Luigi Einaudi – Përse vlejnë ekonomistët nëse rrinë të heshtur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Adrian Civici

Në librin “Luigi Einaudi, un economista nella vita pubblica”, studiuesi i Einaudit, G.Farese evidenton cilësinë më të rëndësishme të tij : “ekonomist, gazetar, burrë shteti, intelektual, pedagog dhe akademik … krijoi një hapësirë të re që nuk egzistonte më parë në Itali, por dhe në shumë vende të tjera të Europës : diskutimin e gjerë publik mbi ekonominë dhe mënyrat e kontrollit të qeverisë dhe institucioneve shtetërore nga ana e opinionit publik, grupeve të interesit, ekspertëve dhe akademikëve”.

Einaudi (1874-1961), është ekonomist, akademik, politikan dhe gazetar i shquar italian. Personalitet i shquar i mendimit liberal dhe liberaldemokracisë, i bindur se liberalizmi duhet zhvilluar në të gjithë aspektet e jetës: politike, sociale, ekonomike, individuale. Ashtu si shumica e intelektualëve liberalë italianë, Einaudi fillimisht e vlerësoi pozitivisht lëvizjen fashiste, sidomos për vlerat e saj të shpallura patriotike dhe programin liberal që ishte origjina e ardhjes së Mussolinit.

Por, mbas shfaqjes të portretit të vërtetë të fashizmit, Einaudi u shpall hapur si “anti-fashist” duke u bërë pjesë e lëvizjeve që kritikonin rregjimin fashist jo vetëm në sferën ideologjike e politike, por vecanërisht në atë ekonomike, financiare dhe sociale si një “rregjim autoritar, anti-liberal, koorporatist, anti-demokratik”, si një sistem ekonomik koorporatist me origjinë sindikalisto-revolucionare, synimi final i të cilit ishte “një socializëm i maskuar fashist i ekonomisë dhe financave”.

Në 1926 ndërrmer një udhëtim në SHBA duke vizituar dhe ndjekur kurse në universitete si Yale, Harvard, Princeton, Columbia, Minnesota, Berkeley, St.Louis,etj., duke njohur e filluar bashkëpunim me ekonomistë si Irving Fisher, John Bates Clark, Thorstein Veblen,etj. Në janar 1945 emërohet Guvernator i Bankës qëndrore të Italisë dhe më vonë Zv/president i Këshillit financiar dhe bilancit. Në 18 maj 1948, zgjidhet President i Republikës Italiane. Në fund të jetës, në vitet 1955-61 i rikthehet profesionit të gazetarit duke patur si tema të preferuara “lirinë ekonomike”, “funksionimin më të mirë të tregut”, “edukimin me lirinë individuale”, “forcën e arsimit në kultivimin e lirisë individuale”, “rrezikun e demokracisë nga populizmi dhe etatizmi”, etj.

Studiues të jetës dhe veprës së tij pohojnë se “Einaudi mund ti bashkëngjitet ekonomistëve neoklasikë të shkollës austriake të ekonomisë të tillë si Böhm-Bawerk, Knut Wicksell apo Irving Fisher; ndërkohë Nikolas Kaldor e atashon Einaudin me ekonomistët anglo-saksonë në krah të John Stuart Mill, Alfred Marshall, Arthur Cecil Pigou, etj. Autorë të tjerë nënvizojnë tiparet e tij specifike në linjën klasike të Adam Smithit e David Rikardos.

Në librin “Luigi Einaudi, un economista nella vita pubblica”, studiuesi i Einaudit, G.Farese evidenton cilësinë më të rëndësishme të tij : “ekonomist, gazetar, burrë shteti, intelektual, pedagog dhe akademik … krijoi një hapësirë të re që nuk egzistonte më parë në Itali, por dhe në shumë vende të tjera të Europës : diskutimin e gjerë publik mbi ekonominë dhe mënyrat e kontrollit të qeverisë dhe institucioneve shtetërore nga ana e opinionit publik, grupeve të interesit, ekspertëve dhe akademikëve”.

Einaudi ka zhvilluar një debat të gjatë me J.M.Keynes duke kundërshtuar qëndrimet dhe parashikimet e Keynes “për rolin dhe të ardhmen e shkencave ekonomike” duke i shndërruar ato thjesht në një “art dentistësh” apo mekanikësh makroekonomikë, si dhe e kritikon për mendimin e tij mbi kapitalizmin si “një etapë historike që fillon me ardhjen masive të metaleve të cmuara nga bota e re, e destinuar të zgjidhë cështjen e mungesës dhe kombinimit të faktorëve të prodhimit”.

Ai është kritik ndaj konceptit dhe entuziazmit të Keynes për efektin e politikave publike që bazohen në efektin e multiplikatorit. Sipas tij, “pa pasur një pulë nuk mund të gatuash dot një pulë të pjekur”, që në gjuhën ekonomike do të thotë se “pa garantuar kursime dhe abstenuar disa lloje konsumi nuk është e mundur të kryhen investime të reja. As kreditë e ofruara “me bollëk” nga bankat nuk janë rruga më e përshtatshme për të përballuar krizat, qofshin këto të shfaquara si stanjacion i gjatë, recesion apo depresion, sepse ato nuk ndihmojnë në krijimin e fitimeve të domosdoshme që stimulojnë prodhimin.

Einaudi precizon se “ kriza apo flluckat ekonomiko-financiare duhet të lihen të lira që të shpërthejnë me gjithë fuqinë e tyre shkatëruese, shpërthim që njëkohësisht luan dhe rolin e seleksionuesit të bizneseve dhe koorporatave më eficente dhe më të qëndrueshme”. Vetëm sipërrmarjet që arrijnë të ekuilibrojnë pa ndërhyrje shtetërore nga jashtë kostot me të ardhurat do të jenë në gjendje ta nxjerrin ekonominë nga kriza. Einaudi reagoi “ftohtë dhe pa entuziazëm” kur u botua “The general theory of employment, interest and money (1936)”, një nga librat fondamentalë të Keynes.

Sipas tij, teoritë dhe këshillat e Keynesit duken interesante dhe tërheqëse në periudha krizash dhe momentesh të vështira … ato bëjnë për vetë shumë njerëz, vecanërisht ekonomistët dhe politikanët, për faktin se të krijojnë përshtypjen se mjafton ndërhyrja shtetërore dhe vullneti subjektiv që ekonomia të dalë nga kriza dhe të performojë mirë … por, në fakt, në periudha normale dhe ekonominë në tërësi, teoritë e Keynes nuk kanë vlerë dhe nuk shërbejnë për qëllimet që pretendojnë. Ndërhyrja shtetërore në ekonomi dhe kontrolli nga qeveria i aktivitetit ekonomik e financiar thjesht të krijon një imazh të gabuar për rregullimin e gjendjes ekonomike, daljes nga kriza apo stimulimin e rritjes ekonomike.

Në një analizë kushtuar ekonomistit amerikan Irving Fisher dhe teorisë së tij se “depresionet e mëdha shkaktohen nga mbikreditimi në periudhat e bumit ekonomik, ndërkohë që mekanizmi i deflacionit nëpërmjet borxhit që funksionoi gjatë viteve 1930, e thelloi akoma më shumë depresionin…”, Einaudi nënvizon rëndësinë e të kuptuarit qartë dhe pa ekuivoke “të thelbit të cdo lloj analize monetare : teorinë sasiore të parasë që lidh shtimin e masës monetare me rritjen e nivelit të përgjithshëm të cmimeve”. Sipas tij, Fisher thotë “të vërteta të vjetra e të thjeshta, njësoj si Rikardo, Say, Stuart Mill dhe gjithë personalitetet e liberalizmit klasik, por me një gjuhë moderne dhe më profetike, e nevojshme për tu dëgjuar dhe respektuar nga bankierët, industrialistët, tregatarët, biznesmenët, etj”.

Një shoqëri e qëndrueshme dhe e shëndetshme ka nevojë për një “monedhë të shëndetshme, për sistem pronësie të qartë dhe rregull juridik që kufizon pushtetet publike dhe inisiativën sipërrmarëse”. Keynes e “ka gabim kur mendon se ekspansioni i masës monetare stimulon zhvillimin ekonomik”, ndërkohë që është krejtësisht e kundërta, “shtimi i masës monetare nënkupton rritje inflacioni, dhe për pasojë, rritja e cmimeve është ekuvalente me një taksë më shumë që rëndon dhe turbullon mjedisin ekonomik dhe konsumin”. Në thelb, edhe situata e crregullimeve të mëdha ekonomike e financiare të vërejtura mbas luftës së II-të botërore, nuk mund ti dedikohet vetëm pasojave të luftës, por mbi të gjitha, inflacionit të lartë monetar që e shoqëroi këtë periudhë : “të adoptosh zgjidhje ekspansioniste monetare do të thotë të shkatërosh vetë civilizimin perëndimor”.

Kundërshtimin e tij ndaj teorisë dhe recetave keynesianiste “subjektiviste e konstruktiviste” apo “provokacioneve teorike subjektiviste të Keynesit”, Einaudi e shprehu në mënyrë më evidente në debatet me ekonomistët teoricienë të kohës që mbronin “sistemin kooorporatist fashist, si sistemi më mirë dhe më eficent për zhvillimin dhe prosperitetin e Italisë”, si “sistemi ku mjaftonte kontrolli dhe vullneti i mirë i qeverisë fashiste dhe ekonomia duhej vecse të lulëzonte”. Kundër tyre, mbronte tezën shkencore se “dogmat ekonomike janë teori shkencore të përpunuara dhe hartuara jashtë kontekseve të caktuara sociale, historike apo politike”, se “një teori apo doktrinë ekonomike duhej të ndërtohej mbi teorema të përpunuara nga mendje sovrane që kanë si përparësi të vërtetën shkencore” kundrejt dëshirave konstruktiviste, klienteliste apo politike e ideologjike.

Në vitet përpara luftës së II-të botërore Einaudi u përfshi në një seri debatesh me Benedetto Croce, themeluesin e Partisë liberale italiane, në themel të të cilave qëndronte “përcaktimi i një vije të qartë demarkacioni ndërmjet liberalizmit filozofik dhe liberalizmit ekonomik”, “sqarimi i diferencave ndërmjet konceptit laissez-faire dhe liberalizmit si doktrinë filozofike, politike, ekonomike e sociale”,etj. Einaudi, si një njohës i mirë i Adam Smithit nënvizon se “liberalizmi i pastër ekonomik i barabartë me konceptin laissez-faire nuk egziston…morali, etika dhe përgjegjësia sociale dhe publike duhet të jenë patjetër pjesë integrale të tij.

Duke u nisur nga fakti se koncepti laissez-faire nuk përcakton ndonjë teori të caktuar por është thjesht një rregull empirik që shpreh reduktimin sa më maksimal të mundshëm që Shteti dhe qeveria duhet të bëjnë në aktivitetet ekonomike private të individëve, Einaudi tregoi se në këtë rast kemi të bëjmë me një rekomandim pragmatik që nuk është detyrimisht pjesë organike e doktrinës filozofike e politike të liberalizmit në kuptimin e gjerë të fjalës.

