Transportim i paligjshëm emigrantësh/ Arrestohet 23-vjeçari pasi iu shmang postbllokut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një i ri nga Paskuqani ka përfunduar në prangat e policisë së Pogradecit, pasi është kapur në flagrancë duke transportuar 5 emigrantë nga vendet e Lindjes në drejtim të kufirit veriror të vendit.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri 188”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt shpërblimit.

Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin me të cilin po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 23-vjeçari.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit J. C., 23 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë.

Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar këtë shtetas, në hyrje të qytetit të Pogradecit, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, me të cilin kishin dyshime se po transportonte emigrantë të paligjshëm.

Pas shenjës për ndalim nga punonjësit e Policisë, drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij në dalje të qytetit. Nga kontrolli i ushtruar në mjet u gjetën 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve shtetasi J. C. u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit.

Po vijon puna për dokumentimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore, të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Lexo edhe :  A shkakton ankthi ëndrra të këqija? Ja ç’thonë psikologët

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV