U vra me plumb në kokë/ Del përgjigja e ADN-së, trupi i dekompozuar i përket…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

ADN-ja zbulon të vërtetën, trupi që u gjet i dekompozuar në Malin e Gramozit në vendin e quajtur ‘Hau i Kreshoves’ nga dy barinj të rastit i përket shtetasit Sherif Mukaj 29-vjeçarin. I riu nga fshati Starje rezultonte i zhdukur prej 1 nëntorit.

Pavarësisht se nga policia pritej edhe një rikonfirmim me anë të ADN-së, në vendngjarje u gjeten mjaftueshëm prova që i përkisnin këtij shtetasi.

Sipas policisë nga këqyrja e skeletit në pjesën e kafkës është konstatuar një vrimë tejshpuese që dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit ndërkohë që në cilësinë e provës materiale në pyll bashkë me kufomën u gjetën dhe u sekuestruan një xhup, brenda të cilit kishte një aparat celular dhe një palë çelësa shtëpie që korrespondonin pikërisht me derën e shtëpisë se Mukajt.

Tashmë për policinë nuk ka më dyshime që trupi është i 29-vjeçarit Sherif Mukaj, ndërsa familjarët kanë tërhequr dhe kanë varrosur mbetjet kockore të 29-vjecarit, vrasje e cila deri tani mbetet e pazbuluar nga policia ndërsa pista kryesore ku po hetohet është pikërisht pazaret e drogës.

Të fundit

Manchester City triumfon pastër ndaj Tottenhamit, titulli vendoset në javën e fundjt

Masnchester City, me një dorë në titullin kampion të radhës në Premier League. Citizens mposhtën 0-2 Tottenhamin në transfertë,...

Studim: Ilaçi për humbje peshe mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër me 20%

Një injeksion për humbje peshe mund të zvogëlojë rrezikun e sulmeve në zemër me 20%. Personat që morën medikamentin semaglutide kishin një rrezik 20%...

Nuk kryenin detyrën sipas kontratës, merren masa ndaj dy mjekëve toksikologë

Dy toksikologët e Klinikës së Biokimisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Pëllumb Islami dhe Demush Bajraktari, do të zhvendosen prej aty, pas raportimit...

Takimi Putin-Xi/ Lufta në Ukrainë në qendër të bisedimeve mes dy liderëve

Gjatë vizitës së presidentit rus në Kinë (16-17 maj), Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime me homologun e tij kinez Xi Jinping mbi bashkëpunimin...

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 3 anëtarët e familjes

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në “Rrugën e Kombit” në afërsi të degëzimit të Rrëshenit. Një automjet tip “Fuoristradë” është batuar teksa ka...

Lajme të tjera

Web TV