Dokumentet/ Mbërrijnë 1 milion faqe me të dhëna historike të Shqipërisë në kohën otomane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave është pasuruar me mbi 1 milionë njësi dokumentare, të përftuara në formën e një dhurimi të radhës prej institucionit homolog, Arkivit të Perandorisë Osmane me qendër në Stamboll.

Dokumentet e marra nën zotërim në trajtë digjitale mbulojnë veprimtarinë politike dhe shoqërore të shqiptarëve përgjatë sundimit osman pesëshekullor.

Ardit Bido, drejtor DPA: Mes tyre gjenden vendime dhe dekorime të personaliteteve të ndryshme, siç është kërkesa për ngritjen në grada të Mahmut Pashës; informacione mbi përplasjet politike midis prijësve në hapësirën shqiptare, sikurse konflikti mes Ali Pashës dhe Ibrahim Pashës; evidenca mbi mësimin e shqipes në Vlorë dhe në Shkup; informacione mbi dinastitë e qyteteve shqiptare; të dhëna mbi lëvizjet nacionale shqiptare, greke, serbe etj dhe dokumente të karakterit religjoz.

Ky dhurim vjen në vazhdën e marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve, për shkëmbimin e dokumenteve arkivore.

Ardit Bido: Më herët, në vitet 2015 dhe 2020, Arkivi i Stambollit ka dhuruar përkatësisht rreth 5 mijë dhe 350 mijë fletë dokumente. Mes tyre gjendeshin urdhëresa, fermanë, të dhëna biografike të Ismail Qemalit, si edhe dokumentacion mbi Ali Pashën, një pjesë e të cilit i është dhuruar organit të kujtesës lokale, Muzeut të Tepelenës.
Kjo bazë e gjerë kërkimore do të shërbejë si shtysë për kryerjen e hulumtimeve të mëtejshme, që hedhin dritë mbi veprimtarinë tërësore të Shqipërisë dhe të shqiptarëve gjatë periudhës osmane deri në shpalljen e Pavarësisë.

Të fundit

Pas largimit të Berishës, një tjetër Robert bëhet pjesë e “Ferma Vip”/ VIDEO

Robert Alia Dragot është hyrja  më e re në “Ferma VIP”. Fermeri më i ri foli rreth eksperiencës që...

Zbulohet misteri më shumë se 4000-vjeçar: Si u ndërtuan piramidat e Gizës?

Shkencëtarët besojnë se më në fund kanë zbardhur misterin e ndërtimit të piramidave në Egjiptin e lashtë, të cilat i kanë rezistuar kohës për...

“Nuk donte të liroheshin të burgosurit politikë”/ Reagon Berisha: Rama shpifës

Kryeministri Edi Rama në Podcastin e tij, ku kishte të ftuar këngëtarin Frederik Ndoci, tha ndër të tjera se Sali Berisha nuk donte që...

Dhunoi vajzën adoleshente, e pëson keq babai 40-vjeçar

Policia në Devoll ka proceduar penalisht sot një 40-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij adoleshente. “Komisariati i Policisë Devoll referoi...

A e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? Efi habit me përgjigjen

Në një kohë kur spekullimet dhe debatet rreth finalisteve të Big Brother VIP Albania po marrin vrull, duket se ish-banorja Efi Dhedhes ka një...

Lajme të tjera

Web TV