Lexo edhe :  Edi Rama foli në Athinë, si kryeministri i një vendi të madh

Einaudi mbështeste nevojën e ndërhyrjes publike në emër të mbështetjes së zhvillimit ekonomik duke pranuar dhe një nivel të lartë taksimi në mënyrë që këto politika specifike  të mbështeteshin financiarisht. Në librin Miti e paradossi della giustizia tributaria (1959), theksonte se politikat fiskale dhe taksimi, ashtu si cdo formë tjetër e ndërhyrjes së shtetit në ekonomi, duhej të ndërtoheshin konform rregullave të tregut, dmth, të mos cënonin procesin e konkurrencës dhe barazisë së subjekteve të taksueshme. Vetëm taksat që plotësonin këtë kriter janë të pranueshme. Einaudi i quante ato : « taksim optimal ».

Nga kjo teori burojnë kontributet në teorinë financiare që i dhanë Einaudit famë ndërkombëtare si ekonomist: idetë mbi kapitalizimin dhe amortizimin e taksave, mbi taksimin e dyfishtë të kursimeve, taksat mbi të ardhurat normale, etj.

Si Guvernator i Bankës Qëndrore të Italisë, Einaudi nënvizon diferencën ndërmjet “liberizmit politik” dhe “liberizmit ekonomik pa rregulla morale e përgjegjësi publike”. Einaudi nënvizonte se shpërthimi i krizave apo devijimet e rënda të tregut nuk kanë të bëjnë me mangësi në ekonominë e tregut apo sistemin kapitalist në vetvehte, por kanë të bëjnë me konceptet dhe veprimet e drejtuesve politikë e ekonomikë që e bazojnë cdo gjë vetëm te liria absolute e tregut duke harruar apo braktisur me qëllim domosdoshmërinë e kontrollit dhe mbikqyrjes së tij nga rregulla etike që nuk lejojnë cënimin e interesave kolektive. Gabimi nuk qëndron tek sistemi kapitalist dhe liria ekonomike por tek aplikimi i pjesshëm apo njëanshëm i tij si dhe tek njerëzit që e qeverisin keq sistemin.

Historia dëshmon për mjaft raste kur kemi rregjime autoritare jo demokratike që aplikojnë politika liberale ekonomike, ashtu sic kemi raste të rregjimeve totalisht demokratike që aplikojnë politika proteksioniste, kontroll mbi tregun, etj. Einaudi ishte i bindur se në raste të tilla, ose duhet pranuar “vdekja e demokracisë” nëse laissez faire është jashtë cdo kontrolli e morali publik, ose e kundërta, duhet pranuar “vdekja e liberalizmit ekonomik” nëse autoritarizmi i rregjimit mby cdo element fondamental të demokracisë liberale.

Duke i qëndruar bindjeve se liria është qëllimi final ndërsa institucionet liberalo-liberiste janë instrumente ndihmëse të këtij qëllimi,Einaudi replikon me ekonomistin gjerman Ëilhelm Röpke, një nga themeluesit e “ordoliberalizmit, në lidhje me “eksperiencën historike të kapitalizmit”.

Duke ju referuar tezës së Röpke se nga pikëpamja historike kapitalizmi ka treguar se nuk prodhon spontanisht falë tregut të lirë eficencë dhe mirëqënie dhe për këtë arsye  «misioni ekonomik i Shtetit është krijimi dhe garantimi e një kuadri normativ legal e institucional që krijon mundësi për konkurencë të lirë në treg…, sepse nëse Shteti nuk ndërhyn për të inkurajuar konkurencën, ndërrmarjet priren drejt monopoleve, trusteve dhe oligopoleve…me pasojë shpërdorimin e avantazheve ekonomike që ofron tregu i lirë…”, Einaudi, i kundërvë idenë e tij të “ekonomisë së konkurencës” që nuk ka nevojë domosdoshmërisht për ndërhyrjen e Shtetit që të funksionojë.

Ky model që propozohet në punimin “Economia di concorrenza e capitalismo storico. La terza via fra i secoli XVIII-XIX”(1942), nënkupton se nga pikëpamja historike kapitalizmi është i mbushur me shumë shembuj pozitivë të funksionimit të tij. Einaudi e mbështet arsyetimin te nocioni i “financave ideale” dmth, që shkencat financiare nuk janë të përkohëshme, nuk janë dicka e shpikur sot për nesër, por janë produkt i arsyetimit njerëzor në funksion të zgjidhjeve të përditshme dhe në këtë sens, e përditshmja është dicka që kalon dhe zhduket ndërsa ideali etik është realiteti i përjetshëm.

Kapitalizmi eficent dhe njëkohësisht etik duhet të perceptohet si një zgjidhje e ndërmjetme, si një “rrugë e tretë autentike ndërmjet kapitalizmit monopolistik dhe socializmit shtetëror”, realizimi i të cilës duhet të ketë në fokus “forcën e tregut të lirë të korrektuar me etikën sociale dhe të mirën publike”.

Thelbi i cështjen qëndron në veprimin e mekanizmit që garanton lidhjen e ekonomisë me politikën, kristalizimin e ideve dhe propozimeve të ekonomistëve në paketat politike dhe politikat publike. Që në vitet 1930, John Keynes mendonte se duhej “një konsensus i fortë ndërmjet ekonomistëve në mënyrë që të influencohej drejt politika”. Ndërkohë, vitet e fundit, si pasojë e efekteve të krizës ekonomiko-financiare, po tentohet që “të jenë ekonomistët ata që duhet të orientojnë debatin publik dhe objektivat politike”.

P.sh., në Francë, një nga grupimet më të mëdha e më autoritare të ekonomistëve,i quajtur “rrethi i ekonomistëve” analizon dhe boton rregullisht një material të vecantë ku trajtohen “çështjet kyçe” të ekonomisë dhe zhvillimit të vendit. E veçanta e këtyre botimeve qëndron në faktin “se për të ndihmuar politikën në vendimmarrjen e saj”, paraqiten dy programe specifike, njëri “i majtë” dhe tjetri “i djathtë” me pikëpyetjet dhe politikat e mundshme të të dy krahëve të politikës, por që pavarësisht nuancave kanë një objektiv të përbashkët : “zhvillimi ekonomik e social  në kuadrin e një Evrope të zhvilluar në kuadrin e përballimit të sfidave të globalizimit.”

Sipas këtij grupimi, qëllimi i tyre është “qartësimi i linjave kryesore të debatit politik e ekonomik në Francë….dhe mos lënia e politikës që të thotë gjëra anësore e pa vlerë apo të bëjë thjesht retorika politike në kurriz të perspektives së zhvillimit”. Ekonomistët kërkojnë “të bëjnë një punë pedagogjike dhe ti servirin qartë politikës sfidat e vërteta” që meritojnë një debat e angazhim publik maksimal : “Si ta ulim nivelin e papunësisë?”, “si të stimulojmë punësimin e të rinjve”, “cilët sektorë duhen privatizuar?”, “Cili duhet taksuar më shumë : kapitali, puna, prona apo konsumi?”, “Sa duhet të jetë për vitet e ardhshme pjesa e PBB për arsimin dhe shëndetësinë?”, “Cili do të jetë motori i ekonomisë : eksportet, konsumi apo investimet?”, “sa duhet ta shtojmë buxhetin  për kërkim zhvillimin dhe inovacionet?”, “Cilat janë drejtimet bazë për reformën e pensioneve?”, “Çfarë kërkon rritja e performancës së sistemit financiar?”,etj.

Në SHBA egziston një shembull që po tentohet të “kopjohet” nga shumë vende të tjera : Komiteti i Këshilltarëve Ekonomikë pranë Presidentit, i përbërë nga rreth 25-30 ekonomistë nga më të shquarit e vendit që përfaqësojnë mjediset akademike, ekonomistë të sektorit privat, ekspertë të administratës publike dhe këshilltarë ekonomikë pranë partive politike .

Ky grup ekspertësh i krijojnë mundësi Presidentit (ose Kryeministrave, Kryetarëve të Parlamenteve, ministrave të ekonomisë e financave) që të disponojnë këshilla objektive të ekuilibruara dhe mbështetura në njohuritë më të avancuara të shkencës ekonomike, dhe për pasojë, të marrin vendimet më cilësore të mundshme.

Përballë kësaj logjike që në forma të ndryshme e gjejmë në Itali, Gjermani, Hollandë, Austri, Poloni, Slloveni, Spanjë apo Angli, përballemi me realitetin shqiptar akoma larg kësaj praktike e mënyre veprimi.

Einaudi ishte kundër cdo lloj monopoli në ekonomi apo politikë, pasi monopolet janë një kërcënim direkt për lirinë, interesat dhe të drejtat e individit.

Një nga objektivat themelorë të Shtetit të së drejtës duhet të jetë garantimi i të drejtave të qytetarëve të tij dhe jo mbrojtja e interesave të grupeve të vecanta apo lobeve që reflektohen tek monopolet. Shteti liberal ka një rol e përgjegjësi të vecantë “për funksionimin e rendit social”, sidomos për faktin se në një ekonomi kapitaliste “konkurrenca e ashpër dhe devijimet e tregut cojnë në situata të ashpra sociale”.

Një nga detyrat e Shtetit liberal është pikërisht “eleminimi i pengesave që devijojnë konkurencën e lirë dhe të ndershme….që pengojnë fitimet e pandershme”. Edhe sindikatat, nëse e luajnë si duhet rolin e tyre dhe duke eleminuar sindikatat monopoliste dhe të njëanshme, mund të konsiderohen si faktorë që “demokratizojnë konkurrencën”.

Në librin “Lezioni di politica sociale” të shkruar në 1944, thekson se “edhe në kushtet kur duhet zbatuar me rigorozitet parimi i konkurencës dhe lirisë ekonomike, ka vend për të qenë shumë të vëmendshëm ndaj solidaritetit social”. Aty flitet për një “solidaritet liberal që nuk është në kundërshtim me ligjet dhe rregullat e ekonomisë së tregut…por është element funksional i zhvillimit të një rregjimi liberal autentik….me objektiv strategjik, krijimin e kushteve për mundësi të barabarta inisiative dhe zhvillimi për cdo individ”.

Shteti i së drejtës duhet të sigurojë që ligji dhe rregullat të jenë të barabarta dhe të detyrueshme për të gjithë, që ligjet mos hartohen sipas interesave të maxhorancave politike apo të ndryshohen sipas “vullnetit të kryetarëve”.

Të fundit

Çfarë ndodhi në BBV? Heidi shpërthen në lot: Nuk po më leni as të ha (Video)

Heidi Baci është përlotur mbrëmë pas debateve që pati me Meriton Mjekiqin dhe Françeska Muratin. Teksa Heidi po hante, moderatori...

Meta paraqitet në Prokurori me trëndafil të kuq në dorë (VIDEO)

Ilir Meta u paraqit në Prokurorinë e Tiranës me trëndafil në dorë. Teksa u pyet më pas nga gazetarët për arsyen e thirrjes në...

SPAK sekuestron 3 milionë euro pasuri ish-shefit të Operacionales, Oltian Bistri!

Gjykata e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka sekuestruar pronat e ish-drejtuesit të policisë, Oltian Bistri, të arrestuar gjatë operacionit Metamorfoza. Njoftimi i...

Doli pak më parë nga Prokuroria/ Meta: U bëj thirrje të paktën të rregullojnë ashensorin!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës ku është marrë në pyetje lidhur me kallëzimin...

FOTOLAJM/ Militanti i Berishës qesen me mollë, qepë e karrota, godet bashkinë e Tiranës

Sa vjen e pakësohet numri i militantëve që I bashkohen Rithemelimit në protestën para bashkisë së Tiranës.LSA ka filmuar një moment kur një militant...

Lajme të tjera

Web TV