Kremi kundër diellit: Jeni të sigurt që po e përdorni siç duhet?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A është më mirë ta vendosni kremin para apo pas banjës së diellit? Nëse dielli fshihet pas reve, a është akoma i nevojshëm kremi i diellit? Nëse keni ruajtur një produkt të vitit të kaluar, a mund ta përdorin sërisht apo është më mirë ta zëvendësoni? Le të përpiqemi të bëjmë pak qartësi, për të shijuar ditën tonë me diell në maksimum, duke minimizuar dëmtimin e lëkurës.

FAKTORËT E MBROJTJES: Sa më shumë që lëkura jonë i përket një fototipi të lehtë, aq më i lartë duhet të jetë faktori i zgjedhur i mbrojtjes nga dielli. Teksa lëkura fillon të nxihet, mund të kaloni në faktorë më të ulët të mbrojtjes, por pa i braktisur kurrë plotësisht edhe në fund të nxierjes. Është mirë të mbajmë një mbrojtje të lartë në pikat kritike, nëse kemi, si nishanet, plagët apo pjesët ku lëkura tenton të njolloset.

KREMI I VITIT TË FUNDIT: Në fillim të çdo vere lind pyetja: a mund të përdoren kremërat diellor të mbetura nga sezoni i kaluar apo është më mirë t’i zëvendësoni? Përgjigja, në shumë raste, është e thjeshtë: thjesht kontrolloni nëse shishja ka datën e skadencës, e cila tani raportohet në shumicën e pakove. Nëse kremi nuk ka skaduar, gjithçka është në rregull, nëse jemi përtej afatit, është më mirë ta zëvendësojmë atë.

SI DHE KUR DUHET APLIKUAR KREMI DIELLIT: Kremi i diellit duhet të aplikohet gjysmë ore para se të shkoni në plazh, në mënyrë që të ketë kohë të depërtojë thellë në lëkurë përpara se të fillojë banja me diell. Sasia e duhur, në varësi të konsistencës së produktit, është rreth tre deri në pesë centimetra krem për çdo zonë të trupit. Duhet të aplikohet me një masazh të mirë, pas së cilës lëkura duhet të jetë e hidratuar mirë, e butë dhe pak me shkëlqim, pa yndyrë.

Lexo edhe :  Cher tregon arsyen pse del me djem më të rinj, s’është ajo që mendoni

MUND TË MERRNI RREZE NËSE KENI APLIKUAR KREM DIELLI: Fakti i përdorimit të një kremi kundër diellit nuk e pengon aspak nxirjen, thjesht zgjat kohën në të cilën mund të ekspozoheni në diell pa u djegur.

GABIMET E ZAKONSHME: Ka situata që priremi t’i nënvlerësojmë, por që mund të rezervojnë surpriza të pakëndshm, ja disa prej tyre.
Një ditë me re kërkon pothuajse të njëjtin kujdes si një ditë me diell. Rrezet UV, në fakt, kalojnë nëpër mbulesën e reve dhe gjithsesi arrijnë tek ne.
E njëjta vëmendje edhe për strehën e dukshme të ofruar nga çadrat: në këtë rast, rrezet ultraviolet reflektohen nga rëra dhe mund të na djegin. Nëse përjetojmë ndjesinë e “shtrëngimit” të lëkurës, atëherë nuk mjafton të tërhiqemi nën ombrellën e diellit, por duhet të veshim një veshje që mbulon pjesët e skuqura, si një bluzë ose një këmishë me mëngë, mundësisht të një pëlhurë jo shumë e hollë.
Make-up në diell, është më mirë të përdorni produkte që përmbajnë krem kundër diellit dhe të krijuara posaçërisht për plazh, duhet të aplikoni kremin kundër diellit, të prisni që ai të depërtojë në mënyrë perfekte dhe më pas të bëni make-up.
Mos përdorni kurrë një hidratues të thjeshtë në vend të një kremi kundër diellit, hidratimi i thjeshtë nuk mjafton, keni nevojë për një filtër mbrojtës. Hidratuesi do të jetë i përsosur si pas diellit në fund të ditës.

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV