Zbulohet shteti ku ndodhet personi që lajmëroi xhaxhanë e Martinajt për zhdukjen e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) do të marrë në dorë dosjen hetimore të atentatit të Milotit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos rëndë Ylli Brahimi.

Sipas gazetares Klodiana Lala ka gjasa që të gjitha dosjet e rënda kriminale, ku përfshihet ngjarja e Milotit por edhe atentatit i trefishtë në Fushë-Krujë, të përfshihen në një të vetme nga SPAK, me qëllim për të mësuar se cilat janë kundërshtarët që duan ta eleminojnë të shumëkërkuarin e drejtësisë Ervis Martinaj.

Kjo sipas gazetares vjen edhe pas denoncimit të xhaxhit të tij, Faik Martinaj, i cili ka ngritur dyshime se disa grupe të fuqishme kriminale janë kundërshtarë që duan të eleminojnë nipin e tij.

Sa i përket denoncimit të bërë nga xhaxhi i Martinaj, Prokuroria e Kubrinit e ka regjistruar procedimin penal si një rrëmbim të mundshëm personi dhe mësohet se një grup i posaçëm agjentësh me hetuesit më të mirë që ka Policia e Shtetit janë duke u marrë me çështjen.

 

Policia është duke kryer kërkime në zonat e Fushëkuqes, në Durrës dhe Vlorë ku mendohet se Ervis Martinaj kishte të njohur të tij dhe mendohet e strehonin.

 

Për herë të parë gazetarja Lala ka zbuluar se “personi që mendohet se ka informuar Faik Martinaj për humbjen e kontakteve me nipin e tij, ndodhet në Dubai dhe ndaj policia e ka të pamundur t’i marrë informacion për atë që ka ndodhur”.

Sa i përket kallëzimit të xhaxhit të 40-vjeçarit, ai thoshte në polici: “Në lidhje me nipin tim, djalin e vëllait Ervis Martinaj, i cili është shpallur ne kërkim nga Prokuroria e posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dje (të martën) rreth orës 22:00, jemi njoftuar nga një i afërmi jonë, që për arsye sigurie nuk dua të përmend emrin, i cili nuk ndodhet në Shqipëri, por është nga Puka, se Ervisi është zhdukur dhe nuk kishte kontakte me të”.

Lexo edhe :  Skandali i Bankers/ 12-15 miliadë euro janë vjedhur nga nëntoka shqiptare

Ndërkohë, Ervis Martinaj është një personazh në kërkim nga SPAK, pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV