Zhdukja e avionit “fantazmë” mbi Detin Baltik mbetet mister, çfarë dyshohet se ndodhi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një avion “fantazmë” me katër persona në bord dyshohet se është përplasur në Detin Baltik. Sipas informacioneve të BILD, avioni Cessna kishte numrin e fluturimit OE-FGR.
Avioni është i regjistruar në Austri, por u nis nga jugu i Spanjës dhe mendohej se do të ulej në Këln ose Bon të Gjermanisë.

Por pas nisjes, avioni raportoi probleme me presionin në kabinë. Më pas kontaktet me avionin u shkëputën. Avionët luftarakë spanjollë dhe francezë u ngritën në ajër, por nuk ishin në gjendje të vendosnin kontakt.

Sipas informacioneve të BILD, në avion ishte piloti, një grua, burri dhe vajza e tyre. A humbën ndjenjat ata? Dy avionë Eurofighter u nisën nga Gjermania për të shoqëruar avionin fantazmë Cessna dhe për të zbuluar se çfarë po ndodhte. Po ashtu edhe ata nuk ishin në gjendje të vendosnin kontakt dhe u kthyen në bazë.

Më pas një avion danez F-16 u ngrit në fluturim. Pilotët thonë se panë një avion teksa rrotullohej dhe më pas teksa përplasej në Letoni.

Roja Kufitare Suedeze ka dërguar avionë shpëtimi, anije dhe një helikopter në vendin e rrëzimit. Një zyrtar letonez tha se operacioni po vazhdon me shpejtësi të lartë. Një traget linje është devijuar për të mundësuar operacionin e shpëtimit.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmë vaji dhe mbeturinash, tha një zyrtar. Ndoshta nuk ka shans që dikush në avion të ketë mbijetuar.

Eksperti i sigurisë ajrore, Hans Kjaell tha se problemet me presionin në kabinë mund të kenë bërë që pasagjerët të kenë humbur ndjenjat.

Sipas tij, kjo gjë ndodh shpejt, veçanërisht në lartësitë ku fluturojnë avionët e vegjël.

Të fundit

Jo, Donald Trump, ekonomia e Bidenit nuk është si ajo e Gjermanisë së Weimarit

Nga Peter Coy Në një tubim të 1 majit në Waukesha, Wis., Donald Trump tha se kur ishte president "ne...

Epika trimërore e Zhulatit dhe prijësi Mersin Gjoçaj

Nga Çerçiz Loloçi Libri i Fitim Çaushit kushtuar epikës heroike të Zhulatit në Gjirokastër është një kontribut i ndjeshëm në vargun e botimeve të tjera...

BE tregon vijën e kuqe: Mos e prekni Drejtësinë

Rezoluta e Partisë Socialiste për një komision të posaçëm anti-korrupsion, shihet me dyshim nga BE e cila edhe pse pranon çdo nismë për fuqizimin...

Rama në Greqi, jehona pas vizitës “provokative”

Një ditë pas vizitës në Greqi, ku mbajti tubim para mijëra emigrantëve shqiptarë atje, kreu i qeverisë Edi Rama në intervistë për mediat shprehet...

Sot protesta e opozitës, Meta kujton Dritëro Agollin: Një agim i ri po lind!

Teksa sot mbahet protesta e opozitës, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar Dritëro Agollin. Përmes një mesazhi, Meta thekson se Dritëro Agolli...

Lajme të tjera

Web TV