Rrëzohet avioni ushtarak amerikan, ndërrojnë jetë 5 marinsa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pesë marinsa amerikanë humbën jetën kur avioni i tyre ushtarak Osprey u rrëzua në Kaliforninë Jugore gjatë një misioni stërvitor, tha Korpusi i Marinsave në një deklaratë.

Pesë marinsat ishin në një avion Osprey MV-22B kur ai u rrëzua në veri të kufirit meksikan në Kaliforni të mërkurën.

“Jemi thellësisht të trishtuar për humbjen e marinsave tanë në këtë fatkeqësi tragjike,” tha gjeneralmajori Bradford Gering. “Zemrat tona janë me familjet dhe miqtë e tyre që përballen me këtë tragjedi.”

Emrat dhe moshat e marinsave nuk u publikuan.

Avioni Osprey, i cili mund të ngrihet dhe të ulet si një helikopter dhe të fluturojë si një avion konvencional me krahë, ishte i dislokuar në Stacionin Ajror të Trupave Detare në Kampin Pendleton rreth 225 km në perëndim të Glamisit ku ndodhi incidenti.

Sarah Marshall, një zëdhënëse e divizionit të këtyre avionëve tha se nuk kishte materiale bërthamore në bord, sipas gazetës Los Angeles Times.

Të fundit

Taksistët paralajmërojnë grevë kombëtare 48 orëshe

Sindikatat e taksistëve në Itali ka thirrur një grevë të re kombëtare, e cila do të zgjasë 48 orë,...

Rama për ‘Financial Times’: Marrëveshja me Italinë për migrantët një rast 100% unik

Marrëveshja e Shqipërisë me Italinë për migrantët është unike, pavarësisht interesit nga qeveritë e tjera, deklaroi kryeministri Edi Rama duke shuar shpresat e disa...

U përjashtua 15 vite nga drejtësia,Alfred Balla letër Qeverisë së Prokurorëve: Më dëgjoni

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla u ka dërguar këtë të hënë një letë anëtarëve të këtij institucioni, duke u kërkuar...

Aksidenti në punë, reagon menjëherë Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar menjëherë lidhur me 5 rastet e aksidenteve në vendin e punës që janë regjistruar këtë muaj. Në...

Dikur taksist e kamarier, sot analist taksash në Ministrinë e Teksasit

Orges Lleshaj, shqiptaria i cili prej më shumë se një dekade jeton dhe punon në SHBA, ishte i ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”...

Lajme të tjera

Web TV