Inceneratorët/ Vangjeli: “Emra që i njeh e gjithë Tirana, do të tronditen pushtetet”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Lorenc Vangjeli ka folur lidhur me skandalin e evazionit fiskal të 24 kompanive me Inceneratorët. Sipas tij, krijimi i kompanive anonime është mënyra më e mirë e evazionit fiskal. Vangjeli mes të tjerash shton se administrata ka filluar të ketë frikë nga provat që po dalin.

“Në Tiranë ka filluar të ketë frikë tek zyrtarët e lartë për të firmosur. Denoncimi i radhës ka nisur para 5-6 vitesh. Disa nga këto skema janë goditur por edhe kanë vazhduar. Koha nuk është për ta fshirë. Kam besimin që ka ardhur koha për ndëshkim. Administrata ka filluar të ketë frikë nga provat që po dalin. Drejtësia nuk reagon me shpejtësinë që duam ne. Dyshimi është larg nga të qenit i provuar. Për sa kohë nuk e provon një gjë të tillë ai është i pafajshëm.” tha Vangjeli.

Ndërkohë ai ka paralajmëruar edhe një aferë tjetër të madhe, që sipas tij  ka pasur një hetim në 2014. Sipas tij janë disa emra që i njohin të gjithë në Tiranë nga bota e biznesit. Sipas tij afera është më e madhe se Inceneratorët.

“Do ballafaqohemi me emra të tjerë. Që në 2014, ka qenë një hetim, janë emra që i njohim të gjithë në Tiranë. Aktualisht janë pjesë e biznesit. Nuk e di sa do ndodhë një gjë e tillë. Ndoshta do të jetë edhe më e madhe se zhurma e Inceneratorëve. Por kush pushtet do tronditet? Ka disa lloje pushtetesh. Ka një pushte moral, ka pushtet të votuar. Ka dhe pushtet xhepi dhe në Tiranë ka kohë se xhepat janë bërë të thellë. Janë të ndërlidhura me njëri tjetrin pushtet që do tronditeshin.” tha Vangjeli.

Të fundit

U vra sot me armë zjarri, efektivi Novruz Cenalia ishte martuar para një muaji

Një detaj prekës mësohet për Novruz Cenalian, efektivin e forcave “Shqiponja”, që u vra me armë në mes të...

Richard Orlinski në Tiranë/ Veprat e skulptorit të njohur çelin javën franceze në Tiranë

Veprat e skulptorit të njohur francez Richard Orlinski kanë ardhur në Tiranë dhe janë ekspozuar përpara Piramidës. Me këtë ekspozitë hapet java kulturore franceze në...

Dëshmia në SPAK/ Bardhi kërkon ndryshim të datës, zbulohet arsyeja

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ka dërguar në Prokurorinë e Posaçme një shkresë me anë të së cilës kërkon që marrja në...

Vrasja e efektivit në Fier, gazetari zbardh detaje të reja: Autorin e gënjen mendja

Gazetari Artan Hoxha ka folur për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në Fier, ku ka mbetur i vrarë shtetasi N.C, efektiv policie. I...

Së shpejti baba, Ermal Meta zbulon emrin e vajzës!

Këngëtari i njohur Ermal Meta së shpejti do të bëhet baba dhe në një intervistë që ka dhënë së fundmi për “Verissimo”, ka zbuluar...

Lajme të tjera

Web TV