përfundimin e vitit shkollor nuk e kanë festuar siç e do tradita.

Një prej qyteteve që ka përjetuar dëme të mëdha materiale si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme është Kharkivi, ku përveç objekteve të rrënuara e kanë pësuar me jetë dhe shumë civilë. E një prej objekteve të shumta është edhe shkolla që u godit rëndë nga bombat ruse. Vetëm tri ditë pas fillimit të agresionit, rreth 30 ushtarë rusë u futën në shkollë dhe më vonë atë e rimorën nën kontroll ushtarët ukrainas.

E fundi i vitit shkollor, po i pret maturantët jashtë bankave shkollore duke marrë parasysh se objekti është rrënuar plotësisht. Para shkollës, nxënësit vallëzuan valsin që është bërë një vallëzim tradicional i të gjithë maturantëve në Ukrainë.

“Në shkollat e Ukrainës, maturantët tradicionalisht vallëzojnë valsin pranë shkollës, derisa zilja e shkollës dëgjohet për herë të fundit. Kjo traditë është ndërprerë këtë vit për shkak të luftës”, shkruan e përditshmja ukrainase Pravda.

Përveç valsit, disa prej maturanteve janë shfaqur para shkollës në fustane elegantë duke dërguar mesazh se pavarësisht luftës, jeta në këtë qytet nuk guxon të ndalet.

Të fundit

Shqiptarët, pse po thithin karbon e po hanë plastikë

Nga Leonard Veizi Janë më shumë se tetë miliard njerëz që jetojnë në planetin Tokë, por sillen me të sikur...

Rama-Bardhi “çoroditje” në SPAK, as denoncim, as hetim

Prokuroria e Posaçme (SPAK) vendosi dje të mos regjistrojë padinë për shpifje të Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit kundër kreut të Grupit Parlamentar të...

Gjobë kush nuk voton

Në propozimet e grupimit të opozitës për ndryshimin e Kodit Zgjedhor aktual, është edhe pika e “votimit të detyruar”. Ndonëse nuk përcaktohet masa ndëshkuese,...

Horoskopi për ditën e sotme, ja çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në vendin e punës. Tregohuni sa më të sigurtë në veten...

Lajme të tjera

Web TV