Masakra me 19 nxënës dhe 2 mësues të vdekur, kamerat e sigurisë nxjerrin zbuluar policët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pamje të publikuara së fundmi nga kamerat e sigurisë së shkollës së Uvalde tregonin sot se policia kishte pritur më shumë se një orë para se të ndërhynte ndaj vrasësit masiv që ishte duke mbushur me plumba klasat me fëmijë të pafajshëm.

Në pamje shihet 18-vjeçari Salvador Ramos, që përplas makinën e tij jashtë shkollës Robb Elementary mëngjesin e 24 majit, para se të futet në ndërtesë me automatikun e tij AR-15 dhe të qëllojë për vdekje 19 nxënës dhe dy mësues.

Një mësues dëgjohet ndërkohë që merr shërbimet e emergjencës, duke thënë: “Fëmijët po vapojnë, oh Zot, qëndroni ulur, qëndroni në klasat tuaja”.

Më pas shihet një djalë i vogël që shikon Ramos dhe largohet me vrap, në dukje i palënduar.

Pamjet e rënda u shpërndanë nga rrjeti Austin-American Statesman, dhe tregojnë vrasësin që qëllon ndaj klasave ndërsa fëmijët dhe mësuesit dëgjohen që ulërasin.

Policia mbërrin në vendngjarje vetëm tre minuta pas vrasësit, dhe oficerët e armatosur shihen që avancojnë ndaj sulmuesit dhe shtrihen përtokë.

‘The Statesman’ tha se ka publikuar një version të reduktuar të videos 77-minutëshe ku tregohet sesi u realizua ndërhyrja e forcave të rendit.

“Video tregon sesi oficerët e armatosur nuk arritën të kryenin ndërhyrjen e tyre për ndalimin e vrasësit për të shpëtuar më shumë fëmijë”, shkruante gazeta.

Të fundit

Fluturim mbi Bunë

Nga Monika Stafa Kjo nuk është kultura jonë. Kjo nuk është në gjindjen tonë. Asnjëherë. Në asnjë kohë. Në asnjë epokë....

Përdorin gra dhe minorenë: Skema si çohen molotovët para bashkisë

Zbulohet skema sesi çohen bombat molotov përpara bashkisë, për të përsëritur spektaklin e dhunshëm, në mungesë të pjesëmarrjes. Burime nga policia bëjnë të ditur se...

Ky është ushqimi më i rëndësishëm për zhvillimin e trurit të fëmijëve

Ushqimi që u jepni fëmijëve ndikon në zhvillimin e tyre, por edhe në zhvillimin e strukturave dhe lidhjeve në trurin e tyre. Udhëzimet e Akademisë...

Gjetja e 4 trupave të pajetë në Bunë, reagon Balla: Dyshimet tona u konfirmuan

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përmes një reagimi ka shprehur mirënjohjen për të gjithë forcat që u angazhuan në gjetjen e trupave të 3...

Çfarë ndodhi mes Julit dhe Erjolës? Banorja bërtet e frikësuar dhe vrapon nëpër shtëpi

Ditën e sotme Julian Deda ka kapur një hardhucë, me të cilën tentoi që të frikësonte banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri,...

Lajme të tjera

Web TV