Kryebashkiaku i Lyonit: Dëshiroj të vizitoj Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mentor HOXHA, Francë

Fundjava tradicionale në Lyon të Francës bashkoi së bashku 53 vende nga e gjithë bota, të cilat hapën stendat e tyre konsullore në Place Belleceur (Sheshi Bellkur) për të prezantuar kulturën e tyre në Les Fétes Consulaires 2022 (Festat Konsullore 2022). Ky manifestim i përvitshëm kulturor mbi 20 vjeçar në qytetin e tretë më të madh në Francës rifilloi pas një anulimi dy vjeçar përshkak të krizës shëndetësore të Covid-19 që mori mijra jetë në Francë dhe miliona në botë. Objektivi për vizitorët është zbulimi i vendeve të botës. Manifestimet këtë vit u zhvilluan nga 6 deri në 10 qershor duke kulmuar më 11 dhe 12 qershor, kur hapën stendat e tyre në Place Belleceur (Lyon 2) dhe pritën mijra vizitorë, të cilëve u prezantuan kulturën e vendeve të tyre. Ishte një fundjavë plot atmosferë, plot ngjyra, gëzim, diskutime dhe aktivitete të shumta që konsullatat dhe shoqatat dhanë për 30 mijë vizitorët: parada me kostume tradicionale, këngë dhe instrumente, demostrime vallëzimi, degustime, ekspozita artistësh, kërcime në skenë etj. Në këtë festival të madh konsullor në kryeqytetin e Galisë morën pjesë 53 shtete: Shqipëria, Algjeria, Armenia, Austria, Belgjika, Burma, Brazili, Burkina Faso, Kamboxhia, Kina, Bregu i Fildishtë, Korea, Kroacia, Danimarka, Ekuador, Spanja, Estonia, Etiopi, Finlandë, Gabon, Guatemalë, Hungari, Irlandë, Japoni, Kosovë, Laos, Letoni, Luksemburg, Mali, Malta, Marok, Moldavi, Nikaragua, Niger; Pakistan, Peru, Filipne, Poloni, Portugali, Republika Domenikane, Republika Çeke, Rumani, Senegal, Seychelles, Slloveni, Suedi, Zvicër, Çad, Tajlandë, Tunizi, Turqi, Ukrainë dhe Vietnam. Rusia dhe Bjellorusia të pranishme në festat e kaluara nuk ishin prezentë përshkak të Luftës në Ukrainë. Këto festa e veshën Lyonin me ngjyrat e 53 shteteve duke i dhënë një pamje fantastike dhe një atmosferë të jashtëzakonshme festive. Festa konsullore në Lyon është festë e përvitshme që organizohet nga Metropoli dhe Bashkia e Lyonit, bashkia më e madhe në Francë pas Bashkisë së Parisit dhe Marsejës. Të lindura 21 vjet më parë, festivalet konsullore organizohen çdo vit dhe tërheqin rreth 20 mijë vizitorë për edicion. Objektivi: të kremtohet dinamizimi i trupës konsullore të Lionit, i cili, me 66 konsullata, është një nga më të mëdhatë në Francë.

Këto manifestime kulturore lejojnë çdo vit mijra njerëz të zbulojnë për një fundjavë, diversitetin dhe dinamizmin e madh të konsullatave dhe komuniteteve të huaja të pranishme në territorin e Lyonit. Ky festival unik në Francë, promovon dhe nderon ndërkombëtarët e Lyonit nëpërmjet prezantimit nga konsujt e vendeve përkatëse. Historia dhe pozicioni gjeografik i Lyonit kanë favorizuar gjithmonë hapjen e këtij qyteti të madh ndaj botës. Shumllojshmëria e komuniteve që ky qytet strehon, kontribuon sot në dinamizmin  e tij ekonomik, akademik, kulturor dhe shoqëror. Shqiptarët e Lyonit përbëjnë komunitetin më të madh shqiptar në Francë. Ata punojnë në arsim, shëndetësi, administradë, ndërtim etj. Në programin për 11 dhe 12 qershor shumë vende ofruan rreth 30 ngjarje falas në skenën qendrore, Place Belleceur, si dhe u zhvilluan 20 shëtitje festive në fshat: koncerti i zemrës ukrainase Doudarky te Villeurbane, performanca e vallëzimit tradicional kamboxhiane, shfaqje flamenko, vallëzime popullore turke dhe irlandeze, ode me veshje tradicionale nga Burkina Faso, Armenia, Kina dhe shumë shfaqje të tjera. Në festat konsullore parardhëse kanë qenë të paranishme edhe kostumet popullore dhe muzika e vallja shqiptare nga grupi artistik Shota, por këtë vit mungoi një performancë e tillë nga Shqipëria e Kosova.

Në stendën konsullore të Shqipërisë dhe Kosovës vizitor Special ishte Kryetari i Bashkisë së Lyonit, Z. Gregory Doucet. Ai vizitoi stendat shqiptare në mesditën e së shtunës ku u prit nga Konsulli i Nderit të Shqipërisë Z. Denis Di Leonardo (konsull nderi që nga viti 2008) dhe nga Kryetarja e Shoqatës Shqiptare “Iliria” në Lyon, Znj. Rina Çela-Grasset. Numri një i Lyonit falënderoi organizatorët e stendës konsullore shqiptare dhe kosovare dhe shprehu dëshirën për të shkuar në Shqipëri. Ai tha se gjatë një aktiviteti ka takuar Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj dhe ka marrë një ftesë nga kryebashkiaku i Tiranës. Gregory Doucet u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Lyonit më 4 korrik 2020 duke marrë 51 vota nga 73. Ai pasoi politikanin e njohur Gerard Collomb, ish ministër Brendshëm (2017-2018) dhe senator i Francës (1999-2017, 2018). Doucet është edhe Kryetar i Partisë EELV-së së Lyonit. Karrierën politike e nisi më 2007 kur u angazhua me Partinë e të Gjelbërve LV (2007-2010) dhe Ecologye Les Verts (EELV, që nga viti 2010). Listat që ai udhëhoqi fituan zgjedhjet komunale 2020 në Lyon, duke marrë 52.4 % të votave në raundin e dytë. Është 48 vjeç. Lindi më 22 gusht 1973 në Paris dhe u rrit në Les Ulis (Essone). Është baba i katër fëmijëve. I diplomuar në ESC Rouen. Si student mbajti postin e Presidentit të Grupit Kombëtar të Studentëve për Edukimin e Personave të burgosur. Më pas punoi disa shoqata humanitare në Filipine (2002-2006) dhe Nepal (2006-2008). Pas kthimit në Francë  iu bashkua Handicap International në 2009 në Lyon, si menaxher operacionesh në Afrikën Perëndimore, gjë që e bëri atë të vendoset në Lyon.

Lexo edhe :  Ja pse stresi bën që të shtoni peshë

RINA ÇELA-GRASSET: MIJRA VIZITORË NË STENDAT SHQIPTARE

Gjatë vizitës në stendën konsullore të Shqipërisë dhe të Kosovës, unë vura re një pjesëmarrje dhe një interesim të jashtëzakonshëm nga vizitorë të shumtë. Brenda stendave ka revista dhe guida turistike në frëngjisht për Shqipërinë dhe Kosovës, fotografi nga vendet turistike dhe punime artistike me motive shqiptare nga piktori me banim në Lyon, Klement Sina. Stendat Konsullore të Shqipërisë dhe Kosovës janë përgatitur nga Association Albanaise “Iliria” (Shoqata Shqiptare) me kryetare Znj. Rina Çela-Grasset, shkrimtare dhe përkthyese, e cila prej vitesh banon dhe punon në Lyon. Gjatë intervistës me të për gazetën “Fjala”, Rina ndër të tjera thotë: “Në stendat konsullore të Shqipërisë  dhe Kosovës ne prezantuan kulturën shqiptare, pritëm vizitorë, sipërmarrës, biznesmenë dhe operatorë turistikë, të cilëve u ofruam guida turistike dhe u dhamë informacion mbi vendet historike dhe kulturore në Shqipëri dhe Kosovë”. Ajo ka një falënderim të madh për organizatorët kryesorë të stendave konsullore shqiptare: Abaz Pllana, Fehmi Pllakiqi, Avni Bilali dhe Ramadan Bozhlani, prozator dhe poet. Për dy ditë me radhë këta pritën me buzëqeshje dhe pa u lodhur mijra vizitorë duke i informuar për Shqipërinë dhe Kosovën.

NJË VIZITË MBRESLËNËSE NË STENDËN KONSULLORE TË KOSOVËS

Në Festën Konsullore të Kosovës mori pjesë edhe ambasadori i Kosovë në Francë Z. Mehdi Halimi. Ai është ambasador që nga shtatori i vitit viti 2021, duke pasuar Z. Qëndrim Gashi. Halimi ishte diplomati më i lartë shqiptar në stendën e Kosovës dhe të Shqipërisë dhe u tregua një xhentelmen i vërtetë gjatë gjithë manifestimit konsullor. Republika e Shqipërisë u përfaqësua vetëm nga konsulli i Nderit të Shqipërisë, Denis Di Leonardo, post që e mban nga viti 2008. Gjatë bisedës me ambasadorin e Kosovës, shkëmbyem mendime rreth ecurisë së festës, si dhe e ramë dakord për të zhvilluar një intervistë exluzive në ditët e ardhshme. Ai ka lindur më 1971. Është doktoruar në Gjuhësi në Universitetin e Parisit (2001). Ka qenë profesor asistent (2003-2013) dhe profesor i Asocuar (2012- shtator 2021) në Universitetin e Prishtinës në Departamentin e gjuhës frënge të Fakultetit të Filologjisë, përgjegjës në sektorin vizave attache de presse në Ambasadën e Francës në Kosovë ((2007-2010), përkthyes dhe interpret në Gjykata e Shoqata në Paris dhe Lille (1998-1999) dhe mësimdhënës i gjuhës frënge te shkolla e mesme e “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë  (1994-1998). Ka përkthyer tre libra. Ka një diplomë: Profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Frënge (1994) dhe një diplomë të Magjistraturës -Gjuhësi (2000) nga Universiteti i Prishtinës dhe një doktoratë në Gjuhësi nga Universiteti i Paris -Inalco (2001). Flet frëngjisht, anglisht dhe serbokroatisht.

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV